Inaugurimi i Trump,shqiptari i urryer s’gjen shoqëruese, e tall gazetarja
Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në SHBA, pasi rriti me disa fish çmimin e një medikamenti mjekësore, po e ndjek një fat i keq.
I ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Donald Trump, ai nuk po gjen dot shoqëruese.
Ai ka shkuar deri aty sa i ka shkruar në rrjetet sociale një gazetareje të njohur në SHBA, Lauren Duca, që të jetë shoqëruese e tij.
Por përgjigja që ka marrë nga gazetarja e ka lënë pa fjalë Shkrelin.
“Kam një ftesë për dy persona”, i shkruan Shkreli, ndërsa e pyet atë nëse dëshiron të jetë shoqëruesja e saj.
Lauren Duca i përgjigjet publikisht Shkrelit, duke u tallur me ftesën e tij.
“Më parë do të haja organet e mia”, shkruan ajo.
Please follow and like us: