Albspirit

Media/News/Publishing

BE paralajmëron nga propaganda ruse

Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian e sheh BE-në si destinacionin e një fushate sistematike mediatike të Moskës.

Symbolbild Beziehungen EU - Russland (picture-alliance/RIA Novosti/V. Sergeev)

Propagandë me qëllim shkatërrimin e vlerave demokratike të Europës – këtë bën qeveria ruse. Me këtë ajo fokusohet tek gazetarë të veçantë dhe politikanë në BE. Kështu shkruhet në një rezolutë të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, që u miratua në fillim të javës (10.10).

Më tej në rezolutë thuhet se “qeveria ruse përdor në mënyrë agresive një gamë te gjerë mjetesh si thinktank, televizione në shumë gjuhë (p.sh. Russia Today), pseudo agjenci lajmesh, rrjetet sociale dhe troller në internet, për të sulmuar vlerat demokratike, për ta përçarë Europën, për të grumbulluar mbështetës në Rusi dhe për të krijuar përshtypjen, se ka shtete të dështuara në fqinjësinë lindore të BE-së.”

Eurodeputetët u bënë thirrje përfaqësuesve të mediave në BE, që të mbledhin dëshmi për këtë propagandë, dhe artikuluan shqetësimin e tyre, se disa shtete anëtare të BE-së për shkak të mungesës së sensibilitetit mbi aktiviteter ruse bëhen objekt i propagandës së intensifikuar ruse dhe disinformimit.

Në BE një grup pune për komunikimin strategjik duhet t’i kundërvihet kësaj propagande. Rezoluta tani nxit, që ky grup pune të zgjerohet në një “njësi të plotë” brenda diplomacisë së BE-së dhe të pajiset “konform me personel dhe mjete financiare”.

Anna Fotyga, raportuese për rezolutën i tha DW-së, se duhet bërë më shumë, pë t’i demaskuar “mekanizmat e propagandës”, që fokusohen ndaj vendeve të veçanta anëtare, BE-së dhe Perëndimit në tërësi.

Margarita Simonjan, kryeredaktore e RT (ish-Russia Today), mendon në bisedë me DW, se rezoluzta do të thotë ndërhyrje në lirinë e mendimit në BE: “Ky është një interpretim mjaft interesant i vlerave të shumëvlerësuara, kryesisht sa i përket shprehjes së mendimit. Në praktikë kjo do të thotë, që ndër mijëra sipërmarrje mediatike europiane të sulmosh një ndër zërat e pakët ndryshe”, thotë Simonjan në një deklaratë me shkrim. “Nëse ka diçka që e minon besimin publik ndaj institucioneve europiane, atëherë është piëkrisht kjo.”

Metodat “mjaft të rafinuara”

Tomas Olivier, shef i firmës konsultuese për shërbimet informative me seli në Holandë Lowlands Solutions, thotë, se fushata ruse e ka zanafillën e saj në faktin se Perëndimi vazhdimisht i ka nxjerrë në pah deficitet demokratike të Rusisë. “Propaganda ruse synon gjithmonë që të minojë vlerat demokratike të Europës, sepse Perëndimi sistemin politik në Moskë përgjatë historisë shpesh e ka damkosur si totalitar, të keq dhe jo njerëzor”, i tha DW-së Olivier.

Olivier shpreh dyshim që rezoluta do të ketë vërtetë efekt ndaj strategjisë së mediave ruse dhe përkrahësve të tyre: “Shumë masa ruse janë mjaft të rafinuara dhe të kamufluara, sa nuk mund të luftohen ose të neutralizohen. Rezoluta nuk do të çojë në forcimin e vetëdijes apo në qendrim aktiv, për t’iu kundërvënë me efikasitet fushatës së propagandës dhe dezinformimit.”

Perëndimi “i korruptuar dhe dekadent”

Në gusht qendra Thintank në Uashington Center for European Policy Analysis publikoi një raport, që analizon tendencat e propagandës ruse dhe propozon strategjitë e përballjes me të.

Në të thuhet: “Fushata ruse e disinformimit në Europën Qendrore dhe Lindore i tejkalon kufijtë gjuhësor dhe politik. Ajo i shfrytëzon politikanët e protetstës, që drejtohen kundër establishmentit, nga të dyja anët e spektrit politik, për t’i disktredituar qeveritë, politikën dhe institucionet e Perëndimit si BE-në apo NATO-n. Njëkohësisht konfirmohet mesazhi i Kremlinit.”

Institui i Uashingtonit e quan portalin rus të lajmeve “Sputnik” si një vegël vendimtare për të përhapur në Perëndim botëkuptimin rus. “Ajo që vlen për Kremlinin, nuk është ekuiblibri, por e kundërta: tendenca të njëanshme kundrejt linjës së përgjithshme. Sputnik u jep hapsirë politikanëve të protestës dhe kundër establishmentit nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, e këtë e bën sistematiksiht. Edhe kur citon ppolitikanë të qendrës ky portal përzgjedh ato deklarat, që i përshtaten imazhit për një Perëndim të korruptuar, dekadent dhe antirus”, thuhet në raport.

Me rezolutën e miratuar tani, BE-ja paralajmeron në mënyrë të përsëritur për pasojat e mundshme të propagandës ruse. Megjithatë kjo rezolutë hap një kapitull të ri në përpjekjet për të fituar influencë ndaj informacionit dhe formimit të opinionit. Votimi i rezolutës në mbledhje plenare është planifikuar për në nëntor.

Please follow and like us: