Corriere Della Sera: Shqipëria në tranzicionin e Ylljet Aliçkaj
Stefano Pasta
Në fillimin të viteve ‘80, në Shqipërinë komuniste (ideologjia e riparë nga këndvështrimi nacionalist) rreth 40 mijë njerëz, pra l’1,5% e popullsisë rezultonin të internuar nëpër kampet e punës të Enver Hoxhës.
Sipas Amnesty International në vitin 1991 ishin ende aktivë 31 kampe pune të detyruar.
Nga dita e funeraleve të diktatorit, 15 prill 1985 –regjimi I ngritur prej tij në vitin 1944, do mbijetojë ende 5 vjet-kur nis romani “Endrra italiane” e Ylljet Aliçkës, botuar nga Rubbettino, frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë 6 motra e vëllezër të familjes Popa që kërkojnë dhe marrin azil në ambasadën italiane në Tiranë.
«Car të kuptoj ?Po c’punë kemi me Italinë? Per atë Zot, thuaj ku po na con? C’të ka shkrepur në kokë kësaj rradhe ?» «Asgjë..thjesht do bëjmë një vizitë në ambasadën italiane. Kaq. I kam marr parasysh të gjitha, mos u mërzit, ec qetë, dhe kur të afrohemi, fol italisht».
Në realitet,pavarësisht propagandës marksiste-leniniste, Italia vazhdonte të mbetej ësndrra e fshehur e një pjesë të madhe shqiptarësh. Bie fjala, motra Ileana, në castin që dalin nga shtëpia për të ndërmarrë aksionin, e ka mbështjellë kokën me një shall ngjyrë vjollcë dhe para vështrimit të habitur të motrave spiegohet: «Si Silvana Pampanini, nuk më kujtohet se në c’film e kam parë, por më shkrepi ideja ta imitoj».
Ashtu si dhe sot me Facebook -un dhe Web-it, kufijtë virtual nuk mund të vuloseshin si ato të tokës. Pavarsisht fushatave qeveritare kundër antenave, në vitet 70 u përhap gjerësisht televizioni italian, dhe fantazia e shqiptarëve u pasurua gradualisht me makina private, veshje të modës, supermerkato, llotari, Coca Cola, panettone…… Teksa flasin për përparësitë e verërave Chianti të Toskanës karshi atyre piemonteze,Popat mashtrojnë policët roje të ambasadës dhe hyjnë në ambasadë. Shpërthejnë “Jemi të lirë, rroftë Italia”.ndjekur nga nga një zinxhir kërcënimesh të qeverisë së Tiranës dhe protestash nga militantët e shumte, kundër atyre që I përqeshin me nofken pipino.
Në të dyja anët e Adriatikut ngjarja merr peshën e një incidenti diplomatik. Në Romë, në Parlament, nëpër sheshe, opozita e shfrytëzon për të akuzuar dobësinë e Qeverisë (kryeministrit Kraksi me ministrit të jashtëm Andreotti), “për të treguar vëmendjen e duhur” ndaj kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër, nga pala italiane, respekti ndaj normave ndërkombëtare e të drejtës së azilit nuk u vu kurrë në diskutim. Për pasojë qendrimi I Popajve në ambasadën italiane zgjati 5 vjet.
Pjesa e parë e librit tregon pikërisht qendrimin e të gjashtëve pa kapërcyer dot muret e ndërtesës diplomatike.Historia e shkurtër e dashurisë mes Ileanës dhe karabinierit Saverio, I cili pas disa muajsh u kthye në Itali te e shoqja, emocioni më lirinë në dukje e fituar, per një cd të Fabrizio De André, apo për librat e bibliotekës së ambasadës dhe zhgënjimit të ditëve boshe dhe muajve të pritjes që bëhen vite, vizita e delegacionit të gjashtë parlamentarëve Italianë (komunistë, demokristianë dhe socialistë),të cilët sugjeruan që “Popajve duhet tu rritet racioni I antidepresivëve”. Përballë fyrjeve ndaj bashkëshortes, teksa dilnin nga ambasada, dhe ambasadorin Italian e lanë nervat, “kohët e fundit pinte më shumë duhan, flinte keq dhe hante pak».
Ndërsa Ministria e Brendëshme shqiptare internon një familjes me emrin Papa, sepse në mungesë të familjarëve të afërt të Popave, I duhej një shembull për të shmangur ndjekjen e këtij shembulli nga të tjerët, sadoqë ata nuk kanë asnjë lidhje me Popat, por në opinion u përhap një lajm fals se ata ishin kushërinj të largët, të cilët në të kaluarën kishin ndryshuar emrin nga .
Jashtë ambasadës jetohej në varfëri ekstreme. Në 1989, sidoqë e fryrë nga optimizmi I regjimit të ardhurat vjetore për frymë nuk I kapërcenin 750 dollarët,sadoqë më shumë se 610 të Angolës, dhe diku më pak se 15.120 e Italisë nga bregu tjetër të Adriatikut
Kur vala e gjatë 90 rrëzoi regjimin,cështja Popa mori fund duke I trasferuar të gjashtët në Itali.Nis pjesa e dytë e romanit,ajo e “botës së re”,ku Vangjeli shikon disa vajza në rrugët e Romës duke ngrënë akullore dhe entuziazt u thotë të vetëve: «Si në televizor».
Ata jetojnë në një kamp refugjatësh në periferitë e Romës me emigrantë të tjerë nga Senegali. Fjala është për vitet 90, por historia ka një tingëllim të fortë aktual të historive të shumta të azilkërkuesve në pritje pafund,pa bërë asgjë, zhytur në peripecitë burokratike.
Euforia e fillimit ja le vendin zhgënjimit. «Popat –tregona Alicka – e morrën azilin politik pas dy vjetësh pritjeje në Itali, kohë kjo e mjaftueshme, sipas tij, për të kuptuar se nganjëherë se plakja e qenieve njerëzore ecën më shpejt se koha”.
Ndërkohë Simon ka braktisur leximin e librave diplomatikë dhe nuk frekuentonte më bibliotekën e kuartierit,Ai shoqëron Vangjelin në sallën e bilardos, “ku nuk I hynin më në punë njohuritë diplomatike».
Ndërkaq dhe emigrantët e tjerë shqiptarë mësuan “rrugën e duhur” për të përftuar statusin e refugjatit politik,atë me statujën e Enver Hoxhës në sheshin qendror të Tiranës.Ishte «shumë e madhe dhe e rëndë» –habitet një nëpunës Italian I policisë –aq sa dhjetra mijë që iu paraqitën në zyrë për azil, deklaruan se “kishin dhënë kontributin e tyre për rrëzimin e monumentit”.
Mes faqeve të librit ndodhin histori të tjera, njër motër që pret përjetësisht Saverion e saj të kthehet nga lufta në Irak, një tjetër që largohet me një senegalez, njohur në kamp, me premtimin që të marrë “postin e zëvendëskasapes” në dyqanin e senegalezit.
Gjthcka përshkohet nga një venë tragjikokomike.
Tek lexon rradhët e “Endrrës italiane”, qeshet hidhur, por në fund të fundit qeshet. Autori, Ylljet Aliçka, po konfirmohet gjithnjë e më shumë për lexuesin Italian, libri I tij I parë (“Parrullat me gurë”) është përkthyer ne italisht e botuar nga Guaraldi.
Ardhur nga një karrierë diplomatike (ambasador në Francë, Portugali, Monako), ndër të tjera ai ka qenë dhe skenaristi I filmit “Slogans”.
Ylljet Aliçka, Il sogno italiano, Rubbettino, 186 pagine, 14 euro.