Raporti i FBI për hakerat rusë – asnjë përfundim për ndikimin në zgjedhje
Byroja Federale e Hetimit në SHBA ka publikuar sot një raport të shkurtër mbi aktivitetin kibernetik rus dhe implikimet e mundshme të tij në zgjedhjet amerikane të 8 nëntorit. Në dokument sillet në vëmendje drejtimi i aktiviteteve të këtilla nga njësitë e inteligjencës ruse, duke dhënë shpjegime të hollësishme me karakter teknik sesi realizohet kjo gjë. FBI ka sjellë edhe një listë me pseudonime hackerash që dyshohet se janë rusë dhe për llogari të shërbimeve ruse, duke sugjeruar edhe skemën teknike të operimit e cila ka tri hallka: sulmuesi, hapësira neutrale ku funksionon infrastruktura operacionale dhe shënjestra. FBI-j a raporton se vetëm dy aktorë nga një gamë e madhe morën pjesë në ndërhyrjet dhe hakimin e një partie politike amerikane: Advanced Persistent Threat(APT) 29 dhe Advanced Persistent Threat 28. I pari u hodh në veprim në pranverë të vitit 2015, ndërsa i dyti në pranverë të vitit 2016.
Në tërësi për rastin e SHBA-së hakerat kanë arritur të vjedhin informacione, çka ndodh përditë, ndërkohë që për vende të tjera, konfirmohet se në vende të tjera ata kanë bërë dëme të mëdha në infrastrukturë. Raporti mbyllet me një thirrje për marrësit e tij që “të kontribuojnë me informacion shtesë që mund të kenë në dispozicion në raport me këtë kërcënim”. Asgjë konkluzive pra nëse sulmet kibernetike me origjinë nga Rusia kanë ndikuar apo jo në zgjedhjet amerikane.
https://www.us-cert.gov/sites/default/files/publications/JAR_16-20296A_G…
Raporti është publikuar në një ditë me një artikull të “The Intercept” e cila referonte një dokkument “Top Secret”, publikuar nga Edward Snowden, sipas të cilit NSA-ja amerikane ka kapacitete shumë të larta për të gjurmuar hakerat rusë. Dhe e ka bërë këtë me rastin e gjurmimit të rastit të gaazetares së njohur Anna Politovskaya.
“NSA-ja e dinte që Rusia kishte hakeruar Politovskayan sepse vetë NSA-ja po spiunonte”, shkruan “The Intercept”.
https://theintercept.com/2016/12/29/top-secret-snowden-document-reveals-…
Çka do të thotë se njësoj si në rastin e raportit të FBI-së, agjencitë amerikane të sigurisë mund të gjurmojnë komunikimet ndërkohë që ato ndodhin dhe të japin një pasqyrë në kohë reale nëse ka sulme dhe se ku ato janë drejtuar. Për këtë arsye pretendimet e Clinton dhe Obamës që sot po jep urdhëra ekzekutivë në hava, kanë vetëm një vlerë: alibinë e humbjes që nuk po gëlltitet dot.