Albspirit

Media/News/Publishing

Çerçiz Loloçi: “Sfida…” dhe “LIBRA”, dy dukuri të reja shqiptare

 

 

Në morinë e qindra partive që janë krijuar në Shqipëri në këto 26 vjet dhe përkundër tri partive kryesore që ndërrojnë pozitën dhe opozitën me një sërë problemesh, kanë dalë edhe dy formacione të reja: “Sfida për Shqipërinë” dhe “LIBRA”.

Partitë e reja që shpesh thirren nën emrat e Bojaxhiut dhe Blushit, janë pritur mirë në shoqërinë shqiptare si formacione politike qytetare që kërkojnë të dalin si alternativa të veçanta, të pangjashme me të gjitha parti-ShPK të deritanishme.

Megjithatë për të dy partitë politike, që ende ka pak info se si do të jenë dhe si do të pozicionohen do të duhet të konsiderohen të rëndësishme disa parime, që janë gati të shenjta në simotrat e tyre europiane dhe më gjerë.

Së pari demokracia e brendshme ku njerëzit jo më të emërohen apo të trashëgojnë poste, por të zgjidhen si të barabartë mes të barabartëve dhe në çdo rast me mandate të kufizuara (jo më shumë se dy), pra ky parim mund të kthehet në një bazë të mirë për të thithur mjaft energji pozitive që nga bota akademike e universitare, nga shtresa të tjera të nëpërkëmbura.

Së dyti kujdesi për të mos pasur brenda radhëve të tyre njerëz të konsumuar dhe të zhagitur nga partitë tradicionale; aq më pak persona me rekorde kriminale, me lidhje me të shkuarën komuniste apo me të sotmen problematike.

Mjafton edhe një prej tyre në struktura drejtuese, pra në kryesi apo në forume të tjera, do të krijonte njollën e parë dhe shijen jo të mirë në një elektorat të tejzhgënjyer dhe të mashtruar sa majtas –djathtas.

Së treti është e rëndësishme edhe transparenca dhe vendimmarrja në gjithçka dhe në çdo gjë. Derë më tani parimi bolshevik “kur themi partia nënkuptojmë Leninin” është i stërpërdorur në partitë shqiptare, kryetarët janë gjithçka, forumet mblidhen ose s’mblidhen fare por në çdo herë nuk vendosin, por vetëm binden.

Shqiptarët ashtu si shumë vende të tjera “janë të dënuar” të kenë partitë e tyre si të derisotmet, por formacione politike demokratike, me vizion, me programe që dinë të bëjnë diçka ndryshe dhe më mirë se aktualet, qofshin në pozitë dhe në opozitë.

Nuk është ndonjë gjë e re të thuhet se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare me të drejtë vote nuk është e përfaqësuar në partitë aktuale shqipatre, çka përbën një terren të mirë edhe për partitë e reja, por edhe një sfidë se si mund të plotësohen aspiratat e tyre.

 

Please follow and like us: