Na ishte një herë “E bukura dhe bisha” dhe bota e instagramit
Ndërsa po shihja bashkë me djalin e vogël filmin e animuar “E bukura dhe bisha”, fillova të mendoj për të bukurën në ditët e sotme.
” E bukura” e përrallës e refuzon Gastonin, djalin i cili simbolizon sistemin, mentalitetin, vlerat, standartet e gjithëpranuara sociale, figurën mashkullore të prodhuar në shoqërinë e fasadës dhe medias së konsumit. Gastoni nuk shfaq asnjë ndjeshmëri ndaj botës së brendshme të Bukuroshes, ai thjesht lufton të ketë të vetmen vajzë që ka guxuar ta refuzojë atë që ai përfaqëson.
Nga ana e saj Bukuroshja e përrallës vendos standarded për jetën që kërkon të ketë. Kjo është ajo që cdo vajzë nevojitet të bëjë gjatë procesit të gjetjes së vetes. Ajo e refuzon Gastonin, I cili I thotë se do t’ia bëjë ëndrrat realitet.
Por a mund t’i dijë Gastoni ëndrrat e Bukuroshes apo ai thjesht di idealet e stereotipizuara të vajzave në përgjithësi?? Ai nuk ka tentuar ta njohë atë, ai vetëm ka parë sytë apo flokët e bukur të saj. Ai I ka ofruar botën një vajze që e njeh atë vetëm përmes librave.
Ajo që vjen më pas është humbja e Bukuroshes në pyll. Ajo është e frikësuar dhe e vetmuar dhe ka nevojë për një strehë. Ajo gjendet në pallatin misterioz ku takohet me Bishën e frikshme, I cili përfaqëson anën tjetër të personalitetit të njerëzve të bukur nga brenda, por që zgjedhin të tregojnë për botën pjesën e shëmtuar.
Bisha sulmohet e izolohet sepse ai është kërcënim. Ai është potencial, ai duhet të rrijë larg shoqërisë së gjerë. Bisha ka humbur besimin se shoqëria do ndryshojë e do kërkojë vlerat. Ai frikësohet nga zhgënjimi I mundshëm prej së bukurës, e cila është kaq e bukur për të qenë reale, shpresë, vlerë. Por ju e dini që në përralla e mira dhe e bukura trimfojnë.
Po në realitetin tonë cfarë ndodh? Cila është e bukura dhe bisha sot? Si t’i përkufizojmë ato për t’i identifikuar më pas?
A është “E bukura” sot ajo vajza e cuditshme që lexon e zhytet në imagjinatën e saj dhe rri indiferente ndaj shkëlqimit të botës së jashtme që e rrethon?? A është e bukura sot ajo vajza që nuk harxhon kohën dyqaneve apo qendrave estetike duke bërë vetullat apo qerpikët ?
Për shumicën sot mund të tingëllonte absurde. Një vajzë e re e ditëve tona nuk do të konsiderohej normale nëse do neglizhonte paraqitjen e jashtme. Një vajzë pa make-up, ndoshta do të ishte pre e bullizmit, do të etiketohej si pucranjose apo fytyra e flashkët.
Por në fakt a mund të quhet e bukur një vajzë që nuk bën atë që shumica e vajzave sot bëjnë për paraqitjen e jashtme? Po një djalë që studion dhe nuk vishet me Prada a rrezikon të jetë I shëmtuari apo Bisha e izoluar në kullë nga Gastonët e Bllokut?
Moshatarët e tyre ndoshta mund t’i trajtonin me përcmim, apo t’i veconin. Sepse shumica e të rinjve sot po jetojnë në botën e instagramit; aty ky cdo portret duket perfekt dhe cdokush jeton përrallën e tij, duke harruar se e bukura është e thjeshtë, ndoshta harruar në qoshen e dollapit, bibliotekës ose të vetes së tyre.