Albspirit

Media/News/Publishing

Teknika e veçantë e romanit “DRITA E ÇAKMAKUT”

 

 

“Ndjenja e bukurisë është e vetmja gjë njerëzore që nuk na gënjen, sepse është e vetmja gjë që i përket krejtësisht njeriut” FRANC

 

Albert Z. ZHOLI

 

Pas romanit “Unë dhe të tjerët”, shkrimtari Niko Gjoni, vjen ndryshe këtë radhë me romanin “Drita e çakmakut”. Edhe pse tema e romanit është sociale apo kalon në jetën

private të personazheve duke e gërshetuar atë me jetën sociale të cilën e bën shoqëria ku jetojnë. Kompozicioni i romanit është një shtrirje e butë kohore dhe psikologjike që bën të

përjetojmë mes emocioneve ngjarje të caktuara përfshi dhe ato intime. Përfshirë në harkun kohor të viteve 87-92, autori qëndron më shumë në jetën private të personazheve,

kryesisht të personazhit kryesore, se sa në atë të mbarë shoqërisë. Këtu, qysh në faqet e para të romanit lexuesi do të mësoj atë që përcjellin ngjarjet e shumëllojta, ku dashuria

sundon gjithçka, edhe ne vetë i nënshtrohemi dashurisë. Flirtet që e mbushin ndjenjën e personazhit kryesor, Besnikut, tregojnë një lëkundshmëri në karakterin e tij, ashtu siç ishte

e lëkundur gjithë jeta sociale e shoqërore e bashkëmoshatarëve në atë periudhë. Ky roman ka marrë

përsipër të trajtoi një temë e cila i përket letërsisë rozë, të cilën rrallë e takojmë tek shkrimtarët e tjerë. Një natyrshmëri që të përfshin dhe ty dhe mund të dish të mbash pozicionin

e duhur duke e vlerësuar këtë ndjenjë fisnike, siç është dashuria e cila lulëzon vetëm atëhere kur ajo ndihet në momente kulmore të jetës plotësisht e vërtetë. Personazhi kryesor, mbasi e ke mbaruar së lexuari romanin, në mendimin e parë mund të thuash se ke të bësh me një Don Zhuan, por duke analizuar situatat dhe vlerësuar raportet që ai krijon me vajzat e bukura, del në një tjetër përfundim. Ai di ta vlerësojë ndjenjën dhe të marr vendime për një dashuri afatgjatë apo lidhje martesore, në një kohë

të caktuar. Personazhi kryesor njeh dy botë, atë të jetës shoqërore në Paris dhe atë që kish lënë mbrapa në Tiranën e viteve të diktaturës komuniste ku njerëzit ishin të kushtëzuar në gjithçka, përfshirë këtu dhe lidhjen martesore. Diktatura komuniste e kish tjetërsuar këtë ndjenjë të veçantë dhe ish

ajo që dëmtonte raportet shoqërore, sociale dhe intime. Çlirimi shpirtëror i tij bëhet i plotë në një qytet të “skalitur” nga demokracia siç është Parisi, të cilën e kish ëndërruar si shumë bashkëqytetarët e tij në rini.Këtu njihet në kushte të specifikuara, në spital me Alesien, tek e cila njeh gruan e

brishtë, të qytetëruar dhe të sakrificës dhe që krijon lidhjen martesore, një hap ky i vetëdijshëm. Po, a është tashmë një personazh i qëndrueshëm Besniku? Këtë do ta mësoni duke lexuar këtë roman që të tërheq si me magnet nga një moment në tjetrin.

Please follow and like us: