Berisha, debat të ashpër me “Mimi Striptiza”
Ish-Kryeministri shqiptar ka debatuar ashpër përmes një komenti në rrjetet sociale me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ai e quan atë Mimi Striptiza dhe akuzon për korrupsion bashke me shefin e shtabit të ushtrisë.
“Ndrikulla e mbrojtjes, famozja Mimi Striptiza, e akuzuar per afera te medha korruptive me Gjeneral Trafikun dhe qe ka shnderruar sekretarin e pergjithshem te saj defakto nga badiguard e mazhardom zyre, ne gjeneral, shef shtabi, pilot, tankist, shofer, tenderman e çdo gje tjeter ne ate ministri, ndermorri dje, tek percillte ne nje mision te NATOs ne Egje ushtaraket tane, nje sulm politik ndaj opozites.
Mirepo Mimi Striptiza harroi se per vendin e zgjedhur, sulmi e nxirrte ndrikullen nje valltare madje dhe me te xhveshur tashme jo si dikur ne klubet e nates te Athines por fiks ne vend komanden nga niseshin ushtaraket tane per ne mision jashte vendi.
Ndrikulla Striptiza, duke perdorur sulmet politike si gjethe fiku dhe jo doreheqjen e saj apo procesin ligjor ndaj mediave per akuzat e pa degjuara ndaj saj, veçse pohon vertetesine e akuzave te mediave te cilat nuk i hedh dot ne gjyq sepse i druhet se ne salle do perballet me videot e te shkuares te saj te “lavdishme”. Ajo vazhdon e kenaqur detyren e saj sepse ne nje organizate kriminale si qeveria shqiptare, ajo, me aferat e saj nuk nxine me shume se te tjeret”, shkruan Berisha.
Mimi Kodheli gjatë një takimi që ka patur me strukturat e Ushtrisë, që u nisën sot në operacionin e NATO-s në detin Egje, ka paralelizuar ngjarjet e marsit të vitit 1997 me ngjarjen e Gërdecit, 9 vite më parë.
“Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartë dashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e ndonjë individi, i cili urdhëroi makabritete që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij.
E prapë, në marsin e vitit 2008, po e njëjta klikë hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak. I kemi sot mes nesh, të angazhuar që të pengojnë reformën në drejtësi”, deklaroi Kodheli.