Atentati i mbrëmshëm në Tiranë, menaxheri i lokalit dyshohet për një plagosje me thikë
Zbardhen detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë zonës së ish Bllokut në Tiranë.
Policia e Tiranës thotë se 45 vjeçari i identifikuar si A. Aligjoni në 2016 ka qenë i dyshuar për plagosjen me thikë të një shtetasi tjetër.
Plagosja në zonën e ish Bllokut, ndodhi rreth orës 04:35 minuta në rrugën Ismail Qemali. Ai është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën.
Please follow and like us: