Albspirit

Media/News/Publishing

Armët bërthamore, bileta e mbijetesës për Korenë e Veriut

Armët bërthamore, bileta e mbijetesës për Korenë e Veriut

Politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore, me shumë gjasa janë një “kauzë e humbur”.

Kjo deklaratë vjen nga James Clapper, drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA.

Ai gjithashtu shtoi se shpresa më e madhe është limitimi i kapaciteteve bërthamore, edhe pse kjo natyrisht do të kërkojë nxitje të rëndësishme, pasi nuk është diçka që mund të arrihet aq lehtë.

Megjithatë, departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se politikat nuk do të ndryshojnë dhe ata do të vazhdojnë të kërkojnë një “denuklearizim të verifikueshëm” të gadishullit korean.

Edhe presidenti Obama ka përsëritur qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta pranojnë Korenë e Veriut si një shtet bërthamor.

Vendi i drejtuar nga Kim Jong-un pretendon se ka bërë zhvillime të shpejta në programet bërthamore të viteve të fundit, përtej opozitës ndërkombëtare dhe sanksioneve strikte. Në shtator, vendi zhvilloi testin e pestë dhe më të madh bërthamor, lëvizje që u dënua ndërkombëtarisht.

Nga Këshilli i Marrëdhënieve të Jashtme, zoti Clapper e përshkroi qeverinë koreano-veriore si “paranojake” dhe tha se armët bërthamore janë “bileta e tyre drejt mbijetesës”. Ai sugjeroi ofrimin e incentivave ekonomike për liderin Kim Jong-un, si një politikë më e mirë për të frenuar arsenalin e tij bërthamor.

Në përgjigje të komenteve të zotit Clapper, departamenti i shtetit deklaroi se qëllimi i tyre ishte vazhdimi i negociatave me 6 vende, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sistemin e mbrojtjes ndaj raketave në Korenë e Jugut, pavarësisht kundërshtimeve nga Kina dhe Koreja e Veriut. Uashingtoni dhe Seuli kanë këmbëngulur se ky sistem do të shërbejë vetëm për t’u mbrojtur nga kërcënimet e mundshme të fqinjëve veriorë.

Please follow and like us: