Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i PS sfidon Metën: Dil vetëm në zgjedhje po ta mbajti…

Deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të dy eksponentëve të lartë të LSI-së, e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputetes Silva Caka të cilët kanë kërkuar që forca e tyre politike, të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

Edhe pse disa muaj më parë deputeti Kosta shpërtheu kundër kryeministrit Rama dhe udhëheqjes së PS-së duke deklaruar fillimisht edhe largimin nga grupi i tyre parlamentar, duket se ai i ka rregulluar punët me kryetarin dhe madje, po flet edhe në emër të partisë.

Kështu në një postim në faqen e tij në Facebook, ai ka shpërthyer kundër LSI-së duke marrë shkas nga deklaratat e Manjanit dhe Cakës, dhe hedhur sfidën,  që po tja mbajë le të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë i deputetit Vladimir Kosta:

Ministri i Drejtësisë dhe një kolege e LSI nuk e fshehin se nuk janë komod me koalicionin me PS. Shumë nga arsyet që japin, përveç tyre, nuk i kupton asnjë i majtë në vend.

Kjo loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë vetëm sa po çorienton elektoratin e majtë. Më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike.

Mbase është koha që LSI ta provoj veten sa vlen e vetme në zgjedhje… Duhet ta respektojmë këtë dëshirë të tyre.

Image

Please follow and like us: