Rama të japë dorëheqjen para se të vijë te çadra e lirisë
Rama para se të vijë te ‘Çadra e Lirisë’ të japë dorëheqjen. Ky është hapi i parë. E vetmja “tolerancë” që mund të ofronin qytetaret në protestë do të ishte dorëheqja brenda “Çadrës së Lirisë”.
Hapi i dytë është krijimi i qeverisë teknike.
Dhe hapi i tretë është miratimi i ligjeve të reformës në drejtësi duke i sjellë në frymën e Kushtetutës.
Këto mund të kryhen brenda javës.
Dhe brenda javës së dytë, Qeveria “teknike” dhe mazhoranca mbështetëse duhet të spastrojnë në bashkëpunim me Prokurorin e Përgjithshëm politikën aktuale e të ardhme, pra qeverisjen, kuvendin dhe administratën publike nga individët me rekorde kriminale dhe oligarkët me pasuri te dyshimta.
Dhe natyrisht të përgatisin për të miratuar me konsensus të gjerë të gjithë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.