Dita e pavarësisë së Greqisë
Greqia ishte ndër të parët vende të rajonit që u çlirua nga pushtimi osman. Dita kombëtare është festuar nga ambasadorja dhe miq të mirë të Greqisë edhe në Tiranë.
Eleni Surani: Jemi të lumtur që jemi të parët që fituam pavarësinë 196 vite më parë, po aq sa sot jemi të lumtur për këtë fqinjësi të mirë.Kemi prioritet të mbështesim miqtë tanë, fqinjët tanë dhe jemi shumë të lumtur që këtu në Tiranë kemi kaq shumë miq sa janë mbledhur sot në këtë ditë të gëzueshme.
Në pritjen e organizuar nga Ambasada Greke nuk munguan as element të traditës popullore greke.
Dita kombëtare e Greqisë bëri bashkë jo vetëm personalitete të politikës shqiptare, por edhe personalitete të botës mediatike në vend.
Please follow and like us: