Albspirit

Media/News/Publishing

Pasuria e deputetit Peza, qytetari: Mjer moj Shqipëri, po na pinë gjakun përditë. Ja reagimi i Ramës

 

Pasuria prej 1 milion dollarë në një bankë të nivelit të dytë e deputetit socialist, Alfred Peza, ka qenë dhe një nga debatet e nxehta politike të këtyre ditëve. Pas nisjes së hetimit nga ILDKPI një ditë më parë dhe reagimit të vetë deputetit nuk ka munguar dhe përgjigjja e kryeministrit.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook, i cili thotë së nëse Alfred Peza ka bërë 1 milion dollarë, imagjinojë sa mund të jetë pasuria e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përgjigjja e kreut të qeverisë ka qenë kjo: “Po të dëgjosh Shqupin kështu është, miliarda nga të katër anët, po fakti është se të ardhurat e Alfred Pezës nuk janë shtuar aspak qëkur ka hyre ne politike dhe këtë e tregon qartë deklarata e pasurisë! Po me kë të flasësh, me këngëtaret apo me spektatoret e Shqupit?!

Image

 

Please follow and like us: