Albspirit

Media/News/Publishing

Shtetet e BE dhe Shqipëria kanë nevoje urgjente për të ideuar dhe implementuar një platformë neo-demokratike të sistemit

 

Leander Prifti

Ka qene dhe mbetet nje fakt historik qe ne shqiptaret nuk kemi qene asnjehere ne gjendje te zgjedhim me vullnet te lire nje sistem politiko-ekonomik dhe shoqeror qe na pershtatet dhe qe e gjykonim si te drejte per te na cuar drejt prosperimit. Ne rastin me te keq kemi jetuar nen nje sistem diktatorial kurse ne rastet me pak te keqija te huajt na kane detyruar apo treguar ( jo sygjeruar apo keshilluar) se cfare eshte mire per ne dhe se cilin sistem duhet te aplikojme.

Ne dijenine time edhe pse Shqiperia ka 27 vjet qe ka dale nga sistemi komunist diktatorial nuk gjen asnje studim apo kerkime akademike qe te pakten teorikisht te provojne se cili eshte sistemi qe I pershtatet shoqerise shqiptare dhe pse X apo Y sistem do mund te sjelle prosperitetin dhe zhvillimin ekonomik te vendit. E verteta eshte qe studime te tilla  jane teper te rralla edhe ne bote.

Shqiptaret kane 24 vjet qe mendojne se jetojne nje sistem kapitalist-demokratik. Por si mund te quhet ky sistem kapitalist kur ne vend ende informaliteti prevalon, nuk njihet bursa ne sistemin financiar dhe ligji famkeq 7501 per pronen private mbetet ligji me i keq i miratuar nga nje parlament ne vendet e Evropes Lindore. Ligj qe jo vetem ka mbjelle kaos dhe pasiguri ne shoqerine shqiptare por ka korruptuar cdo kolone te shtetit sidomos drejtesine. Nuk dua te keqkuptohem, une nuk jam kundra nje sistemi kapitalist-demokratik nese ai vertet do funksionoje per Shqiperine, por  as une dhe asnje shqiptar nuk mund te injoroj faktin se pas nje cerek shekulli sistemi i cili ju eshte paraqitur shqiptareve si kapitalist-demokratik po e boshatis Shqiperine nga shqiptaret dhe ka sjelle vetem kriza, deshperim, depression.

Pra pyetja shtrohet se cili eshte sistemi ne te cilin jetojne shqiptaret sot ne Shqiperi? Nje sistem parakapitalist?…..Nje sistem parakapitalist, kaotik dhe autoritar? …….Nje sistem parakapitalist me nje ‘demokraci’ te importuar dhe implementuar keq?

Nga ana tjeter te huajt kane 27 vjet qe sipas tyre “eksportojne” por edhe perpiqen te implementojne ( ne koordinim me Qeverine Qendrore dhe ate Lokale sic thone ata) nje demokraci qe edhe ata vete mendojne se gezojne ne vendet e tyre. Kjo eshte fatkeqsi e madhe per ne shqiptaret.  Jane 27 vjet te cuar dem.

Po kush jane keta te ‘huaj’ qe vijne pa rreshtur ne Shqiperi dhe mbajne leksione te sterzgjatura per demokracine ? Sigurisht trupi diplomatik dhe organizmat satellite te tyre qe ne Shqiperi kane formen e NGO-ve. Keta individe edhe pse perfaqesues te qeverive te vendeve te tyre jane pa asnje dyshim pjese e nje elite teper te vogel nga vendet qe vijne, elite kjo  qe ne fakt perfaqeson interesat financiare fitimprurese te oligarikise ekonomike. Eshte kjo oligarki qe financon fushatat elektorale ( lexo teatrot elektorale) dhe i sjell keta individe ne pushtet nen ironine dhe cinizmin me te madh si gjoja perfaqsues te popullit. Pak a shume ka 24 vjet qe kjo ndodh edhe ne Shqiperi.

Ideologet dhe politologet perendimore kane se paku 120 vjet qe jane munduar te rikuperojne pjese nga ideologjia dhe terminologjia e grekeve (athinasve) te lashte qe ne vitin 500 P.K.  i dhuruan botes DEMOKRACINE (Demokratia = Pushteti i njerezve) si nje model politik anti-tiranik i vet-qeverisjes se nje popullate.

Demokracia moderne qe kane sot shumica e vendeve perendimore eshte krejt e ndryshme dhe ka shkuar kundra cdo lloj ideologjie apo aplikimi praktik krahasuar nga ajo e grekeve te lashte. Pse e them kete? Sepse ajo qe shikojme cdo dite eshte se vetem nje mini-pakice, e theksoj mini-pakice pra shume here me e vogel edhe se pakica e popullsise, zoteron gjithe pushtetin si ate finaciar ashtu edhe ate politik-beres apo qeverises. Ketu evidentohet edhe me shume nje kontradikte e madhe me nocionet e demokracise qe ne mendojme se jetojme: kontradikta midis nocionit te shtetit, partive politike dhe perfaqsuesve te qeverise. Ne te treja keto nocione shihet qarte se kemi nje sundim te pakices dhe greket e lashte do na merrnin me ‘shkelma’ nese ate qe NE shumica na detyrojne ta quajme demokraci ne fakt per nje grek demokrat (athinas) te lashte do ishte nje oligarki e paster.

Por kthehemi perseri tek thesari qe i lane botes greket e lashte para 2500 vjetesh: DEMOKRACIA.

Kra(c)tia – komponenti I dyte I fjales Demokra(c)tia derivon nga kratos qe do te thote pushtet, fuqi. Komponenti i pare Demos do te thote ‘Popull’ (njerezve) . Pra Pushteti i Popullit (njerezve). Por cilet jane keta ‘njerez’ ne te vertete??

Nese ‘Popullin’ do ta mendonim si nje ‘iceberg’  atehere ne njerin pol te iceberg-ut (ate te dukshmin) vetem ne 1/20-n e kesaj pjese do qendronin si pakice te gjithe personat me pushtet politik dhe ekonomik dhe pastaj gjithe pjesa e iceberg-ut mazhoranca e gjithe popullsise qe per te jetuar duhet te punojne ose jetojne ne varferi per shume arsye. Keto te fundit njihen ndryshe edhe me termin ‘Masat’.

Kundrejt masave jane pozicionuar Elita e qytetareve njohur ndryshe si ‘Pakica e pasur’. Me shume gjasa mund qe te kete qene kjo pakice e cila prezantoi dhe “injektoi” tek masat fjalen DEMOKRACIA , ku ‘demos’ ne kuptimin klasor do te thoshte :  shumica e te palareve, budallenjve, injoranteve, te pa shkolluarve. Keshtu qe ne varesi se ku qendroje ne spektrin shoqeror, demokracia do ishte ose qeveria e Abraham Lincoln: nga dhe per popullin, ose diktatura e proletariatit. Ne kete pike gjithe mendimi ideologjik komplikohet dhe bashke me te krejt natyrshem masat konfuzohen se ne cilin sistem ‘ato’ jetojne.

Edhe me pak entuziaste per DEMOKRACINE na ben konluzioni i Presidentit te Dyte te SHBA-ve John Adams : Demokracia per aq kohe sa zgjat eshte me e pergjakshme sesa monarkia apo aristokracia. Nguliteni ne mendje, demokracia asnjehere nuk jeton gjate. Heret e vone  e gjitha shkon dem, teper e lodhur e shkaterruar dhe perfundon ne vet-vrasje. Nuk do kemi kurre nje demokraci e cila te mos kryeje vet-vrasje.

Politika demokratike e athinasve te vjeter ne pikpamjen time ishte shume me e thjeshte dhe shume me efikase dhe gjitheperfshirese sesa politika liberal-demokratike e aplikuar sot. Politika demokratike e athinasve te vjeter nuk e kishte kete ndarje me’ thike’ midis legjislativit dhe ekzekutivit te parashikuara keto ne nje dokument te vetem te quajtur kushtetute. Ne Kohen e athinasve te vjeter cdo qytetar ishte direkt i perfshire ne menyre te barabarte, ne vendimarrje ne te gjitha hallkat e shtetit si ne ceshtjet e legjislativit ashtu dhe ato te ekzekutivit.  E thene shkurt demokracia liberale qe njerezit mendojne se gezojne sot eshte shume larg demokracise qe gezonin athinasit e vjeter.

Sot mund te vihet re me shume lehtesi se shtetet qe aplikojne pjese nga demokracia  e athinasve te vjeter jane ato qe kane funksionim te shkelqyer shteteror dhe me zhvillim apo prospertitet ekonomik te lakmueshem, permend shtete si Zvicra, Danimarka, Suedi, Norvegji. Po t’ju hedhesh nje sy statistikave te investimeve publike te ketyre 4 shteteve ne 100 vitet e fundit me lehtesi vihet re qe shumica ka qene ne edukim. Tjeter e vecante ne funksionimin gati perfekt te ketyre shteteve eshte gjithperfshirja e sovranit nepermjet votes jo njehere ne kater vjet per zgjedhjet parlamentare apo locale por cdo here qe nje pakice e komunitetit e gjykon dhe e kerkon qe nje X ceshtje te vendoset nepermjet referendumit.

E thene me shkoqur ne vend qe vete qytetari ti jepte votes se tij vleren dhe pushtetin real brenda sistemit, paradoksalisht eshte politikani i perzgjedhur nga oligarkia ai qe cakton sesa vlere ka vota e qytetarit. Nuk ka dyshim qe zgjedhjet dhe referendumet jane dy gjera teper te urryera nga klasa politike per te vetmen arsye se balanca dhe fuqia e vendim-marrjes anon nga sovrani. Ajo qe ne fakt klasa politike preferon eshte pjesmarrja sa me e ulet e njerezve ne votime, renia e interesit te publikut ne politike dhe mosperfshirja ne cdo ceshtje me interes publik.

Skeptikeve, te deshperuarve dhe te paduruarve qe kane arritur te lexojne deri ketu do t’i mirekuptoja shume nese do mendojne apo do thone………Ore c’na duhen ne keto filozofira apo peralla?….Kemi degjuar shume ne keto 24 vjet vetem konstatime sesa pse nuk funksionojne gjerat apo shteti dhe askush asnjehere nuk jep nje zgjidhje te qarte, nje vision, nje projekt te madh ( te shkrojtur ne leter), nje plan qe vertet funksionon.

OK, une nuk do bej shume analiza dhe as nuk  do konfirmoja ato qe njerezit shikojne cdo dite jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe Europen: Papunesi, krize ekonomike, varferi. Pse u arrit ne kete pike? Fare e thjeshte, sepse sistemi kapitalist-demokratik ka mbi 100 vjet qe nuk ka marre ndonje upgrade ( rritje standarti ne funksion te kohes, teknologjise, zhvillimit shoqeror). Politikanet e mykyr te BE-se refuzojne qe te kete ndonje upgrade te sistemit ekonomiko-politk ne Europe edhe pse popullsia europiane po vuan nje nga krizat me te renda ekonomike. Dhe po keta politikane na tregojne ne shqiptatareve absuditete te tipit ( …..sic i shohim cdo jave pothuaj ne TV News): …..deputete te parlamentit Europian ku asnje prej te cileve NUK eshte zgjedhur nga populli i R. se SHqiperise per te perfaqesuar Shqiperine apo shqiptaret mblidhen ne seanca plenare per te diskutuar mbi Shqiperine dhe marrin vendime apo miratojne rezoluta per shqiptaret. Demokraci eshte kjo? E thene me thjeshte kjo rrace politikanesh u kerkon njerezve te komunikojne me telefonat e vjeter celulare qe kishin formen e tulles edhe pse gati te gjithe njerezit kane ne dore nje celular smart-phone.

Nese qeverite dhe popujt e vendeve perendimore  do t’i kushtonin te njejten vemendje demokracise sa edhe ekonomise kapitaliste atehere ne (populli) do te kishim te njejtat informacione cdo dite si per ‘deficitet kombetare’ ne ekonomi (national debts) ashtu edhe per deficitet demokratike (demokratik deficit) te cdo vendi. Gati te gjitha kushtetutat e vendeve demokratike parashikojne te drejten qe ka qytetari per t’u informuar per deficitin demokratik qe ka vendi. Kjo e drejte edhe pse njihet ligjerisht ju mohoet qytetareve te vendeve perendimore ne menyre periodike anti-ligjore nga pothuaj te gjitha hallkat e shtetit dhe barometra qe matin shkallen e demokracise ne nje vend si ato nga OJQ te tipit Freedom House etc jane teper minimale dhe arrijne vetem tek nje pjese e vogel e qytetareve dhe asnjehere ne kohen e duhur.

Mendimi dhe besimi im eshte qe jo vetem ne Shqiperi por ne te gjitha vendet perendimore demokracia klasike dhe ajo liberale duhet te kene fleksibilitetin per ta alternuar njera-tjetren ne menyre dinamike per t’i dhene fryme prosperitetit socio-ekonomik te vendit.

Nese ky artikull do ngjalle interes tek shqiptaret une me kenaqesi do te vijoja te sillja ne vemendjen tuaj  nje platforme te shkruar neo-demokratike e cila ne thelb ka demokracine me baze komunitare me tendence klasike dhe shkrirjen e partive politike, pra te nje sistemi te ri demokratik pa parti politike.

Please follow and like us: