Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Gjendet i copëtuar në qese trupi i “presidentit të Çamërisë”

Trupi i Festim Latos, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, u gjend i copëtuar në Kanalin Amsterdam-Rhine pranë Nigtevecht.

Mediat holandeze bëjnë me dije se trupi i Latos ishte copëtuar dhe futur në qese të ndryshme të cilat pluskonin në kanal. Përveç veshjeve, në trupin e viktimës nuk u gjendën sendet që ai kishte me vete ditën e fundit që është parë.

Nga dinamika e ngjarjes që ka ndërtuar policia holandeze, Lato është parë për herë të fundit në datë 15 korrik në një takim në një kafene në Abcoude.

Lato u shoqërua atë mëngjes nga tre burra dhe një grua. Ata mbetën jashtë, kur Lato hyri në kafene-restorant De Eendracht. Pas rreth një ore ai doli jashtë dhe pati një bisedë të shkurtër me personat që e shoqëronin.  Ai u kthye në kafene dhe hyri në makinën e një prej personave që kishte zhvilluar takimin më parë. Prej këtij momenti Lato nuk është parë më.

Please follow and like us: