Almeda Abazi ka një peng….
Dasma e bukuroshes shqiptare Almeda Abazi dhe aktorit turk Tolgahan Sayman ka pushtuar jo vetëm mediat turke, por edhe ato shqiptare. Ceremonia, siç është mësuar, do të zhvillohet në Los Angeles, pranë një rrethi të ngushtë miqsh e të afërmish të çiftit.
Pak ditë më parë, Almeda zbuloi edhe detajet e ceremonisë së sotmenë një intervistë për Ëho, përfshirë edhe arsyen pse zgjodhi Los Angeles për dasmën si dhe vallen shqiptare që do të kërcejë me dhëndrin. Por përveç gëzimit të madh për ditën më të lumtur të jetës, Miss-i shqiptar ka edhe një peng në zemër. Sot, më 13 shkurt, në 25-vjetorin e lindjes së saj, dikush do t’i mungojë: “Do doja shumë të ishte babi aty”, – thotë Almeda për Ëho. Ajo e ka humbur të atin disa vite më parë nga një sëmundje e pashërueshme dhe siç ka rrëfyer në intervista për mediat, ai ka qenë arsyeja pse ajo ka marrë pjesë në konkurse bukurie, që kanë shënuar hapat e saj të parë në botën e spektaklit.