Mediat sociale, si “minierë” informacionesh për shërbimet e fshehta
Zhvillimi i fuqishëm i kohëve të fundit i mediave sociale i ofron agjencive të inteligjencës mundësi të reja në analizimin e informacioneve për sigurinë kombëtare. Por ndërkohë vëllimi i madh i të dhënave të prodhuara nga sisteme të tilla komunikimi nxjerr jo pak probleme lidhur me mbledhjen korrekte dhe efikase informative. Domethënë, si të individualizohet në brendësi të fluksit të mëdha të të dhënave informacionet e rëndësishme për inteligjencën duke i dalluar nga ato të kota apo të futura në qarkullim për të dizinformuar? Sipas autorëve, kjo do të mund të ndodhë sidomos falë krijimit të njësive “joint’” ku analistë të agjencive të ndryshme – edhe nëpërmjet një ndërveprimi të frytshëm me sektorin privat bartës të know-how strategjik -mund të vënë në mënyrë sinergjike bashkë specializimet e ndryshme të tyre.
Përpara se të shkonte të sulmonte në maj të 2015 një manifestim në Texas kushtuar karikaturave satirike për Muhamedin, Brent Simpson e ka postuar qëllimin e tij në Twitter, duke lançuar hashtagun #Texasattack. Pak kohë më pas, bashkë me një bashkëpunëtor, ka veshur një jelek antiplumb dhe e ka ngarë makinën deri në vendin e manifestimit, ku qëllimisht ka kërkuar të qëllojë mbi pjesëmarrësit. Si ai, ashtu edhe bashkëpunëtori i tij kanë vdekur nga plumbat e një polici të vetëm texan, i armatosur vetëm me pistoletë, pa pasur viktima të tjera. Brent Simpson ishte i njohur për autoritetet. Kishte qenë dënuar 5 vite më parë pasi kishte gënjyer lidhur me projektin e tij per t’ju bashkuar al-Shabaab në Somali dhe shkëmbimet e tij të vazhdueshme në Twitter me anëtarë të ISIS-it monitoroheshin. Pak përpara sulmit, FBI-ja u kish dërguar një alarm autoriteteve lokale, por duket se mesazhi ka arritur në kohën e duhur sa për të marrë masat e mëtejshme mbrojtëse. Raste si kv i Simpson po bëhen gjithnjë e më të rëndomtë.
Në vend që t’i fshehin simpatitë e tyre për gmpet terroriste, në mos përkatësinë dhe projektet e tyre për atentate, shumë flasin hapur në mediat sociale. Pas një atentati, kuptohet se për ta penguar do të kishte mjaftuar të monitoroheshin ato që këta aspirantë për terroristë postonin në internet.
Fatkeqësisht nuk mjafton t’u shtosh al Qaedën apo IS- in miqve në Facebook për ta shmangur këtë lloj projektesh. Megjithatë, inteligjenca që mund të mblidhet nëpërmjet mediave sociale, rëndom e quajtur Social Media Inteligence apo SOCMINT, por bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit. Artikulli në fjalë kufizohet të shqyrtojë përdorimin e mediave sociale nga agjencitë e inteligjencës për qëllimet e mbledhjes informative, duke përjashtuar kështu përdorime të tjera të mundshme si propaganda dhe nuk trajton etikat e rëndësishme që ajo ngre. Artikulli analizon potencialitetet dhe pengesat e mbledhjes informative në mediat sociale. Pastaj propozon ndonjë zgjidhje të pjesshme nga pikëpamja organizative, të teknikave analitike dhe të bashkëpunimeve të mundshme me sektorin privat.
Për të naviguar në këtë “det të rrezikshëm” të mediave sociale, agjencitë e inteligjencës kanë nevojë për busullën që vetëm llojet e tjera të inteligjencës, HUMINT-i apo SIGINT-i, dinë të ofrojnë. Vetëm kështu inteligjenca do të dijë të mundë konkurrencën e burimeve të tjera informative të cilave, në të kundërt, mund t’u drejtohen vendimmarrësit politikë. Për të maksimalizuar efikasitetin e mbledhjes informative, bëhet e rëndësishme të krijohen kështu njësi në të cilat specialistë të inteligjencave të ndryshme të punojnë krah për krah, duke shfrytëzuar edhe fluksin e rëndësishëm informativ të ardhur nga sektori privat. Në fakt, është sektori privat, sidomos në mjedisin “cyber”, au që rezulton bartës i informacioneve të tilla “pragu”, domethënë ato lidhur me teknikat operative, me instrumentet, me teknologjitë dhe shpesh edhe me strategjitë e adoptuara nga aktorët kryesorë që operojnë nëpërmjet cyber-hapësirë.
Vlera dhe pengesat e SOCMINT-it
Çfarë informacionesh mund të mblidhen në mediat sociale? Çfarë vlere kanë këto informacione dhe si mund të shfrytëzohen nga agjencitë e inteligjencës? Siç është e lehtë të nuhatet për një koncept të paraqitur vetëm 4 vite më parë, literatura lidhur me SOCMINT-in është ende në një fazë embrionale dhe jemi ende larg nga pasja e një përgjigjeje komplete për këto pyetje. Ato që tërhoqën vëmendjen e studiuesve ndaj rolit të luajtur prej mediave sociale qenë sidomos protestat e lëvizjes së gjelbër në Iran në 2009 dhe, 2 vite më vonë, revoltat e pranverës arabe dhe 4 ditët e trazirave në Angli në gusht të 2011. U pa menjëherë qartë se Twitter dhe Facebook ofrojnë një platformë të menjëhershme në të cilën të organizohesh, koordinohesh dhe në të cilën të tregosh gjërat, duke lehtësuar aksionin kolektiv e masave përndryshe të çorganizuara. Nëse nga njëra anë mediat sociale mund të shfrytëzohen nga kush
proteston kundër qeverisë pak a shumë demokratike, nga ana tjetër mund të shfrytëzohen nga vetë qeveritë për të mbledhur informacione. Vlera e këtyre informacioneve mund të duket në pamje si pothuajse e pakufizuar.
Të dish përpara kohe se ku do të përqendrohen manifestuesit mund të jetë ndihmë e madhe për atë që do të frenojë trazirat apo të shtypë mosbindjen. Përpara se të shpërthejnë revoltat, monitorimi i mediave sociale mund të mundësojë të kuptohet se cila ka qenë gjendja e opinionit publik, duke ndihmuar në parashikimin e vetë revoltave.
Duke monitoruar më pas llogaritë e pjesëtarëve në grupe terroriste, disa prej të cilëve janë shumë aktivë në mediat sociale, mund të kontrollohen kanalet e komunikimit, të propagandës, të rekrutimit dhe deri të planifikimit të atentateve. Mbështetësit më entuziastë të SOCMINT-it, si Jane Harman, ish anëtare e Komitetit të Kontrollit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve amerikane dhe tani Presidente e Wilson Center for International Scholars, shtyhen deri sa të theksojnë se vlera e inteligjencës së mbledhur në mediat sociale do të jetë më e madhe se ajo e mbledhur me metoda tradicionale si HUMINT-i. Harman thekson se «për të ndjekur ngjarjet në Ukraine CIA-s nuk i duhet një burim brenda Ministrisë së Bujqësisë ruse», për faktin se përmbledhjet më të mira janë të disponueshme në mediat sociale. Spiunit që i shpëtoj ndonjë fjalë në ndonjë koktej do t’i përkiste të kaluarës, i destinuar që të zhduket si një krijesë parahistorike. Dukshëm që bëhet Çalë për një ekzagjerim, por do të ishte gabim ta kaloje me një mbledhje supesh.
Në fakt, nëse vendimmarrësit politikë do të bindeshin se agjencitë e inteligjencës nuk ofrojnë asgjë më shumë sesa ajo që vetë ata mund të gjejnë në mediat sociale, rreziku është që të përfundojnë për t’i bazuar vendimet e tyre mbi informacione jo të verifikuara dhe në raste të caktuara qëllimisht devijuese. Të detyruar që të konkurrojnë me mediat sociale për vëmendjen e vendimmarrësve politikë, agjencitë e inteligjencës mund të shikonin të stimuluara për të privilegjuar shpejtësinë me të cilën transmetojnë informacionet e tyre në kurrë të saktësisë dhe të besueshmërisë së tyre. Kështu që bëhet edhe më e rëndësishme të shpjegohet se cilët janë limitet dhe pengesate paraqitura nga SOCMINT-i. Pengesa themelore është ajo që studiuesit e inteligjencës e quajnë signal-to-noise ratio i ulët: për çdo informacion të dobishëm të gjetshëm në mediat sociale ka mijëra e mijëra informacione të kota. Çdo sinjal mbytet në një sasi zhurme shpesh shurdhuese. Dallimi i sinjaleve nga zhurma është i vështirë për 3 motive: falset pozitive, falset negative dhe dizinformacioni. Le të marr rim për shembull luftën kundër terrorizmit: në 100 persona që manifestojnë simpatinë e tyre për IS-in dhe për projektet e atentateve të tij, vetëm një përqindje e vogël do të kalojë praktikisht në veprim. Me fjalë të tjera, numri i falseve pozitive, domethënë i rasteve që duken se janë me interes, por që në realitet nuk janë ose janë vetëm pjesërisht, është shumë i lartë.
Është edhe problemi i kundërt: kush planiflkon një atentat ka plotësisht interes që të mos flasë për të në mediat sociale. Është e vërtetë se nevoja psikologjike për publicitet i shtyn shpesh këta persona që të postojnë më shumë nga sa do t*u konvenionte, por, megjithëse në mungesë të dhënash të sakta, është me vend të mendohet se pjesa më e madhe e terroristëve apo e aspiruesve si të tillë nuk është kaq naivisht Qalamane.
Kështu, përveç falseve pozitive, analistët do të duhet të përballen edhe me falset negative: raste me interes që nuk lënë asnjë sinjal në mediat sociale. Duke i njohur këto vështirësi analitike, kundërshtarët e agjencive të inteligjencës kanë plotësisht interes që t’i shtojnë, duke i përmbytur agjencitë me lloqe të kota dhe qëllimisht devijuese. Mediat sociale e kanë shumëfishuar shumë mundësinë e përhapjes së dizinformacionit, jo vetëm nga ana e grupeve terroriste. Lajme false apo devijuese përhapen lehtësisht me një shpejtësi më parë të paimagjinueshme, pa kontrollet e ngritura nga mediat më tradicionale. Pas shumë alarmesh false, çdo sistem mbrojtës përfundon pashmangshmërisht per ta ulur vigjilencën, duke ofruar mundësinë e goditjes.
Signal-to-noise ratio i ulët, falset pozitive, falset negative dhe dizinformacioni e bëjnë shumë të vështirë bërjen e parashikimeve mbi bazën e SOCMINT-it, sidomos kur bëhet fjalë për të parashikuar ngjatje në të cilat merr pjesë një numër i pakët personash, si në rastin e një atentati. Kur bëhet fjalë për ngjaije masive, si për shembull një protestë, SOCMINT-i bëhet në fakt një instrument më i besueshëm. Përhapja e dizinformacionit është më e vështirë, por sigurisht jo e pamundur, kur ai prek qindra persona në vend të një numri të vogël.
Veç kësaj, falset negative dhe falset pozitive janë më pak të rëndësishëm. Një protestë nuk do të jetë thelbësisht e ndryshme në rastin kur dikush që do të marrë pjesë dhe më pas nuk e bën (falset pozitive), ose kur marrin pjesë të tjerë megjithëse kanë thënë se nuk do të marrin apo nuk kanë thënë asgjë (falset negative). Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë në rastin e një atentati. Por në parashikimin e ngjarjeve masive, analistët duhet t’i kushtojnë vëmendje një problemi tjetër. Përdoruesit e mediave sociale nuk janë aspak një kampion përfaqësues i shoqërisë. Ata janë rëndom më të arsimuar, më të pasur dhe më të rinj se pjesa tjetër e popullsisë. Akoma më shumë, kodet e sjelljes në mediat sociale janë të ndryshme respektivisht atyre në ndërveprimet fizike, duke mundësuar zakonisht një agresivitet verbal më të madh. Shpesh është pikërisht zemërimi që i shtyn përdoruesit të shkruajnë në mediat sociale, duke e mbipërfaqësuar indinjatën. Përpara se të deduktohet ndjenja e një popullsie në bazë të asaj që përdoruesit e internetit shkruajnë në Tëitter, analistët do të duhet të mbajnë kështu në mendje pamjaftueshmërinë relative të kampionit social në analizë.
Si të shfrytëzohen mediat sociale
Pavarësisht këtyre problemeve, do të ishte e pafalshme për një agjenci inteligjence që të mos përdorë informacionet e pranishme në mediat sociale. Më poshtë analizohet sesi të shfrytëzohet maksimalisht SOCMINT-i nga 3 këndvështrime: ai i teknikave analitike, i strukturës organizative dhe i raportit me privatët. Probleme si signal-to-noise ratio i ulët nuk janë aspak të rinj, por vështirësohen nga sasia e informacioneve të disponueshme në mediat sociale. Pavarësisht se janë probleme tradicionale, nuk ekziston akoma një teknikë analitike në gjendje që t’i zgjidhë dhe, për pasojë, i duhet zbutur impakti. Mënyra më e thjeshtë, por edhe më efikase, është trekëndëzimi i burimeve. Nëqoftëse duke përdorur vetëm SOCMINT-in gjendesh përballë me një oqean informacioni të cilësisë së dobët, duke kombinuar SOCMINT-in me HUMINT-in dhe SIGINT-in, mund të nxirren informacione me vlerë të madhe. Në këtë optikë, një rast emblematik është ai i simpatizuesit për një grup terrorist, aktiv në mediat sociale dhe që projekton të kryejë një atentat.
Vetëm nëpërmjet teknikave të SOCMINT-it nuk do të dimë ta dallojnë këtë subjekt nga shumë të tjerë. Megjithatë, nëse falë përdorimit të burimeve të tjera informative, si burime humane apo elektronike, do të arrihej të kualifikohej ky terrorist potencial si një subjekt me interes, në këtë pikë mund të shfrytëzoheshin plotësisht të gjitha potencialitetet e SOCMINT-it. Në fakt, falë network analysis, do të jetë e mundur të rindërtohet rrjeti i tij i kontakteve, duke identifikuar të paktën persona të tjerë interesi dhe duke e kompromentuar në mënyrë më të qartë kuadrin karakteristik e rrezikshmërisë reale të tij. Në bazë të orareve dhe të vendeve nga ku lidhet, do të mund të kuptoheshin zakonet e tij.
Duke rindërtuar aktivitetin e tij në mediat sociale, do të mund të rindërtohet rrugëtimi i radikalizimit ideologjik të tij. Edhe aspektet më personale do të mund të bëheshin me interes. Një problem i çfarëdoshëm me ligjin, për shembull përdorimi i narkotikëve apo i materialit pedopornografik, mund të bëhen një mundësi për mbledhjen e informacioneve të mëtejshme. Duke i njohur interesat dhe pikat e dobëta të tij, do të mund të identifikohej më mirë qasja më e mirë rastin në të cilin vendoset të rekrutohet. Larg nga të qenit të tejkaluar në rëndësi nga SOCMINT-i, HUMINT-i dhe SIGINT-i bëhen kështu çelësi shpjegues për t’i shfrytëzuar plotësisht potencialet e vetë SOCMINT-it. Kështu që është e gabuar të kundërvihet një tip burimi me një tjetër.
Përkundrazi, është sinergjia e burimeve ajo që mundëson shfrytëzimin e plotë të tyre. Të flasësh për sinergji të burimeve nuk është një formulë burokratike boshe, por ka pasoja të rëndësishme edhe në planin organizativ. Një komunitet inteligjence në të cilin specialistët e metodave të ndryshme të mbledhjes informative punojnë krah për krah duket se është më efikas se një komunitet në të cilin të njëjtit të punojnë secili në një agjenci të veçantë. Jo rastësisht, reforma e fundit e CIA-s e propozuar nga John Brennan synon që të krijojë qendra të brendshme në CIA ku specialistë të disiplinave të ndryshme të mund të punojnë krah për krah.
Çfarë mund të mësojë inteligjenca nga privatët në zbatimin e SOCMINT-it?
SOCMINT-i ngre pikëpyetje të rëndësishme edhe nga pikëpamja e bashkëpunimit me privatët, me të cilët komuniteti i inteligjencës bashkëkohore jeton në një raport mjaft të ngushtë dhe vështirësisht të ndashëm. Në këtë kontekst, roli i privatëve rezulton thelbësor jo vetëm për të siguruar një qasje informative më të mirë, sidomos në referim me ato realitete prodhuese në gjendje që të penetrojnë dhe të njohin me themel skenarë të ndjeshëm dhe vështirë të aksesueshëm, por edhe në profilin e mbështetjes teknologjike dhe të progresit teknologjik.
Sigurisht nuk është sekret që privatët kanë mësuar më me shpejtësi se vota publike që t’i shfrytëzojnë më mirë mundësitë e lejuara nga teknologjitë dhe nga interneti, përfshi ato që derivojnë nga mediat sociale. Në fakt, prej vitesh marketingu, komunikimi biznesor dhe më pas edhe menaxhmenti, kanë mësuar t’i bazojnë zgjedhjet e tyre mbi analizën e informacioneve të disponueshme në rrjet. Fillimisht kjo ndodhte nëpërmjet ciklit klasik të mbledhjes informative, bazuar mbi aksesin online të informacioneve publike dhe të atyre të pranishme në databaza pronësore, në analizën dhe në sintezën e tyre nëpërmjet teknikave më të mira analitike dhe me krijimin e mëtejshme të raporteve të interesit të përqendruara mbi përfituesin final. Kurse sot vendimet e privatëve përdorin gjithnjë e më shumë metodologji që i referohen zonës së SOCMINT-it.
Avantazhet e derivuara nga SOCMINT-i janë të shumta, si për privatët, ashtu edhe për agjencitë e inteligjencës. I pari, masa e madhe e të dhënave të hedhur në mënyrë konstante online nga përdoruesit rrit cilësinë e informacioneve të mbledhura. I dyti, mundësia e ndërveprimit dhe deri influenca e burimeve rrit edhe cilësinë e këtyre informacioneve. I treti, automatizimi i disa proceseve mundëson që të komprimohet shumë hapësira kohore midis mbledhjes së informacioneve dhe dorëzimit të raporteve në duart e vendimmarrësit. Përveç sasisë, cilësisë dhe shpejtësisë më të madhe, SOCMINT-i mundëson që të sigurohen avantazhe të tjera në individualizimin, mbledhjen dhe menaxhimin e informacioneve.
Pavarësisht problemit të koeficentit të ulët signal-to-noise, SOCMINT-i mundëson në fakt të individualizohen dhe të krijohen harta informative më të sakta, lehtësisht të aksesueshme, të monitorueshme dhe sidomos të azhornuara në kohë reale resa ato të realizuara nëpërmjet mbledhjes informative klasike. Veç kësaj, mund të vijnë në ndihmë edhe disa metoda analitike, të ndryshuara pikërisht nga sektori privat, të prirura që të individualizojnë subjektet dhe të izolojnë informacionet e rëndësishme, si për shembull teknikat e computational social network analysis dhe të buzz monitoring. Computational social network analysis është e dobishme kryesisht për të rindërtuar dhe studiuar format e influences dhe shkallët e lidhjes së rrjeteve sociale të përdoruesve. Kurse buzz monitoring është i prirur të kuantifikojë dhe kualifikojë bisedat online mbi një temë specifike.
Do të mundet kështu të përqendrohet më lehtësisht mbi identifikimin e drejtpërdrejtë e subjekteve “lider”, në terma informativë, për çdo sektor interesi, duke i monitoruar veprime dhe biseda në rrjet, në vend që të harxhojë kohë dhe energji në individualizimin e informacioneve të nevojshme në brendësi të databazave pronësore ose, më keq akoma, nëpërmjet një analize të të gjithë asaj që është publike. Veç të tjerash, kësaj i bashkëngjitet edhe mundësia për të nxjerrë me lehtësi nga zona dhe sektorë njohjeje limitrofe ose të lidhur respektivisht me këtë objekt kryesor vëmendjeje, duke i zgjeruar kështu perspektivat e analizës dhe, per pasojë, edhe cilësinë e saj. Siç u tha më parë, gjithçka është e vërtetë, sidomos në rastin në të cilin SOCMINT-i të përdoret dhe të mbështetet me korrektësi, si për shembull nga aktiviteteve HUMINT-i e SIGINT-i. Sapo të vihen në hartë kanalet informative dhe të identiflkohen liderë, gjithmonë nëpërmjet SOCMINT-it edhe do të mund të ndërveprohet drejtpërsëdrejti me këto subjekte do të kërkohet të influencohen, deri duke nxitur lëshimin e informacioneve. Informacionet e mbledhura do të mund të gjurmohen (në çast dhe pa kuflj) dhe të azhurnohen në kohë reale. Në thelb, ndërveprimi i garantuar nga SOCMINT-i dhe ndërveprueshmëria e informacioneve të mbledhura nëpërmjet tij mundësojnë që të evoluojë mbledhje informative pasive e thjeshtë në një “gjueti* në kuptimin e vërtetë të fjalës ndaj informacioneve të dobishme për analistin.
Në përfundim, në një epokë që po jeton kalimin nga dixhitalizimi i thjeshtë i të gjitha informacioneve në “datizimin” e tyre, domethënë mbledhjen, resgjistrimin, analizën dhe riorganizimin e të gjitha informacioneve që qysh në lindje krijohen në format dixhital (si për shembull të dhënat, por edhe Qalët, pozicioni gjeografik, ndërveprimi midis subjekteve, etj.), menaxhimi i masës së madhe të informacioneve të quajtur Big Data përfaqëson një problem, edhe një mundësi të pashmangshme për inteligjencën. Me një strukturë organizative që lehtëson përdorimin sinergjik e burimeve dhe duke përdorur teknika që mundësojnë të individualizohen dhe të kërkohen burimet online e të krijohen hartat informative përkatësie, menaxhimi i masës së të dhënave ekzistuese në mediat sociale do të jetë më i thjeshtë, më i frytshëm dhe më i largët nga modeli problematik i “peshkimit me grep*. Sfida për agjencitë e inteligjencës është epokale, por në një shoqëri demokratike që me të drejtë e ka për zemër privatësinë e qytetarëve të vet nuk mund të kërkohet asgjë më shumë.