Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi vjetor, çfarë parashikojnë yjet për vitin 2017

Dashi (21 mars – 20 prill)
Këtë vit Urani dhe Jupiteri do ua ndërlikojnë disi jetën. Mire është qe sivjet te vendosni pikat mbi “i” tek jeta sentimentale dhe ajo shoqërore. Pikat kyçe tuajat do jene: përshtatshmëria, fantazia, dëshira për risi dhe reflektimi. Për çiftet ka për te qene vit delikat, i mbushur me zënka dhe marrje vendimesh përfundimtare. Beqaret nga ana tjetër do kenë gjithë kohës njohje te reja dhe do fillojnë edhe lidhje vetëm për te thyer monotoninë. Nuk priten histori te mëdha. Financat do mundoheni t’i përmirësoni qe muajin e pare. Për pjesën me te madhe ky vit do jete i begate, ndërkohë qe disa te tjerë qe nuk do jene te matur mund te kenë probleme. Shëndetin duhet ta keni me shume ne vëmendje pasi here pas here mund te behet problematik. Ne pune do i gjeni mënyrat e duhura si te ecni përpara. Disa mund te marrin poste te rëndësishme edhe pse për te arritur deri atje do përballen me debate dhe mosmarrëveshje me koleget.

Demi (21 prill – 21 maj)
Ky vit pritet te jete goxha i mire për ju. Do ndërmerrni iniciativa dhe do filloni edhe projekte me rëndësi te madhe. Këmbëngulja, shpirti i analizës dhe i arritjes se shpjegimit te gjithçkaje do jene ne favorin tuaj gjithashtu. Nëse doni te bëni diçka te madhe zgjidhni muajin Janar ose Prill. Qershori është muaji për t’u dashuruar me pasion dhe Gushti për te zgjidhur ndonjë problem te vogël. Çiftet do fillojnë t’i mendojnë gjerat me seriozisht dhe do krijojnë baza me te forta. Vështirësitë qe do iu dalin ata do i kalojnë më me lehtësi se kurdoherë tjetër. Beqaret duhet te jene me te hapur ndaj ftesave dhe kane për te filluar lidhje emocionuese. Për financat do jete gjithashtu vit me i favorshëm. Ne korrik gjendja do jete e shkëlqyer. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime te vogla, por do rikuperoheni shpejt. Ne pune do jeni te shpejte, pasionante dhe do arrini çdo qellim.

Binjakët (22 maj – 21 qershor)
Këtë vit do jeni shume kureshtare dhe do doni te bëni here pas here ndryshime ne jetën tuaj. Nga ana tjetër ne çdo sektor do preferoni t’i merrni gjerat gjithmonë seriozisht dhe sipas planeve te bëra me herët. Muaji Shkurt do jete ideali për dashurinë ose për projekte te rëndësishme, ne Maj do iu kushtoni me tepër vëmendje miqve, Korriku do jete muaji i beqareve ndërsa ne Tetor do keni arritjet me te mëdha profesionale. Çiftet do i zyrtarizojne lidhjet. Mund te ketë martesa dhe zgjerim familjeje, vetëm se para çdo hapi duhet menduar me kujdes gjithçka. Beqaret do bëjnë atë qe do mendojnë dhe do kenë vetëm gëzime. Ne planin financiar do mundoheni shume te ruani ekuilibrin dhe ne përgjithësi do ja dilni. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime, prandaj duhet pasur me shume kujdes. Ne pune do jeni te organizuar dhe do i kaloni pa problem sfidat qe do ju dalin. Priten projekte gjigande.

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)
Këtë vit yjet nuk do kenë ndikim shume pozitiv tek jeta juaj prandaj here pas here mund te keni edhe probleme. Mundohuni te mos hallakateni dhe te mos shpërqendroheni kot me kot, por përqendrohuni tek gjerat thelbësore. Muaji Mars është i duhuri për te bere ndryshime, Qershori do jete ideale për te kaluar kohe me miqtë dhe Gushti do jete muaji i zjarrte për dashurinë. Për ata qe janë ne një lidhje, puna dhe shoqëria do ketë mjaft ndikim. Duhet te qëndroni me shume me partnerin dhe duhet ta dëgjoni atë, pasi ne te kundërt keni për te pasur probleme. Po u larguat shume nga njeri-tjetri mund te ndaheni përfundimisht. Beqaret duhet te presin verën për dashuritë e mëdha. Ne planin financiar do hasni vështirësi, por do arrini ta mbani situatën nçn kontroll. Për shëndet me te mire duhet te çlodheni here pas here dhe te ushqeheni mire. Ne pune do jeni te ngarkuar, por do ja dilni mbanë.

Luani (23 korrik – 22 gusht)
Deri ne Tetor, Jupiteri do ketë ndikim mjaft pozitiv tek jeta juaj. Mund te filloni projekte me rëndësi dhe ne përgjithësi do ja dilni mbanë kudo. Rralle here do keni dite te mërzitshme, pasi ne përgjithësi hareja dhe harmonia do mbizotërojë. Gjate muajit Mars do ketë ndryshime ne te gjitha fushat dhe mund te bëni edhe një udhëtim, ndërsa ne Korrik do hidhni hapa te mëdha dhe do ndiheni me te sigurte për veten. Dashuria për çiftet here pas here do ketë edhe tronditje, por me dialog, bashkëpunim dhe tolerance mund ta kaloni gjithçka. Beqaret do kenë një vit pozitiv dhe me ngjarje te rëndësishme. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos keni probleme. Shëndeti mund te ketë edhe shqetësime te vogla muajt e pare, por shume shpejt gjendja do përmirësohet. Ne pune mjedisi do krijohet i tille qe ju te ecni përpara dhe te keni arritje te njëpasnjëshme. Mund te bëni edhe stazhe dhe te merrni njohuri te tjera mbi fushën tuaj.

Virgjëresha (23 gusht – 23 shtator)
Pavarësisht fillimit te vitit disi te ndërlikuar, pjesa tjetër do jete goxha me pozitive. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do analizoni me detaje gjithçka para se te hidhni hapa. Nuk do mungojnë surprizat dhe për disa mund te ndryshoje tërësisht rrjedha e jetës. Prilli do jete muaji me energjik dhe entuziast, ne qershor do keni njohje te reja ne çdo fushe dhe ne tetor do merren vendime te mëdha e do bëhen zgjedhje. Çiftet do afrohen edhe me shume me njeri-tjetrin dhe do kenë një jete me ritmike se me pare. Beqaret do preferojnë te ndihen mire dhe te dashuruar pa pasur patjetër nevoje për t’u stabilizuar. Ata do flirtojnë do joshin dhe do kenë plot aventura. Ne planin financiar mund t’iu dalin shpesh te papritura dhe probleme, por do dini si ta ruani ekuilibrin. Shëndeti nuk do jete i keq, por here pas here lodhja dhe stresi mund te sjellin shqetësime te vogla. Ne pune do ketë zhvillime dhe ndryshime te mëdha. Vit i suksesshëm për ju.

Peshorja (24 shtator – 23 tetor)
Ky vit do jete i mbushur me ndryshime. Ka mundësi qe te zgjidhni edhe disa probleme te mëdha juridike qe ju kane shqetësuar mjaft vitin qe pasoi. Priten te merren edhe vendime te rëndësishme ne çdo fushe. Shkurti do jete muaji ideal për beqaret, ndërsa Tetori do veçohet për nënshkrime kontratash apo negocime. Ata qe janë ne një lidhje do hedhin hapa me tej dhe çdo gjë do jete me e mire se me pare. Çdo jave e çdo muaj do jete ritmik dhe interesant. Beqaret do e gjejnë shpirtin binjak me pare nga sa e kishin menduar dhe çdo gjë do ju ndryshoje për mire. Edhe për financat do jete vit me i mire. Ekuilibri do mbizotërojë ne pjesën me te madhe te kohës, ndërkohë qe mund te ketë edhe përmirësime here pas here. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë duhet pasur me ne vëmendje. Ne pune do bashkëpunoni me koleget. Ne disa momente mund te ketë edhe tension, por e rëndësishme është qe gjithmonë do ja dilni.

Akrepi (24 tetor – 22 nëntor)
Këtë vit do bëni një bilanc te jetës tuaj ne çdo fushe dhe do reflektoni me kujdes. Muajt e fundit do jene me te favorshmit për te marre vendime. Pikat tuaja me te forta janë: analizimi i gjithckaje dhe përshtatshmëria. Janari do filloje mire, Ne Mars mund te filloni projekte interesante dhe Nëntori do jete me i begati nga te gjithë. Për çiftet do jete vit perfekt për t’i dhënë ritëm lidhjes dhe për te zgjidhur çdo mosmarrëveshje. Beqaret nuk do kenë dashuri te mëdha, por aventurat nuk do ju mungojnë asnjë moment. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi te mëdha. Kërkoni ndihme sepse vete nuk do ja dilni dot lehtësisht. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime. Mos e lini pas dore sepse situata mund te ndërlikohet. Ne pune vërtet do lodheni dhe do stresoheni ne disa momente, por ne fund do arrini atje ku doni. Duhet te jeni paksa me këmbëngulës dhe duhet te keni besim tek vetja.

Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)
Ky vit ka për te qene interesant ne tërësi. Do analizoni gjithmonë çdo gjë me kujdes dhe nuk do nxitoheni te thoni fjalën e fundit. Marsi do jete muaji me i përshtatshëm për dashurinë, ne Maj do jeni me te sigurte ne vetvete dhe me komunikues, ne Korrik dhe ne Gusht do merrni vendime dhe ne Dhjetor do e keni me te thjeshte te shprehni idetë ne pune dhe ndjenjat ne dashuri. Çiftet do mundohen ta konsolidojnë lidhjen dhe do ja arrijnë shpejt qëllimit. Beqaret do kenë periudha mjaft interesante dhe plot ngjyra. Buxhetin do dini gjithë kohës sesi ta menaxhoni dhe nuk do keni probleme. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i mire, por probleme serioze nuk do ketë. Ne pune, gjashte muajt e para do jene ideale për te bere çdo përpjekje te mundshme, ndërsa muajt me pas do jene me te qete. Çdo gjë do ju realizohet vete pa shume mundim. Disa mund te marrin edhe propozime për ngritje ne detyre.

Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar) 
Ky vit nuk ka për te qene shume i lehte për t’u kaluar. Ne disa periudha mund te gjendeni edhe ne vështirësi, por te afërmit nuk do ju lënë asnjëherë vetëm. Disa mund te kenë edhe probleme juridike ose administrative. Pika me e forte e juaja do jete se do doni gjithmonë t’iu shkoni deri ne fund gjerave edhe pse mund te lëndoheni dhe mund te lodheni. Ne janar mund te ndërmerrni rreziqe dhe mund te bëni lëvizje, ndërsa ne Qershor do i jepni prioritet dashurisë dhe financave. Çiftet do marrin vendime te mëdha, ose për ta çuar lidhjen me tej, ose për t’i dhënë fund dickaje qe ju ka sjelle me shume stres sesa gëzim. Buxheti do vije çdo muaj duke u stabilizuar e duke u përmirësuar. E njëjta gjë edhe për shëndetin. Shqetësime serioze nuk ka për te pasur dhe madje pas verës gjerat do jene edhe me mire. Ne pune do ju duhet ta përmirësoni marrëdhënien me koleget sepse përndryshe ata do ua prishin planet. Çdo moment bëjini sytë katër.

Ujori (21 janar – 19 shkurt)
Edhe ju do jeni nder me te preferuarit e yjeve gjate këtij viti. Do ju ndodhin gjera te rëndësishme te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Pikat tuaja me te forta do jene: vendosmëria, aftësia për te projektuar dhe bërja e bilanceve para marrjes se vendimeve. Shkurti do jete muaji i ngjarjeve te rëndësishme ne pune, ndërsa Korriku do jete plot surpriza për te dashuruarit. ne përgjithësi gjate gjithë vitit ata qe janë ne një lidhje do ja kalojnë mire dhe nuk do kenë probleme serioze. Beqaret do jene më me fat gjate muajve te verës. Buxhetin do e menaxhoni me më shume përkujdes me maturi, prandaj dhe gjendja do vije duke u përmirësuar. Shëndeti mund te jete delikat ne fillim te vitit, por gjendja do përmirësohet menjëherë për te mos pasur me shqetësime. Ne pune do bëni mire te mos shpërqendroheni duke tentuar shume fusha njëherësh. Përqendrohuni tek diçka qe te keni edhe me shume arritje.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars) 
Ky vit nuk ka për te qene shume i qëndrueshëm për ju sidomos gjate verës. Mund te vini ne pikëpyetje jetën sentimentale dhe atë profesionale. Vështirësitë do jene shpeshherë te mëdha, por çdo gjë do kalohet. Ne Mars mund te tentoni te filloni projekte apo te hidhni hapa ne çdo fushe, ne Gusht edhe sektori i dashurisë do stabilizohet dhe mund te vije ne jete edhe një fëmijë. Çiftet duhet te përkujdesen me tepër për ata qe kane ne krah dhe nga ana tjetër nuk duhet te tregohen posesive. Beqaret do kenë flirte, ndërkohë qe nga gushti deri ne fund te shtatorit mund te ndodhe edhe ndonjë dashuri me shikim te pare. Financat nuk do jene shume te këqija, por gjithsesi ne çdo moment duhet pasur kujdes. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Kujdesuni pak me tepër për te. Ne pune do jete vit i vështirë. Do gjendeni para sfidave dhe pengesave qe ndonjëherë do ju duken te pakalueshme. Mos e humbni kurrë shpresën.

Please follow and like us: