Çështja Çame/ stuhi në shtypin grek
Deklarata e Komisionerit Johannes Hahn në lidhje me Çështjen Çame ka shkaktuar stuhi në mediat kryesore greke.
Po kështu, fjalimi i djeshëm i mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë nga kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka gjetur jehonë në gazetat e sotme të Greqisë.
Natyrisht, shtypi grek flet për një lajthitje të Komisionit Europian dhe sulme të drejtpërdrejta ndaj Komisionerit Hahn, i cili konsiderohet se nuk është i zoti të mbajë paanëshmërinë që i dikton posti i tij i lartë.
Gazeta “Kathimerini” duke cituar burime anonime nga Brukseli pretendon se Çështja Çame po fryhet artificialisht.
Më poshtë fotot faqeve të para të shtypit të sotëm të Athinës.
Çështja Çame (nga asgjëkundi) mbas … pasit që dha spirali
Mos vallë erdhi koha të kthehet PASOK? Atje ku i takon?
Deputetët e Demokracisë së Re e kanë mbajtur për 20 ditë poshtë jastëkut përgjigjen e Komisionerit Hahn