Ç’po ndodh brënda aleancës PS-LSI?
Denion Meidani
LSI-ja është konsideruar deri vonë një partner strategjik i PS-së, madje një partner i domosdoshëm i koalicionit qeverisës, që e ka mbajtur në këmbë qeverinë dhe bëri të mundur mjaft reforma të rëndësishme. Por, ama, ajo nuk arriti të frenonte jo pak dështime e përkeqësime gati në çdo fushë. Dhe kjo, pa dyshim, ka koston e saj. Por, ç’po ndodh ditët e fundit?…
1. Para disa ditësh, ministri Koka i LSI-së, hodhi bombën e radhës kundër koalicionit, kundër vetëqeverisë në të cilën ai bën pjesë. Ai, midis të tjerash, u deklarua kundër vazhdimësisë së mëtejshme të kësaj marrëveshje qeverisëse në të ardhmen, pra dhe kundër kësaj aleance politike që ka sjellë, sipas tij, keqqeverisje, keqpërdorim dhe keqfunksionim të institucioneve qendrore e vendore të shtetit, përfshirë dhe një strukturë tepër vitale si policia e shtetit. Ai na pikturoi, kështu, një situatë alarmante, nga “feed back” apo leximi i “ kundërt” i së cilës nënkuptohet se, në sytë e PS-së dhe kupolës së saj, LSI-ja shihet si një armik. Z. Koka foli dhe për tradhti e probleme të tjera të brendshme të koalicionit, që janë të rëndësishme për vendin, por që kalojnë në vend tëdytë në krahasim me pohimet e tij mbi kanabizimin e vendit dhe vetë ndikimin e policisë së shtetit në shtrirjen e kësaj murtaje. Për të, një situatë e tillë mund të ndikojë dhe të pasqyrohet keqas në zhvillimet politike, sidomos zgjedhjet e ardhshme. Për më tepër, sipas Ministrit të Mjedisit, ka zyrtarë e segmente policie të përfshirë nëtrafikun e drogës. Segmente të tilla të policisë së shtetit mund të bëjnë presione të llojllojshme për të ndikuar nëzgjedhjet e ardhshme elektorale…
Këto deklarime nga brenda qeverisë, sa janë jo normale dhe të çuditshme (sepse më parë duhet të jepet dorëheqje individuale apo të deklarohet prishje koalicioni), po aq janë dhe alarmante. Ato rikonfirmojnë edhe dyshimet e hedhura aty-këtu nga media apo organizma ndërkombëtarë, për përfshirje qeveritare deri dhe tëstrukturave të sigurisë në nivelet më të larta, në kanabizimin e vendit. Nga ana tjetër, deklarata të tilla prej brenda qeverisë, e shtojnë më tepër mosbesimin e opozitës ndaj organizimit zgjedhor, sidomos me “zhurmën” e përhapur për një skeme manipulimi masiv në përgatitje e sipër, nga ana e rilindjes, për të shtrembëruar vullnetin e sovranit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
2. Deklarata më të përmbajtura, por që ngrinin dyshime të ngjashme dhe i binin kambanave të alarmit, ishin dhe ato të Ministrit të Drejtësisë, po i LSI-së, pak kohë më parë. Sipas Z. Manjani, një tufë nismash ligjore tëiniciuara nga ana e tij, që ai i konsideron tepër të rëndësishme dhe që adresojnë disa probleme serioze prej të cilave vuan vendi, nuk po kalojnë dhe miratohen nga qeveria, pra dhe aleati i tyre kryesor në qeverisje, pa dhënë arsyen më të vogël. Mesa kuptohet, një gjë e tillë e bënte atë të analizonte dhe të shihte pozicionin e tij në qeveri, që po shfaqte pandjeshmëri e monstruozitet. Edhe ai na paralajmëroi për gjendjen kritike të kanabizimit të vendit, madje me një shqetësim të thellë për këtë fenomen të rrezikshëm, që po zinte rrënjë me shpejtësi jo vetëm nëtokë, por dhe në mendjet e zgjedhjet e njerëzve të thjeshtë anë e mbanë. Në kushte të tilla, për Ministrin e Drejtësisë, siguria kombëtare është “absolutisht shumë herë e rrezikuar”. Madje, një pyetje për përgjigje, në kuadër të kësaj sigurie, është: si ka mundësi që peshqit e mëdhenj ja hedhin përherë, kurse në rrjetë mbeten peshq të vegjël? Në mënyrën e vet, ky është një aludim i qenësishëm, që u mishërua qartë tek artikulimi i Ministrit Koka. Gjithashtu, në kohën e bërjes publike të shqetësimeve të tij, për Ministrin Manjani ishin lënë akoma në detyrë kryetarë bashkie, që ishin marrë me trafiqe, deri trafiqe femrash, ndërkohë që sipas ligjit tëdekriminalizimit, duhej pastruar politika dhe përfaqësimet e saj qendrore e vendore.
3. Lexuam, gjithashtu, në media një informacion, që mund të ishte i denjë për filmat e Hollywood-it. Aty thuhej se nënkryetari i LSI-së dhe kryetari i grupit parlamentar, z.Vasili, në një mbledhje urgjente të para pak kohëve me drejtues të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë të propozuar nga LSI-ja, i ka paralajmëruar tëpranishmit që të jenë tejet të kujdesshëm. Këtë ai e lidhte me disa informacione të përftuara nga shërbime tëhuaja, ku bëhet fjalë se mund të tentohet nga ana e policisë së shtetit për të futur drogë në makinat e tyre, pikërisht për t’i inkriminuar e diskriminuar ata dhe, mbi të gjitha, edhe forcën politike ku ata aderojnë.
4. Ndërkohë dhe nënkryetari tjetër i LSI-së, z. Luan Rama i mbështet deklaratat e z. Koka. Ato qëndrojnëdhe, nuk mund të mohohet dot se Shqipëria është e mbushur me kanabis. Policia nuk e ka kryer detyrën e saj për parandalimin e këtij fenomeni, madje nënkuptohet se kultivimi, në këtë përmasë e shtrirje, i kanabisit nuk mund të bëhej dot pa pasur mbështetjen e policisë. Ai shkoi dhe një hap më larg duke pohuar se jo vetëm qëpolicia duhet dekriminalizuar, por dhe politika, sepse “mbjellja e sipërfaqeve të mëdha me kanabis nuk mund të bëhet pa prapavijë politike”.
5. Deputeti Tavo, i po kësaj force politike, vetëm dy ditë më parë, përveç të tjerash, informoi se nëGjirokastër policia po ushtron presion në zonat minoritare me qellim për të ndikuar në zgjedhjet e përgjithshmeqë po afrojnë.
⁕ ⁕ ⁕
Reagimi deri tani nga ana e rilindjes ishte i vakët, ose i pazëshëm si ai një fajtori të dënuar me vdekje. Ndërkohë, në çdo vend demokratik evropian, krahas dorëheqjeve para akuzave publike prej anëtarësh kabineti,një kanabizimi i tillë i vendit do të mjaftonte që Ministri i Brendshëm të ishte dorëhequr me kohë. Aq më tepër tani mbas akuzave të drejtpërdrejta nga kolegët e tij në qeveri. Problemi bëhet akoma më serioz me pohimet se policia po ndihmon që të zhvillohet biznesi i mbjelljes dhe trafikimit të drogës, pse jo të shoqëruar me atë tëvotës. Në mungesë të një dorëheqjeje të tillë, për trajtimin e problemit nga prokuroria, kryeministri i tij duhet ta kishte shkarkuar atë; dhe nëse gjithçka vërtetohej, mbase duhej të tërhiqej dhe vetë ky i fundit. Por, z. Rama na e paraqit këtë kanabizim si një fenomen që kërkon përpjekjen e përbashkët për ta luftuar dhe jo si diçka që, nëfakt, ka ndodhur nën hundën e tij, ndoshta dhe me bekimin e heshtur për te asistuar sektin e tij “merkurial” përtë qëndruar në çdo mënyrë në pushtet.
Pas deklaratave të mësipërme prej disa anëtarësh kabineti apo disa deputetësh koalicioni, klima parazgjedhore dhe besimi tek qeveria, dhe sidomos policia, është vrarë përfundimisht dhe kjo qeveri nuk duhet lejuar të nëpërkëmbë zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu, edhe brenda qeverisë mungon besimi i ndërsjellë midis ministrave. Një qeveri e tillë nuk mund të vazhdojë funksionin normal të saj. Një rrugë e mundshme është njëqeveri teknike që do të spastronte me vrik e seriozitet radhët e strukturave të sigurisë dhe të institucioneve tëtjera ligj-zbatuese dhe, mbi të gjitha, që të organizonte me transparencë e ndershmëri të gjithë hallkat e procesit zgjedhor. Vetëm kështu mund të krijohet një klimë e qetë dhe e besueshme para dhe pas elektorale, duke garantuar dhe vazhdimësinë e proceseve demokratike dhe integruese në vend.
⁕ ⁕ ⁕
Deklarata e diskutuara më sipër janë tepër të renda, madje dhe alarmante. Bëhet fjalë për dy ministra tëkabinetit qeveritar si dhe dy nënkryetarë të aleatit kryesor të PS-së në qeverisje. Ato inkriminojnë policinë, por dhe vetë qeverinë në kultivimin dhe trafikimin e shumëfishuar të lëndëve narkotike në vendin tonë. Siç u trajtua në media në rastin e dy zgjedhjeve vendore pjesore, në kushte të tilla bëhet i mundur edhe deformimi i zgjedhjeve nga përdorimi i parave të drogës, sidomos nga kjo përfshirje apo lojtarë të kanabizimit me resurset e tyre të pista . E parë me këtë sy të sotëm dhe të perspektivës së afërt, mbas deklaratave të tilla, që përmbajnë peshë penale dhe denoncojnë sjellje e veprime antikushtetuese e antiligjore (që kane cenuar republikën, rendin, sigurinë e garantimin e zgjedhjeve të lira demokratike në vend) nuk ka dhe nuk duhet të ketë tërheqje mbrapa nga ana e LSI-së. Ama dhe vetë PS-ja, pavarësisht pretendimeve për “qetësi, dashuri e buzëqeshje”, nuk mund t’i konsiderojë këto pohime si keqinterpretime ose retorikë politike. Diçka serioze po ndodh dhe kjo kërkon zgjidhje dhe jo të luhet i njëjti vallëzim tango me muzikë kaotike. Prandaj, siç e thashë më sipër, ka vetëm njëzgjidhje institucionale të përgjegjshme: këta ministra akuzatorë duhet të paraqesin dorëheqjen e tyre tëparevokueshme, mbas këtyre deklarimeve me peshë e domethënie të tillë për të gjithë qytetarët dhe vetërepublika. Si do të mundej dikush me integritet dhe moral në shërbim të demokracisë, që aderon e predikon integrimin evropian, do të mund të vazhdonte që, sipas pohimeve të veta, të ishte pjesë e një kaste që ka kanabizuar vendin, ka kriminalizuar policinë e po planifikon të shtrembërojë zgjedhjet elektorale që janë shtyllabazë e çdo sistemi demokratik në botë.
⁕ ⁕ ⁕
Përfaqësuesit më të lartë të LSI-së, këto ditë, kanë ngritur me bubullima vellon e qeverisjes dhe kanënxjerrë në dritë fytyrën lebrose të saj, vetë moçalin e krijuar që shumë qytetarë e analistë prej kohësh e dyshonin dhe kishin denoncuar, folur e shkruar. Sot, LSI-ja duhet të zgjedhë midis ndjekjes së ëndrrës së saj për integrim apo vazhdimit të zhyerjes. E vetmja zgjidhje logjike e demokratike është ajo për të dalë menjëherë nga kjo aleancë me krimin e kanabizimin, përndryshe ajo nuk mund të shfajësohet më, dhe i mbetet të kridhet pa fjalë nëmoçalin kanabist të krijuar, duke kapërdirë gjithçka të përmjerrë në këtë vend gjatë rilindjes. Dhe, për fat të keq, do të detyrohet të varrosë në heshtje frymëzimin e vet politik, së bashku me shpresën e shqiptarëve për një zgjim të menjëhershëm nga kjo ëndërr e keqe disa vjeçare.