Mos e kyqëzoni Ledinën për lakuriqsinë femërore
Anila Kruti
Para pak ditesh me daljen në skenë të Ledinës si prezantuese e festivalit të 55 me një veshje që tregonte më shumë lakuriqsi seç duhet , shpërthyen rrjetet sociale me komentet përbuzëse e fyerje nga më të ndryshmet. Ajo që më bën mëshumë përshtypje është pse kaq impakt të madh për një lakuriqsi femërore? Ku ishin fshehur këta njerëz kur dhunohet një femër? Kur vrihet në mënyrëmakabre një grua?Kur dhunohet një fëmijë? Ku ishin?!
Ku ishit njerëz të mirë?
Kaq përshtypje u ka bërë lakuriqsia e një femre që në fund të fundit nuk i bën keq askujt perveç vetes se saj.Ju bën përshtypje lakuriqësia e prezantueses kur këtu ne skenën e jetes sonë cdo gjë është krejt lakuriq!
Ka me lakuriq se biografia e zeze e deputeteve te parlamentit qe u kemi besuar zhvillimin e vendit!? Te ardhmen tone!
Ku ka me lakuriq se kaq; drejtimin e administrates e kane marre ne dore injorantet,mediokrit ,pazarxhinjte!
Ku ka me lakuriq se kaq; mijëra të rinj të afte pa pune. Njerez të zhytur në varfëri.
Kjo është lakuriqësi që duhet të na dhembin syte tek e shohim para nesh. Lakuriqësi që duhet ta përbuzim!
Ledina pas këtij sulmi në rrjetet sociale do mundohet të mbulohet. Ajo që do të prezantojë festivalin e radhes ka mundesi të mbulohet me shumë seç duhet. A do ta mbulojmë dot këtë lakuriqësi që po na tall me hipokrizine e saj.