Dasma shqiptare që ‘pushtoi’ mediat botërore
Dasma e Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore. Austriakja “Kurir.at” e ka renditur këtë dasmë si një nga më të bukurat e realizuara këtë vit.
Ndër detajet që janë përmendur në këtë shkrim ka rënë në sy fustani i Elias si dhe organizimi mbretëror i saj. Përveç dasmës së Elias dhe Princit janë përmendur edhe dasma të tjera të realizuara gjatë këtij viti si e Eva Longorias, Alberto Mugrabi etj.
“Princ Leka i Shqipërisë dhe Elia e prezantuan veten në mënyrë shumë mbretërore te dasma e tyre. Stilistja Blerina Kllokoci-Rugova realizoi fustanin e nuses, që mbante një kurorë me diamante”,- shkruhet për këtë dasmë nga “Kurir.at”.
Please follow and like us: