Vettingu dhe zgjedhjet/ Rama, Meta, opozita dhe ndërkombëtarët
Shqipëria ndodhet në një gjëndje politike-sociale tejet të tensionuar, me shumë gjasa për të precipituar në trazira sociale e destabilitet. Konflikti politik dhe mungesa e besimit politik janë në nivele shumë të larta, të ngjashme, për të mos thënë më të larta se ato të periudhave që kanë paraprirë ngjarje të jashtëzakonshme.
Opozita është në rrugë sepse nuk ka asnjë garanci nga Rama lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme dhe tentativave të tij për të akuzuar opozitën për reformën në drejtësi ndërkohë që realisht ai vetë është kundër saj dhe synon me prooritet të fitijë zgjedhjet duke i manipuluar. Gjatë të gjithë kohës, Rama ka preferuar për reformën në drejtësi, mes dy qëndrimeve i) të realizojë kapjen politike/personale të Prokurorisë e Gjyqsorit apo ii) ta minojë atë duke akuzuar opozitën si kundërshtare të reformës, opsionin e dytë.
Kjo rezulton nga fakti se, Rama, në takime shumë konfidenciale me klanin e tij, ka thënë: ” …nëse reforma e drejtësisë do të realizohet, atë pjesë të mekanizmit të gjyqsorit (SPAK) që do të veprojë mbi politikën dhe njerzit e klientelës (kupto: individët me rekorde kriminale dhe zhvatësit e pasurisë publike(politikanë, biznesmenë apo manjatë të medias), anëtarë të ekipit të ngushtë të Ramës) do ta kontrollojnë amerikanët e gjermanët, dhe ashtu sic ndodhi në Rumani, do të veprojë edhe kundër nesh….
Prandaj më mirë të mos miratohet kjo reformë por në këtë rast duhet që faturën e përgjegjësisë duhet tja ngecim opozitës dhe përse jo edhe Metës…”. Kjo shpjegon qëndrimin e Ramës, që nga fillimi i reformës në drejtësi dhe deri në momentin e shtyrjes së miratimit të komisionit të vettingut në seancën e jashtëzakonshme. Për më tepër që synimi kryesor i Ramës është fitimi i zgjedhjeve përmes manipulimit të tyre, ndërkohë që cështja e reformës në drejtësi nuk përbën prioritet për të, pavarësisht se përmes propagandës tenton të japë një mesazh tërësisht të kundërt.
1. Rama ka shumë frikë nga SPAK- njësia antikorrupsion
Rama ka shumë frikë nga FBI-shqiptare që në terminologjinë juridke quhet SPAK. Kjo shpjegon përse ai është i orientuar në realitet kundër reformës. Arsyeja e frikës së Ramës lidhet me publikimin nga OSBE të pasurisë së tij prej “200 milionë euro të fshehura në llogari of shore…”, një ngjarje kjo e papritur prej tij dhe njëkohësisht një minë që mund të shpërthente apo shpërthejë në cdo moment nga “prokuroria dhe gjykata speciale”(SPAK). Por shumë i shqetësuar Rama është edhe për fatin e “kriminelëve, banditëve, kusarëve dhe manjatave…” prezent në grupin e tij parlamentar apo atyre që mendon ti kandidojë, haptas apo të maskuar, të cilët janë stigmatizuar nga opozita dhe ndërkombëtarët, kjo duke pasur parasysh edhe goditjet e fundit të disa nga personazheve më të ekspozuar. Si përfundim mund të thuhet se Rama, mes dy opsioneve gjithnjë ka qënë i angazhuar kryesisht për opsionin e “dështimit” të reformës por shumë i vëmëndshëm edhe ndaj opsionit të kontrollit personal të drejtësisë nëse ndërkombëtarët do të ndërhynin fuqimisht për realizimin e tij para zgjedhjeve.
2. Rama e ka maskuar synimin antireformë me propagandë agresive dhe dizinformim…
Rama është kujdesur si në aspektin propagandistik publik ashtu në atë dizinfomativ nën rrogoz, në tri plane: i) të krijojë idenë se vetëm ai e do reformën dhe për këtë cështje është përpjekur të krijojë alibinë e mbështetjes ndërkombëtare; ii) të stigmatizojë opozitën, vecanërisht Berishën dhe ish ministrat si kundërshtarë të reformës; iii) të luajë me Metën, haptas sikur janë bashkë për reformën kurse nën rrogoz ta cilësojë atë si “peshku i madh” që do të bëhet kurban nga kjo reformë
3. Avantazhet e moskryerjes së reformës për Ramën…
Rama ka si synim kryesor vetëm fitimin e zgjedhjeve te ardhshme dhe për të realizuar këtë synim ai ka llogaritur që koalicionit të tij i duhen i) Meta, mundësisht i dobësuar dhe i frikësuar, ii) individët me rekorde kriminale, pra kriminelët, banditët e trafikantët e patradhëtuar prej tij ndonëse mund të goditeshin nga dekriminalizimi dhe iii) individët me pasuri të dyshimta, pra kusarët, (politikanë, biznesmenë dhe manjatë e medias me pasuri të dyshimta të krijuara me lejet e ndërtimit apo tenderat e dhëna prej tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, apo më tej nga koncensionet e dhëna si kryeministër apo fondet publike të dhëna nga kryetarët e bashkive pas zgjedhjeve të 2015). Kështu, Rama ka arritur në përfundimin se statukuoja e përkohshme në drejtësi, deri në zgjedhje, e favorizon nga këndvështrimi elektoral. Ndërkohë, duke akuzuar haptas opozitën dhe fshehtas Metën, si bllokues të reformës, ka pasur për qëllim të sigurojë edhe “kalin e betejës” së ardhshme elektorale: “Vetingu më ka penguar të mbaj premtimet e bëra në 2013 dhe të të realizoj të gjithë detyrimet që kam për qytetarët…”, gjë që ka nisur ta artikulojë cdo ditë.
4. Rama edhe pa kryer reformën e ka paralizuar drejtësinë…
Rama, duke ndjekur një taktikë makiavelike me tri përbërëse i) telefonata kërcënuese gjithë prokurorëve dhe gjykatësve për cështje të rëndësishme; ii) mbështetje direkte dhe indirekte për të gjithë ata prokurorë apo gjykatës që bëhen pjesë apo mbrojnë interesat e klientelës së tij dhe iii) sulme, kërcënime e shantazhe ndaj të gjithë atyre që sulmojnë ministrat e tij apo zyrtarët e lartë, ka paralizuar të gjithë sistemin e drejtësisë, duke vendosur në mënyrë direkte apo indirekte nën kontroll të konsiderueshëm, së paku, me synime mbrojtëse, prokurorinë dhe gjyqsorin, qoftë edhe pa bërë reformën. Kapjen e plotë politike apo personale të drejtësisë, Rama ka menduar ta realizojë pas fitimit të zgjedhjeve të ardhshme, i) qoftë pa bërë reformën, gradualisht përmes zotërimit të të gjithë pushteteve (president, prokuror të përgjithshëm, KLD, SHISH…); ii) qoftë përmes kryerjes së reformës së drejtësisë. Ky synim nuk ka gjasa të realizohet dhe kjo e shqetëson shumë.
5. Përmbylljen e reformës së drejtësisë, Rama e konsideron vetëvrasëe…
Kryerja e reformës në rradhë të parë e shqetëson ekstremisht Ramën sepse do të thotë ngritje e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale me synim kryesor luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, natyrisht me fokus kryesor korrupionin e Kryeministrit e të ministrave aktualë dhe personave të klientelës së tij, qoftë në hapin e parë qoftë në hapin e dytë. Do të thotë zbatim i plotë dhe i thellë i ligjit të dekriminalizimit. Do të thotë zbatim i ligjit për të gjithë ata që tentojnë “blerjen e votës” dhe “kërcëimin e votuesve”. E thënë në terma konkretë, kryerja e reformës mund të mos kursejë askënd, as aleatin e tij kryesor, dosjen e të cilit Rama e ka përgatitur prej kohësh e madje as hetimin e pasurisë së tij ‘200 milonëshe të fshehur në llogari off shore…”. Nëse te gjitha këto ndodhin para zgjedhjeve, “aleanca aktuale” eventualisht mund të ndodhej nën goditje të ashpra e madje të shpërbëhej, për rrjedhojë humbja në zgjedhjet e ardhshme do të ishte ngjarje e sigurtë.
6. Roli i opozitës për reformën në drejtësi….
Roli i opozitës ka qënë i qartë, transparent dhe domethënës. Opozita ka dhënë kontributin maksimal duke miratuar të gjithë ndryshimet kushtetuese bazuar në dy elementë i) konsensus thelbësor dhe ii) respektim i rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Dhe është shfaqur e përgjegjshme në miratimin me unanimitet të ndryshimeve kushtetuese. Kurse për kuadrin ligjor të reformës në drejtësi, opozita ka vepruar bazuar në dy kërkesa që i janë bërë publike qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtare: i) konsensus për të miratuar paketën e 7 ligjeve të reformës me konsensus dhe njëkohësisht me ndryshimet kushtetuese dhe ii) konsensus në miratimin e njkohshëm të paketës së ndryshimeve për reformën në drejtësi dhe për reformën zgjedhore. Rama ka vepruar në mënyrë të njëanshme, tinzare dhe provokative i) duke miratuar vetëm me maxhorancën e tij të 7 ligjet e reformës në drejtësi dhe shpërfillur opozitën dhe ii) shtyrë apo refuzuar miratimin e reformës zgjedhore. Pra Rama për të arritur qëllimin e tij të dyfishtë, mos miratimin e reformës në drejtësi dhe njëkohësisht vënie nën akuzë të opozitës, e ka nxjerrë jasht atë duke e shpërfillur dhe vrarë konsensusin. Opozita s’ka pasur mundësi të kontribuojë përderisa konsensusi i premtuar është refuzuar nga Rama. Kjo shpërfillje e Ramës e ka detyruar opozitën të artikukojë qëndrimin e saj të dyfishtë: i) zgjedhje pa Ramën kryemninistër dhe me një qeveri kujdestare dhe ii) miratim me konsensus të maxhorancës dhe opozitës të 7 ligjeve të reformës në drejtësi dhe më tej zbatim i saj. Për të qënë të saktë duhet thënë se qëndrimi ndërkombëtar deri në këto momente, si për reformën në drejtësi ashtu edhe për procesin zgjedhor, duke qënë i disballancuar dhe i njëanshëm, ka qënë jo adekuat, duke mos ndihmuar në përfundimin në kohë të reformës në drejtësi dhe duke mos krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
7. Beteja e Ramës për të mashtruar ndërkombëtarët…
Rama i vendosur në realizimin e qëllimit të tij kryesor, për të mos realizuar reformën, ka qënë gjatë të gjithë kohës i angazhuar në ekstrem në një propagandë të shfrenuar për të bërë përgjegjës opozitën dhe kundërshtarët, dhe bindur ndërkombëtarët se “reformën po e minon haptas opozita” dhe “fshehtas Meta”. Të gjithë bateritë e medias së tij klienteliste, të zyrave të propagandës e dizinformimit dhe analistëve e opinionistëve të paguar me paratë e klientelës kanë qënë përqëndruar në këto “teza” i) reformën e kundërshtojnë “Berisha e Meta që kanë frikë nga ndëshkimi”; ii) opozita është kundër reformës sepse shumë nga ish-ministrat kanë frikë nga burgosja dhe iii) i vetmi që kërkon me cdo kusht reformën është Rama që ka mbështetjen ndërkombëtare. Kjo fushatë propagandistike dizinformimi intensiv është shoqëruar edhe me një tentativë të ethshme për sensibilizim/mashtrim të faktorit ndërkombëtar, prezent në Tiranë dhe përmes lobingjeve personale të Ramës në disa kryeqytete dhe institucione ndërkombëtare. Me goditjen që ka marrë establishmenti global, në SHBA vecanërisht, tentativat propagandistike të Ramës kanë filluar dobësohen ndjeshëm deri sa të klasifikohen si “fake news”, ndonëse ai vazhdon në mënyrë te ethshme dizinformimin e publikut vëndas dhe të huaj, madje duke paguar shuma të majme në median ndërkombëtare. Këtë lloj propaganda dizinformuese ja ka lehtësuar edhe qëndrimi i disballancuar i disa përfaqsuesve ndërkombëtarë.