Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Një shoqëri e gjitha me aftësi të kufizuara

 

 

“Një shoqëri e gjitha me aftësi të kufizuara”.

Shpesh në rrugë ndeshim persona që ecin me vështiresi, që janë të detyruar të përdorin në vend të këmbëve një karrocë, që nga një aksident apo tragjedi e mallkuar kanë arrdhur deri tek kjo gjendje, individë që lëvizin në rrugë me një bastun ose një qen shoqërues sepse dritën e diellit nuk e kanë parë kurrë dhe nga ata që janë të mbyllur në 4 muret e shtëpisë sepse shoqëria, të afërmit i shikojnë si një pengesë për të vazhduar jetën e tyre sepse janë me sindromën Down apo Autizëm; ata janë të izoluar nga shoqëria dhe rrethi sepse nuk i duan dhe nuk i pranojnë mes tyre, kemi persona që keqtrajtohen, persona që çdo dy ditë duhet të pastrojnë gjakun.

Çfarë bëjmë ne për ta, i shohim vetëm me përbuzje ose me mëshirë, na duken të ndryshëm, tallemi, kemi hyrë ndonjëherë në vendin e tyre të mendojmë se si do ishte jeta jonë nëse do kishim atë fat “ç’t’i bësh jeta i ka këto, është e padrejtë”.

Si e mendojmë ne jetën si diçka që e zotërojmë dhe e bëjmë si të duam? Nesër secili prej nesh mund të kalojë peripeci të tilla që mund ta çojnë deri në vdekje, vetëm pak sekonda nevojiten që të ndryshojë një jetë të gjithë, të të kalojë jeta para syve. Shumë flasin dhe thonë se ata persona nuk duhet të martohet me një person ‘të shëndoshë’, pse gjithë ky racizëm?

PS: Ata që janë të prëkur me sindromën Down. Nëse ke një mik me sindromën Down atë e ke për gjithë jetën. Janë të dashur, të sinqertë, të qeshur; ata e duan jetën ta jetojnë ashtu si të gjithë ne. Ose ata që janë me Autizëm sepse Autizmi nuk zgjedh; të gjithë që janë në këtë grup kanë nevojë të dalin nga ky grup duke i ndihmuar ne si shoqëri dhe duke u dhënë mbështetje e dashuri; ndihmoni të sfidojë mentalitetin vrastar të Autizmit!

Çfarë bën shteti ynë aktualisht për ta, i ka katandisur si lypsarë të rrugëve? Kanë dhe ata dinjitet dhe personalitet. Sepse kur një person nuk mund të lëvizi këmbët ose nuk ka një sy apo një dorë, atë nuk e bëjnë më pak njeri?

Po ne të tjerët ‘të shëndoshët’ ç’jemi, mos jemi ne të pashpirtët? Kush nga ne bisedoi dhe hyri në mendimin dhe shpirtin e tyre të kuptojë dhe përjetojë ato që ndiejnë këto qenie njerëzore?

Marrim ndonjëherë ne parasysh dhimbjet që kanë kaluar, lotët që kanë derdhur, përbuzjet, injorimin.

Mos duhet të jemi më të sjellshëm, të dashur dhe t’i themi vetes se dhe ata janë si të gjithë ne, vetes jo atyre, ata e dinë sepse ata nuk janë ndryshe ata janë të veçantë.

Please follow and like us: