Albspirit

Media/News/Publishing

Provincializëm dhe vanitet shqiptarësh: turizmi tek Trump që po shitet si ftesë nga Presidenti i SHBA

Një figurë e njohur mediatike i servirte publikut në FB një ftesë të ardhur për të, për të qenë present në inagurimin e presidentit Trump. Por ai, pasi falenderonte dërguesit e ftesës, -duke lënë të nënkuptuar se ata me patjetër ishin kokat e Amerikës tek të cilët ai gëzonte një vend të veçantë – thoshte se nuk do mund të ishte, për shkak vendndodhjes diku tjetër, në një cep tjetër të globit. Pas këtij informimi e sqarimi që kullonte delir provincialiteti, shfaqej në mënyrë imagjinative figura e ngrysur e Donald Trumpit për mosprezencën e mikut nga Shqipëria.

Dhe pak a shumë, në këtë lloj provincialiteti kanë rënë këto ditë të gjithë ata që mbahen për më të mençurit e këtij vendi, duke qenë se falë mjerimit mental e shpirtëror të një populli, kanë marrë në dorë fatet e tij si politikanë e udhëheqës. Ngarendja e tyre e këtyre ditëve për t’i treguar miletit se janë të ftuar tek Trumpi, kanë qenë pështirosëse si sjellje provinciale.

Se ja, ka mbërritur konfirmimi zyrtar nga stafi, apo thënë më mirë protokolli zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të re në lidhje me ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump.

Departamenti i Shtetit i ka dërguar një shkresë të gjitha ambasadave në Uashington u thuhet se si në të kaluarën asnjë delegacion zyrtar nuk do të ftohet në ceremon, përveçse përfaqësuesve diplomatikë.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur gjithmonë. Mbani mend ndokush që të ketë shkuar apo të ketë deklamuar se do të shkojë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Barack Obama 1 dhe Barack Obama 2? Asnjë prej politikanëve shqiptarë nuk shpalli garë atëherë. Po tek Presidenti George W. Bush 1 dhe 2? Sërish asnjë! Në fakt në vitin 2000, Berisha si lider i opozitës udhëtoi për në Uashington i ftuar nga ish-kongresmeni i ndjerë James Trafikant, por ajo ngjarje nuk se bëri bujë.

Kjo sepse Uashington District Columbia, që quhet kryeqyteti i SHBA-ve në ditën e ceremonisë së betimit të Presidentit të Ri kthehet në një panair të vërtetë politik, ku shkojnë lobues, biznesmenë, dhe kryesisht të tillë për të vendosur piketat me administratën e re. Uashingtoni ka shumë e shumë veprimtari, që nga ceremonia në shesh, ku realisht rëndësi ka vetëm për pamje televizive, balloja e darkës si event showbizi, si dhe ceremonia zyrtare ku Presidenti i ri i drejtohet opinionit ndërkombëtar. Dhe mu tek kjo e fundi marrin pjesë ambasadorët dhe ca media shumë pak kryesore të zgjedhura të vendeve të mëdha. Për shembull nga Ballkani është zgjedhur vetëm TRT, Anadolu Agency dheKathimerini.

Kurse të tjerët që kanë bërë të ditur se kanë ftesa zyrtare do ta shikojnë ceremoninë në televizor, apo maksimumi nga ekrani i gjerë, duke qenë prezentë vetëm tek ceremonia në shesh, atje ku mund të ndodhet dhe dreqi me t’birin.

Kështu që Ilir Meta i pari, Lulzim Basha i dyti, Blendi Klosi i treti, Ervin Bushati i katërti dhe lista që vazhdon – por pa personin që nuk do mund të ishte – do jenë në Uashington, edhe në inagurim, por jo tek “dhoma e pritjes”. Maksimumi do jenë në oborr me dreqin e t’birin, duke e parë nga jashtë në ekran atë çfarë ndodh brenda. /tesheshi.com/

Please follow and like us: