Kush dështoi në Tiranë me mbështetjen e Gruevskit?
Njgjarjet e fundit në Maqedoni dhe refuzimi absurd i presidentit Ivanov për t’i dhënë mandatin opozitës së majtë, që sëbashku me tre parti shqiptare arritën të mbledhin 67 nënshkrime, është një sinjal edhe për ata që mbështetën rregjimin e Gruevskit në Tiranë.
Në kohën e kulmit të krizës në Shkup, në botën shqiptare gëluan disa zëra, kryesisht me frymëzim nga LSI e Ilir Metës, që i kërkonin Ali Ahmetit dhe partive të tjera t’i jepnin votën e tyre Gruevskit. Pretendimi që ata nxirrnin në plan të parë ishte se lideri opozitar Zaev, nuk garantonte asgjë më shumë për ne, se në fund të fundit, ai qe një kukull sorosiane, se ai ishte po aq i ngurtë të pozicionet e tij pro sllave karshi bashkëatdhetarëve tanë.
Ky pretendim bëhej edhe më këmbëngulës kur interestat e një regjimi kleptokrat, nacionalist dhe kriminal si ai që kishte ngritur për dy mandate me radhë VMRO, përputheshin me ato të politikanëve të Tiranës që e shihnin ardhjen e Trumpit në pushtet dhe ndryshimin e ekuilibrave botërorë si një ogur të mirë për mbijetesën e tyre politike.
Në fakt, e gjithë fabula që u ngrit këtej nga ne rezultoi fallco.
Menjëherë sapo i’u rrezikua pushteti, madje dhe e ardhmja e tij si njeri i lirë, Nikolla Gruevski e nxori fytyrën e tij antishqiptare. Ai i bëri thirrje kundërshtarit të tij direkt, Zoran Zaevit, se ishte i gatshëm ti jepte votat, madje të shkonte edhe në burg, vetëm që të mos plotësoheshin kërkesat e shqiptarëve. Ai filloi të ngrejë militantët e tij në protesta kundër përdorimit të gjuhës shqipe. Madje ai mbërriti kulmin kur detyroi kukullën e tij, presidentin Ivanov, të mos mandatonte një qeveri legjitime që kishte shumë më tepër vota sesa i duheshin për të formuar shumicën parlamentare.
Deri këtu nuk ka asnjë surprizë. Si të gjithë maskarenjtë politikë që e përdorin nacionalizmin si strehë të fundit për mbijetesën e tyre, edhe Nikolla Gruevski nuk bëri asgjë kundër asaj që parashikohej. Ai u soll si një diktatoruc i vogël ballkanik, që me thirrjet kundër ambasadorëve perendimorë të bëra nga sfondi kithch i qendërës neoklasike të Shkupit, dukej edhe më i mjerë edhe më qesharak.
Por bashkë me aureolën e shkërmoqur të këtij pasardhësi karikaturë të Aleksandrit të madh dështuan edhe ata që në botën shqiptare u munduan të mbajnë gjallë teorinë e pazarit politik, se kush i jep më shumë shqipëtarëve.
Ata dështuan me turp se u pa qartë se “heroi” i tyre ishte i gatshëm edhe të prangosej për të mos “dhuruar” asnjë gjë më shumë për kombin e dytë shtetformues.
Por, dërshtimi real i atre që mbështetën Gruevskin në Tiranë nuk qëndron në faktin se ai u doli më antishqiptar sesa e menduan. Gafa e tyre është se ata vunë bast mes mbijetesës së një regjimi autokratik dhe forcave që u tubuan për rrëzimin e tij.
Ajo që ndodhi në Maqedoni në zgjedhjet e dhjetorit të shkuar nuk qe thjeshtë një pazar etnik. Shumë shqiptarë, afro 70 mijë, shkuan dhe votuan për një parti maqedone, LSDM-në eZoran Zaevit. Ata vunë bastin e vështirë, duke kapërcyer ylberin dhe duke votuar sëbashku me opozitën sllave, për të përmbysur një rregjim. Ata treguan se besojnë ende se Maqedonia mund të bëhet Ata u nisën në këtë rrugë duke riskuar personalisht por duke ndëshkuar edhe realisht me përgjysmim votash, partitë që kishin bashkëpunuar me regjimin e vjetër.
Pandjeshmëria ndaj këtij realiteti të ri, ishte dështimi i vërtetë, i atyre që mbrojtën Gruevskin në Tiranë. Ata refuzuan të kuptojnë se nuk mund tj ketë të drejta etnike apo çfardo tjetër, në mungesë të një rendi demokratik. Ata rrefuzuan të kuptojnë se pazaret politike nuk kanë asnjë dobi në mungesë të vlerave dhe parimeve.
Prandaj ata vunë bast për të propoganduar mbijetesën e regjimit dhe tani po goditën në fytyrë nga qëndrimi i Ivanovit, protestat nacionaliste dhe thirrjet e Gruevskit.