Paul Beatty, amerikani i parë që fiton çmimin prestigjoz letrar “Man Booker”
Sot u bë e njohur se Paul Beatty fitoi çmimin letrar presigjoz “Man Booker”, i pari shkrimtar amerikan që ka fituar këtë çmim. Romani i tij “The Sellout”, që përkthehet si “Tradhtari”, është një roman satirik mbi marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara.
Romani i shkrimtarit amerikan Paul Beatty, “The Sellout,” i ashtuquajturi “Tradhtari”, një shkrim satirik mbi marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara, që fitoi çmimin me vlerë $61.000, një çmim i cili më parë ishte i hapur vetëm për shkrimtarët nga vendet e Komonuelthit – një aleancë vendesh që dikur ishin pjesë e Perandorisë Britanike.
“Është e rëndësishme që fitoi një amerikan këtij viti, jo sepse dikush ka rradhën, por sepse pasqyron shtrirjen globale të këtij çmimi dhe ne jemi të gatshëm të konsiderojmë çdo libër që është shkruar në gjuhën angleze dhe botuar në Angli. Ky është kriteri i vetëm” thotë kryetarja e komisionit gjykues të çmimit Booker, Dr. Amanda Foreman.
Historiania Amanda Foreman, e cila kryesoi panelin gjykues, tha se libri “zhytet në zemrën e shoqërisë bashkëkohore amerikane, dhe me mençuri të mprehtë”.
Zoti Beatty ka pranuar se lexuesit mund ta kenë të vështirë ta lexojnë librin.
“Isha me një autor dhe ai tha ‘po pres për librin që kap thelbin se çfarë është Amerika, me të gjitha ngjyrat, të gjitha moshat’. Dhe unë i thashë se nuk mendoj ashtu…neve na duhet një raft librash i madh. Ku të gjithë mund të tregojnë histori individuale, dhe mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme, dhe ato histori do të bien ndesh me njëra-tjetrën, ose do të pajtohen. Nuk e di se çfarë do të bëjnë ato, por mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme, dhe kështu që për mua kjo ka lidhje me guximin për të thënë ‘e dini çfarë, më pëlqen kjo gjë dhe nuk shqetësohem se çfarë mendon dikush tjetër rreth saj” thotë ai.
Historia e “The Sellout” ndodh në Los Anxhelos, në një periferi të quajtur Dickens, ku ndër banorët përfshihet i mbijetuari i fundit i emisionit televiziv “Little Rascals” (Mistrecët e Vegjël) dhe rrëfyesi i librit, Bonbon, një burrë afrikano-amerikan po gjykohet në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara për përpjekje për të rivendosur skllavërinë dhe ndarjet racore.
Konkurrentët e tjerë të këtij viti ishin Ottessa Moshfegh me librin “Eileen”, libri “His Bloody Project” i Graeme Macrae Burnet; “Hot Milk” e Deborah Levy-t; dhe shkrimi i David Szalay “All That Man Is”.
I themeluar në vitin 1969, çmimi Booker zgjeroi të drejtën për zgjedhje në vitin 2014 për të përfshirë të gjithë autorët që kanë botuar në gjuhën angleze, jo vetëm ata nga vendet e Komonuelthit.