Albspirit

Media/News/Publishing

Ja çfarë shkruante dikur për partizanët dhe PS, Edi Rama

Ja çfarë shkruante dikur për partizanët dhe PS, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme ka gjetur një lajtmotiv të ri në retorikën e tij për të sulmuar opozitën. Ai është shfaqur si një dashnor i madh i partizanëve dhe Luftës Nacional Çlirimtare.

Edi Rama është tipiku i personit që tjetërsimin dhe mohimin e vetvetes, nuk e ka fare problem.

Ndërkohë që sulmon Ballin Kombëtar dhe ngre lart partizanët, gjithmonë vetëm në funksion të retorikës për të përbaltur dhe fyer opozitën, Ramës dikush duhet ti kujtojë se çfarë ka mendonte dhe shkruante ai për këtë çështje vite më parë.

Në faqen 180 të “Refleksioneve” botuar në bashkëpunim me Ardianin Klosin, në paragrafin e tretë të këtij libri Edi Rama shkruan:

“Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile (…) Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë Socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish-palëve pjesëmarrëse në Luftën Civile (dhe trashëgimive të tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Historia e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit, degjeneroi në lufte civile… Prandaj nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si Lufta Civile…..”

Gjithashtu në të njëjtin botim në faqen 182, Edi Rama sot kryetar i saj, degjeneron Partinë Socialiste për origjinën dhe historinë.

“Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare … Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”, shkruante Rama atëherë.

Please follow and like us: