“Nëse tregon gjoksin fiton reklamën”! Zbulohen skandalet me modelet shqiptare
Fenomeni i mashtrimeve online të modeleve shqiptare është përhapur akoma më shumë së fundmi, kjo me ndihmën e zhvillimit të teknologjisë. Vajza dhe djem të moshave të ndryshme bëhen shpesh pre e rrjeteve të gjera të trafikimit dhe prostitucionit, duke u nisur nga një bisedë në “Facebook” apo “Instagram”, ku marrin si të mirëqenë çdo gjë që u thuhet.
Dy modele rrëfyen në emisionin “Top Show” dy situatave të tilla, prej të cilave kanë arritur të shpëtojnë.
Modelja Amina Shena tregoi sesi para disa kohësh ajo kishte komunikuar me një person në “Instagram”, i cili i kishte ofruar mundësinë për të marrë pjesë në Miss Universe. Sipas Aminës, e gjithë biseda ishte e dyshimtë për vetë faktin që ajo nuk kishte marrë pjesë në asnjë konkurs fillestar bukurie në Shqipëri.Nga ana tjetër modeles Livia Kola, i ishte ofruar një mundësi për të marrë pjesë në një spot publicitar, por me një kusht, t’i tregonte gjoksin menaxherit.
“Ishte një person që më ka kontaktuar në Facebook. Më tha që ishte përfaqësues i dyqanit të fustaneve të nusërisë. Unë e pyeta sesi funksionon, se sa do paguhem. Sepse jemi mësuar që të marrim gjithmonë detaje. Personi nuk më dha asnjë detaj, por më ofroi menjëherë takim. Mua mu duk shumë e çuditshme dhe thashë do flas njëherë me menaxherin . Edhe ai ishte me të njëjtin mendim, që është shumë e çuditshme. Menduam ta vazhdonim bisedën për të parë ku do të shkote dhe i bëra pyetje. Arritëm në një pikë ku personi më tha që duhet të takosh regjisorin dhe të tregosh këtë pjesë të trupit. Nëse e bën, do e marrësh menjëherë rolin. Kjo ishte tërësisht jashtë asaj çfarë ne kishim deri atëherë”, tregon Livia.Në ekranin e studios shfaqet edhe mesazhi që personi në fjalë i kishte shkruar modeles në “Facebook”, ku ndër të tjerash thuhej: “N.q.s i tregon cicat te menaxheri, fiton reklamën”.
Rasti i dy vajzave është vetëm një nga shumë denoncimet e bëra për këtë fenomen.