Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi/ “Kjo agjensi punësimi i mashtron të rinjtë shqiptarë”

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital i cili akuzon një agjenci, që merret me punësimin e të rinjve jashtë vendit.

Berisha ka publikuar një mesazh që i është dërguar nga një prej të punësuarve nga kjo agjenci, e cila sipas denoncuesit nuk u garanton asnjë garanci për punën, si dhe kushtet në vendin ku shkojnë janë skandaloze.

Postimi i Berishës:

Emigranti dixhital denoncon:

Mashtrimin e te rinjve nga nje agjensi punesimi dhe  nisjen e tyre per ne Emirate te Bashkuara pa as dhe garancite me minimale si dhe heshtjen e plote te shtetit para kesaj situate?! sb

“Pershendetje zoti Berisha Po ju shkruaj per nje problem madhor te rinis shqipetare qe me keqesimin ne gjendjes ne shqiperi po kerkojne mundesi punesimi jashte vendit. Europe Agency nje agjensi punesimi ne shqiperi e ka shfrytezuar me se miri kete dhe me mashtrime e genjeshtra i sjell shqipetaret ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

Une qe po ju shkruaj jam njeri prej tyre dhe sot punoj ne nje kompani security kemi nje akomodim skandaloz qe nuk jetohet dhe sikur te mos mjaftonte kjo menaxheri i Europe Agency edhe pse i pa kushtet tona nga afer ka vendosur te sjell shqipetar te tjere ne kete kompani edhe kete akomodim me e keqa do te vijne edhe femra te lutem beje publike kete gje mos lejo qe te tjere te rinj shqipetar te vuajn ashtu si po vuajm ne jemi 18 djem ne kete kompani.”

Please follow and like us: