Athinë, konsulli rus gjendet i vdekur në banesën e tij
Konsulli rus në Athinë është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Policia ndërhyri në banesë pas alarmit të dhënë nga kolegët, sipas të cilëve, konsulli nuk ishte përgjigjur në telefon.
Andrei Malanin 55 vjeç, u gjet i pajetë në apartamentin e tij në lagjen “Herodos Atticus”, pak orë më parë.
Mediat greke bëjnë me dije se në trupin e viktima nuk ka shenja armësh apo mjeti të mprehtë.
Ai është gjetur i shtrirë në mes të banesës dhe shumë pranë ishin çelësat e apartamentit.
Do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet e vdekjes së tij.
Mediat greke bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur pasditen e sotme rreth orës 17:45 minuta.
Apartamenti ndodhet në një ndërtesë pesëkatësh. Organet e hetimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.