Blushi, deklaratë të fortë nga Korça: Ja sa para mori Vangjush Dako për të liruar “kokën” e bandës, Lulzim Berishën
Gjatë prezantimit të LIBRA-s në qytetin juglindor, deputeti Ben Blushi ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë.
Ndër të tjera, Blushi ka zbuluar shumën që ka marrë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, për lirimin e “kokës” së bandës kriminale, Lulzim Berisha.
Sipas Blushit, Dako ka marrë 50 milionë euro për këtë vendim, e ndërsa papunësia shënon minus 500 mijë njerëz
“Borxhi publik eshte rritur 10% brenda 3 viteve nga qeveria Rama! Eshte normale te maresh borxh, por ku kane shkuar? Me 1 mld e gjysem euro borxh nuk eshte bere asgje! Keto lek kane shkuar: 50 mln euro i mori kryetari i bashkise Durres per te liruar dike qe ka vrare 5 njerez! Del Rama, piktori i rilindjes dhe thote do zbukurojme Shqipërine! E zbukuroi me lirimin e kriminelit qe ka vrare 5 veta! 50 mln euro i ka mar nje tipik rilindas tjeter i Elbasanit! Papunesia sot minus 500 mije njerez!”, ka thënë Blushi nga Korça.