Sa deputetë duhet të ketë Shqipëria?
Me një mesatare 51 deputetë për 1 milion banorë, Shqipëria, zyrtarisht ndër vendet më të varfra të Europës, renditet në vendet e para në kontinent për barrën monetare që u shkakton qytetarëve mbajtja e parlamentarëve. Italia ka vetëm 16 deputetë për 1 milion banorë, kurse Gjermania… vetëm 8! – raporton DITA
Italia fqinje ka 945 deputetë dhe senatorë të zgjedhur me votë plus 5 senatorë të përjetshëm.
Italia është vendi i dytë në Europë për numrin e përfaqësuesve parlamentarë pas Mbretërisë së Bashkuar , e cila ka 1495.
Numri i lartë i këtyre të fundit është shpesh temë debatesh në vendet e BE-së duke qenë se pagat, dietat dhe benefitet e tjera thuajse përherë të ekzagjeruara të përfaqësuesve parlamentarë u kushtojnë shumë taksapaguesve.
Por… kujdes!!
Megjithëse Shqipëria renditet jo në vendet e para për numrin e deputetëve ajo është thuajse e para për numrin më të lartë të deputetëve për banorë.
Italia ka vërtet rreth 1 mijë të tillë, por në raport me numrin e popullsisë ajo ka vetëm 16 parlamentarë për çdo 1 milion banorë.
Portugalia ka 22 parlamentarë për çdo 1 milion banorë.
Zvicra dhe Kroacia kanë nga 36, kurse Shqipëria…
Shqipëria ka 51 deputetë për çdo 1 milion banorë dhe në këtë pikë ia merr vetëm Maqedonia me 59 deputetë për çdo 1 milion banorë (!).
Mendojeni pak: Gjermania ka vetëm 8 për 1 milion!