Festim Lato e Resul Pira, manipuluesit e çështjes çame të dënuar për vjedhje e trafik droge
Prej kaq kohësh jemi mësuar të shohim disa personzhle nga Shqipëria duke folur se kanë themeluar Republikën e Çamërisë në Hollandë, duke përfituar edhe fonde nga shqiptarët e ndryshëm. Por kush janë në të vërtetë drejtuesit e kësaj republike fantazme që më shumë po i shërben Greqisë se sa çështjes kombëtare.
Festim Lato që thirret si kryeministër i Republikës së Çamërisë në vitet 1990 është i dënuar nga Gjykata e Vlorës për vjedhje. Ai prej shumë vitesh jeton në Hollandë dhe nuk mund të vij në Shqipërisë, shkruan Gazeta Infopress.
Por ne nuk e dimë arsimin e këtij personi të cilin e shohim sa andej-këtej.
Resul Piro i cili thirret se është Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Çamërisë është i dënuar në Greqi për lëndë narkotike në vitet 2000 dhe është liruar parakohe. Resul Piro në fund të vitit 2016 i është hapur një proces gjyqësor në Vlorë për përvetësimin e rreth 500 mijë metra tokë në Ksamil.
Shefi i kabinetit të kryeministrit fantazmë Festim Lato, Dritan Lluka është vlleh i cili ka edhe dokumenta si minoritar grek. Pra çështjen çame kanë mbetur ta zgjidhin narkoman dhe vllehët e Greqisë.
Na vjen keq që shumë shqiptar kanë rënë preh e mashtrimeve të këtyre personave të cilët mbledhin fonde dhe skanë asgjë serioze për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
Ne duhet ti demaskojmë këta keqpërdorues të ndjenjave kombëtare dhe sabotimin e çështjes çame. /Gazeta InfoPress
Video/Gjendet i copëtuar në qese trupi i “presidentit të Çamërisë”