Media gjermane: Situatë e tensionuar në Ballkan, Turqia e gatshme të mbrojë ushtarakisht Kosovën dhe Bosnjën; por perëndimi?
Pas marrjes së detyrës së presidentit nga Donald Trump, shumë analiza janë kryer për pasojat që mund të ketë në ndarjen e fushave të ndikimit mes Perëndimit dhe Rusisë, duke përfshirë kutu kryesisht vendet baltike dhe dhe Ukrainën, shkruan media e njohur gjermane taz.de.
Por marrëveshja mes presidentit Trump dhe Rusisë mund të prek edhe Ballkanin, që kohët e fundit ka eskaluar situata si asnjëherë më parë prej ndërhyrjes së NATO gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.
Politika ruse kërkon të ushtrojë ndikimin e saj te kombet nacionalist ortodokse. Deri tani në BE janë anëtarësuar Slovenia dhe Kroacia, ndërsa Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria duhet të shpresojnë për një anëtarësim në BE. Por Europa nuk duket shumë entuziaste për zgjerimin e mëtejshëm dhe kjo mund të bëhet realiste akoma më shumë pas ndryshimit të administratës amerikane.
Kjo gjendje vakumi mundohet të shfrytëzohet maksimalisht nga nacionalistët serbë, për konstelacione të reja politike në rajon. Më së mirë sqarohet me trenin provokativ serb në kufirin Serbi/Kosovë, në Bosnjë si dhe në Malin e Zi.
Provokimet serbe mund të vendosin në pikëpyetje gjithë stabilitetin në Ballkanin jugor – përkundër trupave ndërkombëtarë të stacionuar në Kosovë dhe ndërmjetësimit të BE për zgjidhjen e problemeve. Të martën u takuan katër udhëheqësit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës me Federica Mogherini, për të zbutur tonet por në fakt shpërthimi i ndonjë konflikti është në fije të perit.
Në pikëpyetje është situata edhe në Malin e Zi, ku forcat pro-serbe, kërkojnë me ngulm evitimin e anëtarësimit të vendit në NATO. Në vjeshtë 2016 pati një tentativë për grush shteti inicuar nga shërbimet sekrete ruse.
Brukseli dhe Berlini nënvlerësojnë situatën
Me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, Rusisë i mbyllet dalja në Adriatik, ndërsa gjithashtu në Bosnjë presidenti i Republika Srpska shpalli një festë irredentiste si festë kombëtare në vjeshte 2016. Një festë që bëhet fjalë edhe për vrasjen e rreth 70.000 boshnjakëve dhe zhvendosjen e rreth 2 milion banorëve. Brukseli dhe Berlini e nënvlerësojnë situatën.
Kërcënimi i hapur i Dodik është që gjatë 2017 të vendosë datën e referendumit për shpalljen e Republikës Srpska si vend i pavarur.
Konflikti mund të shfrytëzohet nga radikalët muslimanë
Deri tani gjendja në Bosnjë ka qenë stabile dhe ushtria e saj është përbërë nga njësi speciale kroate, serbe dhe boshnjake. Megjithatë ky faktor stabiliteti mund të prishet dhe mund të shfrytëzohet nga forcat radikale muslimane. Turqia ka potencuar muajt e fundit se do luajë rolin e padronit për muslimanët e Ballkanit, bile ka kërcënuar me ndërhyrjen e forcave turke në Ballkan.
Dhe perëndimi? Në fakt ka forca paqësore të udhëhequra nga Austria, por jo të mjaftueshme për të ruajtur ndikimin mbi këtë rajon fragjil. Forcat e NATO janë të padëshiruara në zonën e kontrolluar nga Dodik.
Administrata Obama bëri punën e vetë duke nënshkruar aktin e sankcioneve kundër Dodik në 19 janar, një ditë përpara se të largohet nga detyra. Por deri tani politika e BE nuk është e vendosur për barriera konkrete ndaj Dodikut. Ky i fundit shpreson bile që administrata Trump ti shpallë të pavlefshme sankcionet e vendosura nga Obama.