Qeveria kërkon të rrisë orët e punës, protesta masive në Bruksel
Planet e qeverisë belge për të shtuar orët javore të punës dhe për të hequr dorë nga rritja e premtuar e pagave, kanë nxjerrë këtë të enjte në rrugët e Brukselit dhjetëra mijëra punonjës.
Qytetarë të veshur me të gjelbër apo të kuqe, sipas sindikatave përkatëse, marshuar drejt qendrës, nga jugu e veriu, në protestën e katërt në dy vite kundër qeverisë. Si pasojë e manifestimit u mbyllën disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit belg.
“Ajo që shohim është se qeveria po kërkon të rrisë fleksibilitetin, të shtyjë moshën e daljes në pension e të reduktojë përfitimet sociale. Këto janë sulme që shënjestrojnë drejtpërdrejt punonjësit dhe përfituesit e ndihmave sociale”, tha një protestues.
Please follow and like us: