Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie: Bëj thirrje për përmbajtje nga palët

Lidhur me ngjarjet aktuale në Kosovë, për urdhërimin e mos lejimit të hyrjes së trenit serb që shkruan “Kosova është Serbi”, ka reaguar edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter, Delawie ka shprehur shqetësimin e tij për trenin e nisur nga Beogradi.

“I shqetësuar për çështjen e trenit. Bëj thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Kemi nevojë për normalizim, jo konfrontim”, ka shkruar ai.

Momentalisht është raportuar se treni në fjalë është në stacionin e Rashkës.

Në ndërkohë, autoritetet kosovare kanë deklaruar se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar këtë tren.

Please follow and like us: