Historia e panjohur e shtëpisë së Kadaresë në Gjirokastër
Specialisti i Trashegimise Kulturore, Arkitekt Agron Doraci rrëfen për herë të parë historinë e shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare.
Ai ndalet në detaje të veçanta të arkitekturës dhe e konsideron këtë banesë si një margaritar të vlerave tradicionale e kulturore që ruhen në fushën e arkitekturës së Gjirokastrës. Agron Doraci rrëfen vlerat e banesës që daton në vitin 1770, që është gjetur në pllakën e objektit, të cilat shkojnë shumë më përtej emocioneve të shkrimtarit, të shkruara në veprën “Kronikë në gur”. Doraci zbulon për herë të parë një histori të panjohur të ndërtesës.
Zoti Agron, ju e dini me mirë se ne, çfarë e bën shtëpinë e Shkrimtar tonë të madh kaq misterioze dhe të vizitueshme, përveç se përshkrimi I saj nga vete shkrimtari ne disa prej librave të tij.
Shtëpia e Kadaresë ka dy arsye që është bërë e njohur, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit. Ndaj edhe e vizitojnë vazhdimisht vizitore nga vendi por edhe të huaj. Siç thashë arsyet janë dy: përshkrimi i jashtëzakonshëm artistik dhe letrar që i ka bërë Kadareja në faqet e librave të tij, si “ Kronikë në gur”, ku përveç përshkrimit njerëzor që i ka bërë jetës në Gjirokastër. Ka bërë edhe përshkrimin e arkitekturës të banesës, lagjes dhe krejt qytetit. E dyta është fakti se: kjo banesë ka vlera të veçanta arkitektonike. Dhe unë si specialist i kësaj fushe, pa dashur të ndalem tek arkitektura, por si projektues i saj, dhe për këtë kam shkruar edhe më parë se; kjo banesë është një margaritar i tërë vlerave tradicionale e kulturore që rruhen në fushën e arkitekturës së Gjirokastrës. Vërtet pse është kaq i veçantë ky qytet, e bëjnë tregimet e Zotit kadare, apo vetë qyteti është ai që la gjurmë të pashlyeshme në subkoshiencen e tij, të cilat i rrëfeu aq mrekullisht.-( Lexon) Ky ishte një qytet i çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë pa pritur një natë dimri si një qënie parahistorike dhe, duke u kacavjerrë me mundime të mëdha, i ishte qepur faqes së malit. Gjithçka në këtë qytet ishte e vjetër dhe e gurtë, duke nisur nga rrugët e krojet e gjer te pullazet e shtëpive të tij të mëdha shekullore, që ishin të mbuluara me pllaka guri ngjyrë hiri , të ngjashme me ca luspa gjigande. Ishte e vështirë të besoja se nën ato korraca të forta, gjëllonte dhe përtërihej mishi i butë i jetës. Ky ishte një qytet i pjerrët ndoshta më i pjerrti në botë, që i kishte thyer të gjitha ligjet e urbanistikës….. – E gjithë arkitektura e Gjirokastrës, nuk është produkt i vlerave të arkitektëve profesionistë,por i një niveli të lartë kulturor i qytetarëve të gjirokastritë dhe e forcës krijuese të mjeshtrave popullorë. Pikërisht edhe familja Kadare është nga familjet e shquara të këtij qyteti. E cila duket jo vetëm nga madhështia e nxjerrjes së këtij shkrimtari të madh por i një vepre shum të lartë. E thashë edhe më lart se ishin mjeshtrit popullorë gjirokastrit, vetë qytetarët që e zgjidhnin modelin dhe ndiqnin punimet deri në përfundim të ndërtesës. Arkitektura ka parime që e përcaktojnë vlerën e saj. Nuk është një gjë rastësore, varen nga organizimi dhe rregulli funksional, dimensionimi dhe shpërndarja sipas një rregulli arkitektonik.
Cili është rregulli akitertonik?
Në tërë qytetin e Gjirokastrës, por veçanërisht tek shtëpia e Kadaresë, kemi një shpërndarje ritmike dhe harmonike. Banesa nga pikpamje planimetrike voluminoze, është ndërtuar mbi parime gjeometrike tek e cila mbështetet tërë krijimtaria klasike. Jo vetëm në vendin tonë por edhe në planimetrinë e arkitekturës greko-romake e më vonë në arkitekturën klasike dhe asaj të mëvonëshme. Gjithë planimetria e shtëpisë se Kadaresë është ndërtuar mbi bazën e katrorëve, të cilët futen katër herë në drejtimin anësor dhe tre here në drejtimin terthor. Pra është ndërtuar mbi bazën e prerjes së artë. Për të mos u zgjatur këtu, ajo ndaj dhe u caktuar “ Monument Kulture”. Por fatkeqësisht banesa u dogj në vitin 1998. Dhe për një periudhë të gjatë kohe mbeti e parestauruar. Shkrimtari ka kërkuar edhe pranë autoriteteve të vendit të asaj kohe por edhe më vonë, që ti kushtohej vemendje kësaj banese ashtu siç i është kushtuar edhe banesave të tjera në Gjirokastrës që janë caktuar si “ Monument Kulture”. Por është shumë e çuditëshme se si edhe në kohën e monizmit edhe tani në demokraci, jo vetëm ka qenë e njëjtë por mund të them penguese. Jam vetë dëshmitar i kësaj pune. Edhe vetë Kadareja e ka ngritur tek libri “ Ftesë në studio”. Unë jam i lidhur prej vitesh me këtë banesë, pasi kam patur lidhje miqsore me babanë e Kadaresë, e kam pasur mik. Kam qenë shok me vëllanë e Ismailit, pasi ishim moshatarë dhe hynim e dilnim në shtëpinë e njëri tjetrit. Më kujtohet si sot kur në vitin 1969 filluan ndërtimet me kontribut vullnetar. Shtëpia e Kadaresë ishte shpronësuar, dhe shteti kërkonte të bëhej rindërtim për të strehuar njerëz të tjerë. Kur vajta dhe pashë projektin ajo ishte një thesar, zbulova një thesar të vërtetë arkitektonik. Atëherë mblodha materialet dhe dokumentat dhe shkova tek drejtuesit për ti vënë në dijeni se shtëpia duhet të restaurohej siç ishte vite më parë dhe të ruhej si “Monument Kulture”, pasi kishte vlera të mëdha arkitektonike. Sigurisht që nuk ju kushtua aspak vemendje, ajo u transformua krejt ndryshe. Unë u dëshpërova sigurisht por e ruajta projektin e arkivova. Më vonë përsëri në monizëm, nën presionin dhe interesimin miqve, dashamirësve dhe vetë shkrimtarit, vendosën që shtëpinë ta restauronin. E ndjeja për detyrë ta evidentoja projektin tim, që të zbatohej,por kuptohet që nuk e pata atë mundësi. Istituti i monumenteve të kulturës të asaj kohe, bëri vetë një projekt, I cili nuk pasqyronte aspak gjendjen e vertetë gjendjen reale të shtëpisë egzistuese, por megjithatë ai filloi të zbatohej. Kontaktova menjëherë me shkrimtarin dhe i tregova projektin tim. Ai sapo e pa tha: Po kjo është shtëpia ku unë jam rritur dhe mbaj mend nga fëmijëria ime, ky është projekti i duhur. Atëherë luftuam të dy së bashku që ky projekt të zbatohej. Kontaktuam me institucionet e asaj kohe, porse qeveria e asaj kohe nuk ishte aspak e interesuar që ky projekt të zbatohej, kështu që mes atyre peripecirave nuk gjetëm mbështetjen e duhur që shtëpia të restaurohej. Pokështu edhe në vitin 2006, projekti u ndalua , pasi një komshi nuk lejonte të bëheshin ndërtimet në krahun e tij, dhe shteti nuk u kujdes për shpronësimin. -Një zotëri gjirokastrit tek po filmonim shtepinë në restaurim e sipër , puntorë që punonin vrullshëm , dhe nuk ndaluan asnje moment, dhe na thanë të mos i pengonim. Ju luta atyre për pak minuta dhe i thashë; sikur të ishte punuar kështu tërë këto vite duhet të kish mbaruar me kohë kjo shtëpi e famshme, ndaj ju lutem vetëm pak minuta. Ata nuk ndaluan dhe ne i bëmë filmimet. Dikush aty brenda, se di vizitor apo puntor qe, foli: Shtëpia e Kadaresë u bë si pëlhura e Penelopës. Sa herë ai thoshtë apo shkruante ndonjë gjë në të mirë të vendit tonë, po që su pëlqente pushtetarëve, anullonin punimet dhe i zvarrisnin ato pafund. Më bëri shumë përshtypje kjo shprehje, “ Si pëlhura e Penelopës” . Në çast mu kujtua fragmenti : “-Puntorët pinin kafe në këmbë, duke marrë frymë me vështirësi. Njerin prej tyre e quanin Omer. Kur ai zbriste poshtë, unë afroja kokën te gryka e sternës dhe i thosha. Omeeeeer. Omeeeeeeer gjëmonte sterna, e zbrazur ajo kishte një zë të fortë dhe të ngjirur, sikur të ishte ftohur. – E di kush ka qënë Omeri ose Homeri?- më tha Isai.- Jo, ma thuaj ti? Ka qenë një poet i vjetër grek, i verbër. Ai ka shkruar libra të mrekullueshëm për përbindëshat me një sy dhe për një qytet me emrin Trojë dhe për një kalë druri. -Hooomeeeeeeer,- tha ajo emrin e të verbërit. Mu duk se dëgjova shkopin e tij. Homeeeeeeeeeeer! -Tani puna është ndryshe, fondet nën drejtimin e Unescos janë të plota dhe po punohet intensivishtpër restaurimin komplet të saj. Pasi siç thashë më lart është një nga monumentet më përgjithësuese të gjirokastrës dhe vlerave të veçanta të saj. Kjo tregon se dhe vetë familja Kadare në shekuj ka qenë një nga familjet më të shquara të qytetit të Gjirokastrës dhe të vlerave të veçanta të saj. Banesa është produkt i vitit 1770, datë e cila u gjet në pllakën e objektit. Ketu dalin dhe vlerat fillestare të saj. Shkrimtari nga ana e tij, nxirrte ne pah vlerat e impresionet që nga fëmijëria e më tej që kish lënë në jetën e tij ajo shtëpi e madhe. Ndërsa unë shihja vlerat arkitektonike të hershme të Gjrokastrës dhe këtu edhe përplaseshin mendimet ndonjëherë. Por sigurisht që gjatë restaurimit do të respektojmë edhe përshkrimet e shkrimtarit tek “Kronikë në gur”. Është interesante se në këtë shtëpi gjenden edhe disa elemente të rallë që nuk gjenden në shtëpi të tjera. Janë ca shkallë të jashtme që japin ca vlera arkitektonike të rralla. Shkallë që fillojnë brenda dhe dalin jashtë shtëpisë për tu ngjitur në katet sipër. Janë thyerjet e dritës dhe kontrastet hije dritë volumore që japin arkada dhe transparencë brenda mureve të pjesës qëndrore të banesës. Gjithashtu tek kjo banesë si në raste tepër të rralla kati i parë është pesë metër i lartë, i cili është i gjithi i mbuluar me qemer. Kubeja e madhe thotë shkrimtari tek “ Kronikë në gur, dhe kubeja e vogël. Dhe midis kubesë së madhe dhe kubesë së vogël ka dhe një kube tjetër që quhet “ burgu i shtëpisë”. Unë mendoj se ajo ka qenë një pjesë e fshehtë për të ruajtur gjërat me vlerë të shtëpisë apo armë. Natyrisht edhe për tu fshehur ndonjë njeri, apo brenda familjes mund të ketë pasur ndonjë kërcënim për ndonjë fëmijë siç e thekson edhe shkrimtari. Hyrja e saj ka qenë e fshehtë me një kapak të rëndë guri përsipër. Unë do tja bëj kapakun prej xhami dhe poshte do ti vë një dritë që të duket gropa e errët. Do ti vë dhe dedikimin që i ka bërë shkrimtari për këtë mjedis. Tjetër gjë e çuditëshme është se në këtë shtëpi kemi gjetur edhe një hyrje të fshehtë,për të cilën nuk i kemi përfunduar punimet porse dalja e saj jashtë objektit duket. Unë e kam diskutuar edhe me shkrimtarin këtë zbulim.
( citoj një fragment nga “Kukulla”) –Një hyrje e fshehtë …Ja ta zëmë një dalje…..E çkishte këtu për të vrarë mendjen?….Merrej me mend se ishte më shumë se një hyrje dhe më e thellë se çdo fshehtësi. Herë më dukej si një kod i pashmangshëm për zbërthimin e gjithçkaje, duke përfshirë dhe enigmën e Kukullës. -Po e vërtetë më ka kushtuar pesë faqe libri mua tek “ Kafe Rostand”. E rëndësishme është gjithashtu se në restaurimin e brendëshëm të ndërtesës, ashtu si në të gjitha shtëpitë e Gjirokastrës, egziston një kombinim midis arkitekturës dhe artin e dekoracionit. Çdo element i jashtëm apo i brendëshëm është i plotësuar me një dekoracion të bollshëm. Musëndra të gdhendura, tavane të gdhendurame motive nga më interesantet, dyert gjithashtu. Kështu që kushdo që të vjë e të vizitojë këtë shtëpi, jo vetëm që do të njihet me veprat e Kadaresë por edhe me kulturën e Gjirokastrës dhe vlerat arkitektonike të saj. Jam dëshmitar se gjatë gjithë kohës së restaurimit kanë ardhur vizitorë anë e mbanë vendit, shqiptarë nga Kosova, diaspora dhe shumë të huaj vazhdimisht duke u interesuar për gjithçka rreth saj. Jeni miq tashmë dhe jeni takuar disa herë. Ndonjë mbresë të veçantë, nga takimiet dhe bisedat me Zotin Kadare. Sa herë ka ardhur unë e kam shoqëruar gjithmonë. Të dy jemi nga sokaku i të marrëve. Po unë jam në qëndër ai është më lart. Dhe nja ditë kur po ngjiteshim lart tek “Sokaku I të Marrëve”, në mes të rrugës më thotë: -More e ndjen veten të marrë ndonjëçikë ti? -Po në asnjë mënyrë mo, si do ta ndjejë veten të marrë , çjanë këto që më thua? Dhe ai qeshi dhe më tha: po unë e ndjej veten njëçik të marrë. Më vonë mu kujtua se ai kishte shkruar një libër “ Çështje të marrëzisë”. Se në këtë qytet shumë çështje njerëzore janë paradokse, janë tamam çështje të marrëzisë. Siç I spjegon aq bukur artistikisht shkrimtari. Dhe më vonë I kam thirur mendjes se vërtet të tërë kemi një dammar pak të marrë.
Libër shumë i bukur vërtet, “ Çështje të Marrëzisë”, çudi, realizmi dhe vërtetësia treguar magjishëm. (Citoj) “ Gjyshja më kish treguar se në të gjitha shtëpitë e mëdha gjirokastrite, mëritë ishin aq të gjata sa që shumicës nuk I mbahej mend zanafilla. Kushërinjtë tanë Hankonatët kishin mërri mbi dyqindvjeçare me Kokobobot e këta të fundit më Shtinot. Më e zgjatura që njihej ishte mëria e Zekatëve me Babametot, mbi treqindvjeçare, qysh nga koha kur këta të fundit kishin qënë të krishterë…. Na trego pak për atë këngën, ( citoj fragment nga “ Kafe Rostand”). … “ Nuse ku fute këmbët……
-Ismali çlodhet kur vjen këtu në Gjirokastër, dhe ai e ka përshkruar momentin, kur erdhi me Helenën dhe hymë në shtëpi. Ne me një grup shokësh kishim përgatitur një këngë popullore me shumë emocione dhe ai u emocionua shumë. Ai ka shumë emocione të veçanta. Ai në pamje duket I ftohtë por Ismaili është jashtëzakonisht I ngrohtë dhe shërbimet që I ka bërë ai Gjirokastrës nuk ja ka bërë njeri deri më sot. Shpeshherë ka edhe humor. Ai që duket në pamje pak I rëndë, është njeri shum gazmor dhe ashtu siç ka veprën është edhe vetë I madh. Ismail kadare nuk bën kurrë biseda që të shajë e të ofendojë njeri. Më ka folur shpesh herë sa herë ka rënë rasti për Lasgush Poradecin, për këtë person kishte shumë debulesë. Zoti Agron, ndonëse me pak vështirësi u gjendëm, por ishte një bisedë shumë e këndëshme, interesante, dhe prej të cilës mësuam shumë. Ju falenderoj përzemërsisht!