Albspirit

Media/News/Publishing

Jonida Maliqi bashkëpunim me stilisten libaneze: U njohëm në Instagram

auto_jonida-coverr1475758882Artistja e mirënjohur Jonida Maliqi, prej disa vitesh, krahas muzikës i është dedikuar edhe biznesit të saj. Si një business woman, Jonida udhëton shpesh nëpër Evropë për të siguruar ekskluzivitete për sallonin e saj në Tiranë. “Unique since 2009” është salloni më ‘IN’ në kryeqytet me brendet më të njohura dhe fjalën më të fundit të modës. Këtë herë Jonida Maliqi ndodhet në Paris për të siguruar një bashkëpunim shumë simpatik. Nga sezoni i ardhshëm pjesë të sallonit të saj do të jenë aksesorët e markës së njohur “Shourouk”. Në disa fotografi ekskluzive për BORDO, Jonida Maliqi shfaqet bashkë me dizajneren libaneze Shourouk Rhaiem. Ndërsa kjo e fundit do të publikonte nga ana e saj një fotografi në Instagram duke shkruar: “Një vizitë e dashur e super-wow-t Jonida Maliqi”.jonidaaaa1475758884

Historia e këtij bashkëpunimi është mjaft interesante. “Prej Instagramit jam njohur me të, megjithëse jam fanse e saj prej vitesh.” – tregon këngëtarja Maliqi për BORDO. Ka mjaftuar një tag (etiketim) në një nga fotot e Jonidës, në të cilën kishtë vendosur vëthët e markës së saj, dhe stilistja libaneze do të komentonte përzemërsisht. “Filluam të komunikojmë dhe më pas vendosëm takimin për një bashkëpunim të ardhshëm,” shpjegon Jonida.jonidaaaaaaaa1475758886

Për artisten kjo është një eksperiencë mjaft e bukur sepse në showroom-in e “Shourouk” kishte mjaft linja të njohura të aksesorëve. “Përveçse janë artistë të mëdhenj, janë edhe njerëz shumë të thjeshtë e pozitivë sepse e dashurojnë punën e tyre.” – thotë Jonida. Tanimë Instagrami për Jonida Maliqin, nuk është vetëm argëtim, por shkon përtej kësaj. “Instagrami nuk është vetëm fasadë e momenteve më të mira që gjithsecili prej nesh publikon. Është një mundësi shumë e mirë sidomos për fashion-business,” sqaron këngëtarja më me stil në vend.

 

Please follow and like us: