Ministri grek i Mbrojtjes: Nuk e tolerojmë gjestin e shqiptarëve, kush nuk ndihet grek të ikë
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos ka reaguar pas fotos së publikuar ku disa ushtarë me origjinë shqiptare por me uniformë greke bënin shqiponjën me duar.
Kamenos duke takuar ushtarët në qendrën e trajnimit në Missolonghi ka thënë se kush nuk ndihet grek mund të kthehet në vendin e tij.
“Kush nuk ndihet grek, të kthehet në vendin e tij. Ngjarje të tilla nuk tolerohen në forcat e armatosura. Të bëhet hetim i detajuar dhe të dënohen rekrutët”, ka theksuar ai.
Kamenos ka kritikuar edhe dhënien e shtetësisë pa kontroll për qëllime elektorale. “Simitis dha shtetësi greke për të huajt. Shtetësia, pa kontroll vetëm për qëllime elektorale”, tha Kamenos.
Please follow and like us: