Rusia shpall ditë zie për viktimat e aksidentit ajror
Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se do të mbahet një ditë zie kombëtare të hënën në homazh të viktimave të rrëzimit të një avioni ushtarak rus, me 92 persona, në bord në Detin e Zi.
“Nesër do të shpallet ditë zie kombëtare”, deklaroi shefi rus i shtetit në televizionin publik, përcjell Atsh.
Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka asnjë shenjë të mbijetuarish nga rrëzimi ai avionit.
Please follow and like us: