Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllja e emisionit nga Erion Veliaj, reagon BE: Liria e shprehjes dhe e medias themelore

Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian ka reaguar në lidhje me censurën e medias në Shqipëri, ndërsa theksoi se liria e shprehjes është thelbësore.
Teksa u pyet për ndalimin e një emisioni investigativ në vendin tonë, Kocijancic tha se këto liri, janë themeli i BE-së. Më tej Kocijancic tha se BE po ndjek nga afër zhvillimet në rajon dhe në Shqipëri.
“Liria e shprehjes dhe e medias janë themelore për Bashkimit Evropian. Liria e medias, kyçe për procesin e zgjerimit. Po ndjekim zhvillimet në rajon dhe në Shqipëri. Censura do analizohet në raportin e përvitshëm”, theksoi ajo.
Please follow and like us: