Albspirit

Media/News/Publishing

Bella Hadid, modelja e 2016!

Bella Hadid është 20-vjeçare, me një karrierë gjithmonë e më shumë në rritje, por mbi të gjitha ajo është kurorëzuar si modelja e vitit 2016.

Supermodelja është përzgjedhur nga sajti Models.com, në një anketim profesionist me juri eksperte, që përbëhej nga stilistë, fotografë, Make Up Artist, si edhe një numër lexuesish të sajtit.

Një mënyrë e jashtëzakonshme për të mbyllur vitin kjo për bukuroshen amerikane. Një muaj më parë Bella Hadid ishte pjesë e sfilatës së Victoria Secret, aktiviteti më prestigjiozi i modelingut në botë, i zhvilluar këtë herë në Paris.

20-vjeçarja theu një tjetër rekord. Ajo dhe motra e saj Gigi, janë të parat modele motra që marrin pjesë në të njëjtën sfilitë të Victoria Secret. 2016 ishte një vit fatlum edhe sa i përket portofolit për Bella Hadid. Pasuria e saj vlerësohet tashmë mbi 3 milionë dollarë.

Please follow and like us: