Albspirit

Media/News/Publishing

Kryekarvanari kryeqeverisës s’pranon asgjë

 

Image result for albspirit

Çerçiz Loloçi

 

Kritikave të shumta që vijnë për funksionimin e Ministrisë së Brendshme dhe veçanërisht për disa segmente të Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe trafiqeve ndërkombëtare, kryeministri shqiptar Edi Rama u përgjigjet me shprehjen “qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

Të njëtën frazeologji përdor krykarvanari kryeqeverisës edhe kur e kritikojnë për mënyrën e qeverisjes, për tenderat që jepen pranë klientelës së vet, për koncesionet e shumta dhe sidomos ato në shëndetësi, pra për të gjitha mosrealizimet që janë të pranishme në këto katër vjet.

Natyrisht nuk mund të thuhet se gjithçka ka shkuar zi e më zi në koalicionin e Rilindjes, ka sektorë që kanë njohur një farë progresi, vlerësohen përpjekjet për uljen e informalitetit, për reformën territoriale, në ritmet e larta të legalizimeve, për ngritjen në Bruksel të çështjes shqiptare të Çamërisë, etj, por janë të pakontestueshme mospranimet e dështimeve të shumta në mjaft fusha të tjera.

Pikërisht në këtë qeverisje Shqipëria është bërë lajmi i parë në mediat më të rëndësihme ndërkombëtare për kultivimin e kanabisit dhe përgjegjëse e radhës së parë është sigurisht qeveria, ministria e Brendshëm dhe titullari i saj Saimir Tahiri, pa përjashtuar edhe organet e tjera ligjzbatuese dhe sidomos prokuroria dhe gjykatat.

Edhe në këtë rast, kur s’ka mbetur cep i vendit që nuk kultivon hashash, kryeministri krekoset dhe nuk pranon asgjë duke hedhur si zakonisht një batutë frazeologjike.

Ana më komike e këtij kryekarvanari kryeqeverisës është çelja e ekspozitave të pikturës në disa metropole botërore dhe promovimi i disa librave modeste të tij duke na paraqitur në sytë partnerëve euroatlantikë si shteti më jozerioz në shkallë kontinenti.

Ka një pretendim nga kryekarvanari dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj për rritje ekonomike, por në të vërtetë familjet shqiptare janë varfëruar më shumë, çmimet janë rritur vit pas viti, ndërsa oligarkët e pushtetit vazhdojnë të thellojnë hendekun mes shumë të pasurve dhe përfituesve të fondeve publike dhe pjesës më të madhe të popullsisë që jeton në kushte mjerimi.

 

 

Please follow and like us: