Albspirit

Media/News/Publishing

Nga geishat tek eunukët: Tradita më të çuditshme të historisë së njerëzimit

Shumica e këtyre traditave janë tashmë pjesë e historisë (dhe në shumicën e rasteve kjo është diçka pozitive) dhe shumica e tyre konsiderohen barbare. E megjithatë, disa prej tyre vazhdojnë të jenë ende të praktikueshme. Kjo listë rendit disa tradita të çuditshme, të cilat përgjithësisht i referohen të kaluarës.

Geisha

geisha-japan

Sistemi i plotë i traditave të Geishës është zëvendësuar nga një sistem modern. Dikur geishat ishin të shumta në numër. Në vitet 1900, ka pasur rreth 25000 geisha. Në fillim të viteve 1930, rreth 80000. Shumica e geishave ndodheshin në Kioto, ish-kryeqyteti i Japonisë. Sot, ka më pak se 10000 geisha. Në Tokio kanë mbetur vetëm 100 të tilla. Për më tepër, geishat e vërteta janë shumë të rralla. Geishat moderne blihen nga familjet e varfra dhe çohen në shtëpitë e geishave që fëmijë. Të bëhesh një geishë sot, është nismë tërësisht vullnetare. Sot, gra që nuk janë fëmijë geishash, mund të bëhen të tilla, nëse duan. Megjithatë, trajnimi mbetet po aq rigoroz sa më parë. Vajzat e reja duhet të mësojnë artin e kërcimit, këndimit dhe muzikës tradicionale japoneze. Geishat tradicionale nuk ofronin shërbimin e prostitucionit, ndërsa thuhet se disa nga geishat moderne e ofrojnë atë.

 

Dueli

dueli

I praktikuar gjatë shekujve XV-XX në shoqëritë perëndimore, dueli ishte një dyluftim konsensual dhe armët e përdorura vendoseshin me marrëveshje, në përputhe me rregullat eksplicite ose implicite, për hir të një çështjeje fisnikërie, e cila i besohej shpesh përfaqësuesve, praktikë e cila ka qenë në kundërshtim me ligjin. Dueli zakonisht zhvillohej kundër dëshirës së njërës palë, për të korrigjuar një perceptim fyes të nderit ndaj palës tjetër. Qëllimi i duelit nuk ishte dhe aq vrasja e kundërshtarit sesa përftimi i “kënaqësisë”, që do të thotë vënia në vend e nderit, duke treguar vullnetin për të rrezikuar edhe jetën për të. Duelet zhvilloheshin me shpata dhe që nga shekulli XVIII e mbrapa, me pistoleta. Në fund të duelit, real ose imagjinar, pala e ofenduar do të kërkonte “kënaqësinë” nga ofenduesi, duke bërë një gjest pashmangshmërisht fyes, si për shembull hedhja e dorashkës para tij.

 

Eunukët

eunuch-tm

Eunuku është një burrë i tredhur; termi zakonisht i referohet të tredhurve me qëllim performimin e një funksioni social të caktuar, gjë që ka qenë e zakontë në shumë shoqëri të së shkuarës. Në Kinën e lashtë, tredhja përfaqësonte njëkohësisht një dënim tradicional (deri në kohën e Dinastisë Sui) dhe një mënyrë për të fituar punësimin në shërbimin perandorak. Në fund të Dinastisë Ming, ka pasur rreth 70000 eunukë në pallatin perandorak. Vlera e një punësimi të tillë – disa eunukë fitonin pushtet të tillë që mund të tejkalonte edhe pushtetin e kryeministrave – kërkonte që vetë-tredhja të ishte joligjore. Numri i eunukëve në shërbimin perandorak ishte vetëm në 470 në vitin 1912. Eunukët që tridheshin para pubertetit vlerësoheshin së tepërmi dhe trajnoheshin në shumë kultura për zërat e tyre të veçantë, të cilët ruanin fleksibilitet të pastër fëminorPër fat të keq, zgjedhja duhet të bëhej në një moshë kur djali nuk ishte ende në gjendje për të zgjedhur vetëdijshëm, nëse donte të sakrifikonte potencialitetin seksual. Veç kësaj nuk kishte asnjë garanci që zëri do të kishte perfektshmërinë e kërkuar muzikore, pas operacionit.

 

Sepuku

seppuku2-tm

Sepuku (Hara-Kiri) është një pjesë kyçe e bushidops, kodit të luftëtarëve samuraj; ai përdorej nga luftëtarët për të shmangur rënien në duart e armikut dhe për t’iu shmangur turpit. Samuraj mund të urdhërohej edhe nga daimjot (lordët federalë) për të kryer sepukun. Më vonë luftëtarët u lejuan të kryenin sepukun, në vend të ekzekutimit normal. Meqë pika kryesore e aktit ishte ruajtja e nderit të luftëtarit, ata që nuk i përkisnin kastës të samurajëve nuk urdhëroheshin, dhe as nuk pritej, që të kryenin sepukun. Gratë samuraj mund ta kryenin këtë akt, vetëm duke marrë leje paraprakisht. Samuraj lahej, vishej me rroba të bardha, ushqehej me ushqimin e preferuar dhe pastaj instrumenti i tij vendosej në pjatë. Të veshur në mënyrë ceremoniale, me shpatën përpara dhe ndonjëherë të ulur në rroba të veçanta, luftëtari preferonte të shkruante poemën e vdekjes. Me asistuesin e zgjedhur prej tij, ai hapte kimonon (veshjen), merrte tanton (thikën) dhe e ngulte atë në bark, duke bërë një prerje nga e majta në të djathtë. Asisituesi, i quajtur kaishakunin, performonte pastaj daki-kubin, një prerje në të cilën luftëtari pritej i gjithi, me përjashtim të kokës.

 

Sakrifica njerëzore  

sacrifice-i-f-6r-tm

Sakrifica njerëzore është akti i vrasjes së një njeriu, me qëllim për të kënaqur perëndinë apo ndonjë forcë tjetër të mbinatyrshme. Sakrifica (kurbani) është praktikuar në shumë kultura të lashta. Praktika e vrasjes ndryshonte varësisht kulturave të ndryshme. Ndërsa majat dhe astekët ushqeheshin me mishin e viktimës pas ritit të vrasjes, të tjerët e kanë vlerësuar këtë praktikë si primitive. Viktimat vriteshin në një mënyrë të tillë që supozohej të kënaqte dhe të qetësonte perënditë ose shpirtrat. Viktimat ishin të burgosur, fëmijë, virgjëresha etj., të cilët vuanin fate të tmerrshme: digjeshin, u pritej koka ose varroseshin të gjallë. Me kalimin e kohës, sakrifica e njeriut u bë më e rrallë dhe sot këto praktika janë fare të pakta. Shumica e feve e kundërshtojnë këtë praktikë dhe ligji i sotëm përgjithësisht e trajton atë si çështje kriminale. Megjithatë, ajo shihet ende sot, veçanërisht në zonat më pak të zhvilluara në botë, kur besimet e traditës vazhdojnë të jenë ende të pranishme.

Sati

s-0130a-tm

Sati ka qenë një kostum funerali në traditën hindu, i cili vishej nga e veja, gruaja e burrit të vdekur, e cila hidhej në turrën e druve në funeralin e bashkëshortit, duke kryer kështu vetëvrasje. Tani kjo është një praktikë shumë e rrallë dhe përbën akt të rëndë kriminal në Indi. Akti i satit supozohej të ishte vullnetar dhe nga të dhënat duket të ketë qenë realisht kështu, në shumicën e rasteve. Komuniteti megjithatë priste që e veja ta kryente këtë akt. Presioni dhe pritshmëritë sociale mund të konsiderohen si nxitje që e veja të ndërmerrte aktin. Kjo ka hapur shumë debate në kohët moderne. Shpesh thuhet se e veja mund të jetonte edhe për pak, pas vdekjes së bashkëshortit, veçanërisht nëse ishte pa fëmijë. Megjithatë ka të dhëna që tregojnë se dëshira e të vesë për t’u vetëvrarë nuk mirëpritej nga të tjerët dhe bëheshin përpjekje të mëdha për të ndaluar vdekjen e saj.

 

Vetë-mumifikimi

sokushinbutsu-tm

Sokushinbutsu-të kanë qenë murgj ose priftërinj budistë, të cilët mendohet të kenë shkaktuar vdekjen e tyre në një mënyrë të tillë që rezultoi në mumifikim të tyre. Kjo praktikë ka ndodhur kryesisht dhe në mënyrë ekskluzive në Japoninë e veriut, në prefekturën Yamagata. Janë zbuluar rreth 16-24 mumifikime. Për tre vite priftërinjtë hanin një dietë speciale, e cila përbëhej nga arra dhe fara, ndërsa merrnin pjesë në regjime me aktivitet fizik rigoroz. Pastaj ata hanin vetëm lëvore dhe rrënjë për tre vjet të tjera dhe fillonin të pinin çaj të helmuar, të bërë nga pema Urushi. Kjo shkaktonte të vjella dhe humbje të shpejtë të lëngjeve të trupit dhe mbi të gjitha lëngu vriste të gjithë krimbat që mund të shkaktonin kalbëzimin e trupit pas vdekjes. Në instancë të fundit, murgu i vetë-mumifikuar e kyçte veten në një varr prej guri, me përmasa thuajse sa trupi i tij dhe qëndronte aty në pozicionin lotus. Lidhja e tij e vetme me botën e jashtme ishte një tub ajri dhe një zile. Çdo ditë murgu i binte ziles në mënyrë që të lajmëronte që ishte ende gjallë. Kur zilja pushonte së rëni, tubi hiqej dhe varri mbyllej.

 

Varrimi në qiell të hapur (Tibet)

30583-family-members-watching-0-tm

Varrimi në qiell ose autopsia rituale ka qenë dikur praktik e njohur në Tibet. Kufoma ndahej në pjesë të vogla dhe vendosej në majë të malit, duke ia ekspozuar atë elementeve dhe kafshëve – veçanërisht zogjve grabitqarë. Shpesh mishi hiqej nga kockat dhe u jepej grabitqarëve pa parapërgatitje; kockat thyheshin, shpesh përziheshin me tstampa dhe u jepeshin gjelave dhe skifterëve. Qeveria komuniste e Kinës e nxori jashtë ligjit këtë praktikë në vitin 1960 dhe ajo thuajse humbi, para se të legalizohej sërish në vitin 1980.

Please follow and like us: