Albspirit

Media/News/Publishing

Gülen: Jam i shqetësuar për mundësitë e një Lufte të Tretë Botërore

 

 

Fetullah Gulen

Dijetari dhe mendimtari mysliman, Fethullah Gylen, në një intervistë për agjencinë prestigjoze të lajmeve në Rusi, “Regnum” shpreh shqetësimet e tij për mundësitë e një Lufte të Tretë Botërore. Në intervistën e tij për “Regnum”, Gylen i është përgjigjur interesit të gazetarit për konfliktin në Siri, Lindjen e Mesme, Juglindjen dhe Anadollin e Turqisë, çështjen kurde dhe atë të ISIS.

“Dhe për Sirinë, duhet të mbizotërojë një qëndrim njerëzor dhe i ndërgjegjshëm dhe është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për zgjetjen zgjidhjeve diplomatike që do t’i jepnin fund konfliktit. Dhe në këtë çështje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol të rëndësishëm, ndërsa Rusia duhet të luajë një rol ekuilibrues. Është shumë e rëndësishme që të dy këto shtete të ulen në tryezën e dialogut dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.“

Dijetari dhe mendimtari mysliman, Fethullah Gylen, në një intervistë për agjencinë prestigjoze të lajmeve në Rusi, “Regnum” shpreh shqetësimet e tij për mundësitë e një Lufte të Tretë Botërore. Në intervistën e tij për “Regnum”, Gylen i është përgjigjur interesit të gazetarit për konfliktin në Siri, Lindjen e Mesme, Juglindjen dhe Anadollin e Turqisë, çështjen kurde dhe atë të ISIS.

Si e vlerësoni politikën e jashtme të Turqisë në Siri dhe Lindjen e Mesme dhe cili është vlerësimi juaj për të ardhmen e rajonit në prespektivën e marrëdhënieve Rusi-Turqi?

Duke analizuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ato në Turqi, i frikësohem një Lufte të Tretë Botërore. Sepse në kushtet kur çdo gjë shikohet si një mundësi për përfitime dhe në një botë ku këto përfitime nuk ndahen me të tjerët, atëherë është shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur që palët të kenë pikëpamje të njëjta për një çështje të caktuara apo të një pikë të përbashkët.

Konflikti në Siri fillimisht nisi si një lëvizje për demokratizim, një lëvizje në kërkim të garantimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, por fatkeqësisht Siria, duke injoruar realitetin e aleancave dhe konjekturave ndërkombëtare, edhe si rrjedhojë e ndërhyrjeve nga jashtë, hyri në një rrugë pa krye.

Problemi nuk gjeti një zgjidhje të brendshme, ndaj dhe situata u përkeqësua dhe u gangrenizua akoma më shumë, për rrjedhojë problemi i një vendi me 20 milionë banorë, shumë shpejt u shndërrua një problem madhor për mbarë botën. Gjendja e refugjatëve, të detyruar që bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre të braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar kokën, problematikat dhe fatkeqësitë me të cilat po përballen që nga nisja e konfiktit, gjendja e tyre e mjerueshme në kampet e refugjatëve në vendet fqinje dhe në kufinjtë e europës është e dukshme…!

Koha provoi që i ndjeri, dëshmori Sejjid Ramadan El-Buti kishte të drejtë. El-Buti, një dijetar i shquar dhe i matur sunni, ishte për një zgjidhje të butë, një proces tranzicioni të demokratizimit të Sirisë, i cili do të shtrihej në kohë. Ai i frikësohej një lufte civile në Siri, në kushtet e një ndërhyrjeve për ndryshimin e menjëhershëm të qeverisë. Dhe unë personalisht, me modesti i kam këshilluar përfaqësuesit e qeverisë turke, të cilët erdhën dhe më takuan në atë kohë, që kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Madje, ua kam bërë të ditur që dhe i ndjeri, El-Buti kishte të njëjtin mendim. Në takimet me përfaqësuesit e qeverisë turke, gjatë vizitave të tyre këtu, një kopje të letrës së dijetarit dhe mendimtarit sunni, Sejjid Ramadan El-Buti për çështjen e Sirisë, ua kam përcjellë personalisht drejtuesve më të lartë të shtetit.

Dikur, ata që drejtojnë Turqinë, kishin marrëdhënie shumë miqësore me Esadin. Mund t’i përdornin këto relata për të inkurajuar Esadin që t’i hapte rrugën një tranzicioni të butë dhe nisjen e proceseve demokratizuese të vendit, një tranzicion i cili do të shtrihej në kohë, dhe nëse do të ishte e domosdoshmme mund të ndiqej një proces gradual tranzicioni duke mbështetur dhe zgjedhjen e Esadit në rrugë demokratike. Siria, për shkak pozicionit të saj gjeografik dhe marrëdhënieve tregtare, politike dhe sociale

që ka me Turqisë, në prespektivën afatmesme dhe afatgjate, në mënyrë të pashmangshme në mënyrë paqësore do të ishte një vend i begatë të jetë një vend i begatë dhe demokratik. Por, thanë mos vallë duhet të mësojmë politikën e jashtme nga një predikues dhe rekomandimet dhe këshillat tona nuk u morën në konsideratë.

Problemet, mund të zgjidheshin në kohë, nëse do të zgjidhej rruga e konsultimeve me personalitete, të cilët problemet i vlerësonin objektivisht. Por, për shkak se ata zgjodhën që të ndërhynin në këtë çështje në mënyrë amatorestke, dritëshkurte dhe aspak të zgjuar, u bënë shkak për zhvillime dhe komplikime shumë të rënda dhe të pazgjidhshme. Grupet opozitare i mbështetën me armë dhe u ofruan çdo mbështetje tjetër dhe për rrjedhojë çështja u shndërruar në një gangrenë dhe përfundimisht u çdo mundësi për një tranzicion të arsyeshëm dhe demokratik. Dhe pasojat e këtyre gabimeve sot i paguan populli i pafajshëm i Sirisë, i cili përmballet me kushte të vështira të mbijetesës në kampet e refugjatëve dhe vuajtjet pafund në dyert e europës.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, është e domosdoshme që në planin afatshkurtër, pa qenë nevoja për zgjidhje të përsosura, t’i jepet fund menjëherë luftimeve dhe gjakderdhjeve në Siri dhe të shkohet drejt një zgjidhjeje politike, e cila i jep fund vuajtjeve të miliona njerëzve të pafajshëm, viktima të konfliktit të përgjakshëm disavjeçar. Dhe për këtë, duhet të mbizotërojë një qëndrim njerëzor dhe i ndërgjegjshëm dhe është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për zgjetjen zgjidhjeve diplomatike që do t’i jepnin fund konfliktit. Dhe në këtë çështje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol të rëndësishëm, ndërsa Rusia duhet të luajë një rol ekuilibrues. Është shumë e rëndësishme që të dy këto shtete të ulen në tryezën e dialogut dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

Dhe të mendosh të kundërtën, për mua personalisht ngre shqetësime të thellat. Armët e përdorura në të kaluarën ishin të imponuara nga kushtet e atëhershme; por tani kushtet nuk janë më të tilla. Nëse nxitet një luftë e tretë botërore, Zoti na ruajt nga një fatkeqësi e tillë, gjysma e botës mund të vdesë. Bertrand Russell thotë: “Në Luftën e Parë Botërore ndodhi kjo, ndërsa në Luftën e Dytë Botërore ndodhi kjo… Nëse ndodh një Luftë e Tretë Botërore, viktimat përfundojnë në varr, ndërsa vrasësit në reanimacion!… Prandaj, duhen përdorur me çdo kusht të gjitha mundësitë dhe të gjitha rrugët diplomatike.

Flitet për një ndryshim të aksit të politikës në Turqi. Mijëra qytetarët turq janë arrestuar për shkak të anktheve dhe dyshimeve të politikanë, dhe qytetarët e etnisë kurde po përballen me presione dhe padrejtësi. Cili është mendimi juaj në lidhje me këto zhvillime? Sipas jush, cila do të ishte zgjidhja e duhur për rajonet me popullsi të etnisë kurde?

Në vitin 2006 personalisht kam paraqitur një listë të gjatë me propozime për çështjen e qytetarëve të etnisë kurde në Turqi, por që për fat të keq nuk u morën në konsederatë nga autoritetet turke. Nëse këtyre qytetarëve do t’u ishin njohur të drejtat kulturore, përfshirë dhe të drejtën për arsimin e tyre në gjuhën amëtare, nëse kërkesat e tyre do të zgjidheshin në rrugë demokratike, nëse zhvillimi ekonomik i këtij rajoni do të forcohej në prespektivën dhe strategjitë e rritjes së punësimit, nëse në atë zonë do të dërgoheshin mësues, doktorë, gjykatës, prokurorë dhe nëpunës shtetërorë që do të përqafonin me dhembshuri të gjithë qytetarët e atij rajoni, ndoshta kjo

mund të ishte një pengesë serioze që të rinjtë e këtij rajoni të mos i bashkoheshin organizatës terroriste dhe çështja nuk do të percipitonte dhe nuk do të ishte më e pazgjidhshme.

Asnjëra nga këto që rendita më sipër nuk u bë, por përkundrazi u zgjodh rruga e të ashtuquajturit proces të paqes, qëllimet e cilës ishin të paqarta, dhe ndërkohë u bë një sy qorr, ndërsa qytetet e këtij rajoni po shndërroheshin në depo armësh.

Pastaj procesi i paqes u ndërpre për arsye politike dhe këtë forcat e sigurisë shkuan atje me armatime të rënda me justifikimin e sekuestrimit të armëve, dhe rrugët sa hap e mbyll sytë u kthyen në kasapahanë dhe viktima të këtyre aksioneve ishin civilët.

Zgjidhja më e llogjikshme për popullatën e etnisë kurde, por dhe atë qytetarët e etnive dhe feve të tjera në Siri dhe Irak, është njohja e të drejtave kulturore, zgjidhja e problemit të papunësisë përmes investimeve afatgjate, dhe shteti duhet t’i pranojnë qytetarët e tij ashtu siç janë, duhet t’u njohë atyre të drejtën e përfaqësimit, zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre dhe t’u japë zgjidhje kërkesave të tyre në rrugë ligjore.

Ndërkohë dhe ISIS-i është një faktor destabilitetit në rajon. Çfarë mund të thoni për këtë çështje? Cilat janë zgjidhjet për të shpëtuar nga ISIS?

Lufta kundër ISIS dhe grupeve të ngjashme të radikale duhet analizuar në të gjitha dimensionet. Çështja në fjalë ka dimensionin e saj fetar dhe një tjetër dimesion jofetar, pra dimensionet politike, ekonomike, socio-psikologjik. Nëse çështja në fjalë reduktohet si një çështje fetare dhe nëse anashkalohen dimensionet e tjera, atëherë problemi në fjalë do të tjerret vazhdimisht dhe nuk hidhen hapat e duhur për zgjidhjen e saj.

Myslimanët kanë përgjegjësitë e tyre për zgjidhjen e këtyre problemeve, por përgjegjësi kanë dhe shtetet dhe organizatat ndërkombëtare. Nga njëra anë kemi organizatat terroriste si ISIS dhe El-Kaeda. Dhe nga ana tjetër kemi dhe shtete, të cilët dhunojnë qytetarët e tyre, mohojnë të drejtat dhe liritë e tyre, shtete që nuk respektojnë ligjet dhe nuk udhëheqin me drejtësi.

Pra, nuk mund të injorojmë ndikimin e këtyre praktikave shtetërore tek qytetarët, praktika të cilat i shtyjnë qytetarët të humbasin shpresën dhe i shtyjnë ata drejt organizatave terroriste.

ISIS është një organizatë terroriste, një grup banditësh, por nuk duhet anashkaluar dhe fakti që këto organizata terroriste furnizohen me armë dhe nuk ndërhyhet me masa konkrete për parandalimin e rekrutimit të të rinjve. Ndërkohë ata mund të bëjnë reklama në internet, të plagosurit e tyre kurohen në qendrat spitalore dhe pastaj lihen të lirë pa iu nënshtruar hetimeve dhe drejtuesit e këtyre organizatave terroriste arrestohen dhe lirohen. Në Turqi, pjesëtarët e Lëvizjes Hizmet, të cilët në jetën e tyre nuk kanë shkelur një milingonë me vetëdije, etiketohen me epitete të tilla si “hashashi” dhe terroristë dhe shtëpitë e tyre bastisen nga shteti, por për këtë rrjet famëkeq të quajtur ISIS të njëjtat autoritet nuk thonë të njëjtën gjë dhe ata nuk trajtohen në të mënyrë.

Shtetet perëndimore me pakicë myslimane, ndërsa luftojnë terrorizmin, duhet të heqin dorë nga praktikat dhe deklaratat që ofendojnë qytetarët e tyre të besimit mysliman. Pa mbështetjen e shumicës së myslimanëve është

e pamundur që të shpëtojmë nga problemi i terrorizmit. Në të vërtetë, viktimat me të shumta të terrorizmit janë vetë myslimanët.

ISIS pretendon se gjoja përfaqëson të drejtat e myslimanëve sunni në Siri dhe Irak, por në fakt pjesa më e madhe e viktimave të tyre, përfshirë dhe kurdët e Irakut të Veriut, janë vetë myslimanët sunni. Pra, parë në një këndvështrim të përgjithshëm, mund të themi që dëmin më të madh ISIS ia ka shkaktuar myslimanëve sunni. Nëse çështja nuk adresohet që në themel, atëherë sapo zhduket një grup, fillon tjetri. Sapo i shtypni kokën njërit grup terrorist, menjëherë shfaqet një tjetër organizatë terroriste. Dhe si alternativë të tyre kanë përçarjën. Deri dje ishte El-Kaeda, dhe sapo iu shtyp koka, papritmas u shfaq ISIS-i. Nga ana tjetër është Boko Haram, dhe të gjitha janë grupe terroriste të dhunshme që vrasin njerëz të pafajshëm, secili më xhelat se tjetri.

Këto grupe mashtrojnë rininë me gënjeshtra të tmerrshme, duke u thënë se mund të fitojnë parajsën duke vrarë njerëz. Dhe ky është një mashtrim i tmerrshëm, një dëm i jashtëzakonshëm që i bëhet myslimanëve dhe të mashtruarit i shndërron në njerëz të pamëshirshëm dhe nga ana tjetër nxin fytyrën e shndritur të islamit dhe i bën njerëzit të ndihen të frikësuar nga myslimanët.

Ne myslimanët nuk mund të mjaftohemi thjesht me deklarata që kjo është një lojë e fuqive të huaja dhe e disa shërbimeve sekrete të vendeve të huaja. Sepse këto grupe joshin me premtime rininë tonë dhe i rektrutojnë ata në këto organizata terroriste. Dhe në këtë kushte duhet të pyesim veten si është e mundur që ata arrijnë të mashtrojnë rininë tonë? Mos ndoshta nuk po edukojmë siç duhet të rininë tonë? Mos ndoshta nuk i kemi edukuar mirë?

Në Kur’an-in e Shenjtë vrasja e një të pafajshmi është e barabartë me vrasjen e të gjithë njerëzimit. Hz. Muhammedi (Paqja qoftë mbi Të) madje edhe në një luftëra më qëllim vetëmbrojtjen, ka ndaluar kategorikisht vrasjen e njerëzve që nuk janë luftëtarë, veçanërisht gratë, fëmijët dhe dijetarët. Dhe në Kur’an jeta e njëriut është e shenjtë. Çdo njeri vlerësohet sepse është një qënie njerëzore. Ju krijuam të ndryshëm që të njihni njëri-tjetrin, thotë Zoti në Kur’an. Pra, dallimet ndërmjet njerëzve tregohen si pasuri. Mos ndoshta nuk ua kemi shpjeguar dot rinisë tonë këto?

Nuk e dimë se sa të sinqertë janë në pretendimet e tyre fetare organizatat terroriste të tilla si ISIS. Por, nëse e marrim të mirëqenë faktin që në rradhët e kësaj organizate terroriste ka dhe të rinj të mashtruar, atëherë në aspektin fetar të çështjes jemi të detyruar që vëmë në dukje këto gabime.

Ndoshta disa të rinj janë në kërkim të diçkaje, ngaqë në rrethet e tyre shoqërore dhe vendet ku ata jetojnë nuk shohin një shembull praktik të Islamit të vërtetë. Bien pre e mashtrimeve të këtyre organizatave dhe u bashkohen këtyre grupeve dhe pa e kuptuar që në fakt po kryerjnë tradhëtinë më të madhe ndaj islamit.

Dhe me sa është pasqyruar në media, duket qartë që argumentet e tyre fetare kanë gabime themelore dhe nuk i referohen precedentëve, ngjarjeve, rrethanave dhe burimeve fetare dhe kanë një qasje tejet sipërfaqësore.

Asesi nuk mund të anashkalohen arsyet e zbritjes së ajeteve (verseteve) të Kur’anit dhe koha e zbritjes së verseteve si dhe kushtet sociopolitike. I

njëjti rregull vlen dhe për Hadithet (thëniet profetike). Është shumë e rëndësishme që të përpiqemi të kuptojmë frymën e Kur’anit dhe Sunnetit.

Rikthimi i praktikave të tilla si ajo e skllavërisë, për të cilën Islami në atë periudhë ndoqi rrugën graduale të zhdukjes kësaj praktike, të cilën për shkak të rrethanave e toleroi përkohësisht, nuk e ka mirutuar asesi, dhe të pretendosh diçka të tillë do të thotë të mos kuptosh frymën e fesë.

Dhe siç shprehet Abdurrahman Azzam në librin “Ebedi Risalet”, nëse analizon një nga një të gjitha luftrat e para të të Dërguari të All-llahut (Paqja qoftë mbi Të) dhe ato të myslimanëve, do të shikoni që të gjitha këto kanë qenë luftra mbrojtëse. Për sa kohë kjo nuk kuptohet siç duhet, atëherë lehtësisht mund të abuzohet me të gjitha ajetet e Kur’an-it dhe Sunnetin (thëniet e Hz. Muhammedit a.s.).

Dhe mënyra e vetme për t’u mësuar të rinjve Kur’anin, historisë islame dhe frymën e fesë është arsimi. Çdo çështje në planin afatgjatë mund të zgjidhet vetëm përmes arsimit. Vlerat demokratike, respekti për njerëzit, respekti për jetën dhe jeta si e shenjtë mund të mësohet në kurrikulat shkollore.

Nëse të gjitha këto bëhen me qëllim zgjidhjen e këtyre çështjeve në planin afatgjatë dhe nëse në planin afatshkurtër arrihet një bashkëpunim dhe një aleancë kundër grupeve terroriste, një alencë ku të jenë të angazhuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, atëherë lufta ndaj këtyre grupeve do të ketë rezultat. Më e pakta, mund t’i mbyllet rruga të rinjve që u bashkohen rradhëve të këtyre organizatave terroriste dhe mund të parandalohet një përhapje më e gjerë e metastazës së këtij kanceri të shoqërisë.

Please follow and like us: