Këngëtarja kineze Angela Yeung
Ose siç njihet me emrin e skenës Angelababy, e cila është një modele, aktore dhe këngëtare kineze. E lindur në Shanghai në 89-ën, me një prejardhje të largët nga Gjermania, dhe më pas e zhvendosur në Hong Kong. Emri i saj i skenës është një kombinim i emrit të saj në anglisht “Angela” dhe pseudonimit të saj “Baby”.
Ajo u lind në Shanghai dhe në moshën 13 vjeçare u shpërngul në Hong Kong. Babai i saj është gjysmë kinez gjysmë gjerman, ndërsa mamaja është kineze. Emri i saj i lindjes është “Yang Ying”. Ajo është e rrjedhshme në dialektin Mandarin, Kantonez dhe Anglisht.
Edhe pse emri i saj ishte Angela, atë e thërrisnin që në një moshë të vogël “Baby”, ndaj dhe kur u rrit dhe filloi të merrej me modelingun, ajo bashkoi këto emra në një të vetëm duke u njohur kështu nga admiruesit e saj. Përveç bukurisë së saj magjepse, e cila është një dhuratë e natyrës për të, ajo ka bërë edhe ndërhyrje kirurgjikale, të cilat media nuk mund ti anashkalonte pa i komentuar. Madje shumë herë janë publikuar fotot e saja para dhe pas ndërhyrjes, duke e saterizuar. Por tek e fundit e rëndësishme është që pamvarësisht ndërhyrjeve, rezultati është mahnitës. Ajo është një femër e bukur dhe e pëlqyer nga shumë admirues. Kjo është në favorin e saj, pasi profili që ajo ka në botën e artit, kërkon një paraqitje tepër perfekte. Madje ajo thekson se çdo detaj duhet kuruar me shumë vëmëndje.
Ajo u shkollua dhe u diplomua në kolegjin ” Notre Dame” të Hong Kongut.
Angela shfaqi një interes të veçantë për modën që në një moshë të re. Ajo tha se babi im ka një biznes mode, edhe pse ai tregtonte rroba për mosha më të mëdha , ajo prap shkonte atje pasi i pëlqente ti provonte veshjet, ti kombinonte ato e të sfilonte me to. Ishte një kënaqësi e veçantë shprehet ajo. Mendoj se kështu nisi pasioni im për modelingun.
Vetëm 14 vjeç, ajo firmosi kontratën e parë si modele për Style International Management. Ajo nisi në uebsajtin japonez dramën Tweet Love Story e cila u pëlqye në rolin e saj.
Në 2012-ën, ajo nënshkroi një kontratë me Avex Group për aktivitetet dhe eventet që do të organizohen në Japoni, pasi tashmë ajo po ndiqte leksione mbi gjuhën japoneze atje.
Vetëm dy vite më vonë, në 2014-ën ajo u bë modele për spotet publicitare të Hotel Shillas dhe Duty Free Shows. E cila është një linjë e kompanisë shumë prestigjoze dhe në zë të Samsung-ut, të grupit të Seulit në Korenë e Jugut.
Ndërsa në 2015-ën, ajo u bë ambasadorja e produkteve të celularëve Meitu në Kinë. Angela ka shfaqur gjithmonë interes për botën e artit dhe për pasarelat. Televizioni, siç shprehet ajo është shtëpia ime. Atje unë gjej qetësinë shpirtërore, dhe ndaj kam qënë aq këmbëngulëse që të jem pjesë e saj. Dhe edhe pse kërkoj akoma nga vetja, pasi çdo njëri nga ne kërkon të arrij majat, unë ndjehem e lumtur që në një farë mënyre pasi ëndërra ime artistike, u realizua.
Të jesh në botën e artit nuk është aspak e lehtë, madje kërkon punë dhe sakrifica. Por të gjitha këto, unë jam e gatshme t’i bëj për të qënë atje ku unë dëshiroj, ka shprehur këngëtarja.