Albspirit

Media/News/Publishing

Dr.Artan Koni: Pse duhet çuar fëmija te urologu pediatër?

 

– Çfarë është urologjia pediatrike dhe me çfarë merret?

Dr. Artan Koni FEBU, FEAPU, androlog-urolog: -Urologjia pediatrike është një nën-degë e urologjisë, e cila merret me problemet urologjike të moshave nën 18 vjeç. Problemet e aparatit urinar janë të shumta, sidomos në moshat e vogla. Një pjesë e këtyre problemeve janë në vite. Duhet theksuar se disa probleme që mund të zgjidhen lehtë shqetësuese me kalimin e viteve, duke e çuar fëmijën drejt dializës dhe transplantit të veshkave.

– Cilat janë patologjitë më të shpeshta te kjo grup moshe?

Dr. Artan Koni FEBU, FEAPU, androlog-urolog:-Një nga problemet më të kthimi i urinës mbrapsht në veshka. Është një patologji që ndodh si te meshkujt ashtu edhe te femrat, te – met e jetës nuk jep një shqetë kanë temperaturë të lartë, krijojnë infeksione urinare dhe i ndërpritet ritmi normal i rritjes trupore. Një infeksion urinar nuk krijon problem, kurohet me antibiotik dhe kalon lehtë. Por infeksionet e shpeshta urinare dëmtojnë veshkat. Gjëja më e rëndësishme është që dëmtimi i veshkave është i pakthyeshëm, dëmtimi që ndodh mbetet ashtu gjatë gjithë jetës. Një problem tjetër është moszbritja e testikujve në pozicionin normal anatomik. Në shumicën e rasteve është një problem i lindur. Në raste më të rralla, testikuli ngjitet sipër me rritjen e fëmijës. Ky është një problem që zgjidhet vetëm me kirurgji, e cila rekomandohet të kryhet midis moshave 6-18 mujashe. Pas kësaj mo nga aspekti funksional, duke rezultuar pas shumë vitesh me probleme fertiliteti, ose paaftësi për shtatëzani. Ngushtimi në daljen e veshkës është një patologji tjetër shumë e shpeshtë, patologji segmenti siç quhet ndryshe. Në shumicën e rasteve është një patologji e lindur edhe kjo. Patologjia e segmentit ka një veçori interesante. Në 1/3 e rasteve kalon vetvetiu me rritjen e fëmijës, në 1/3 e rasteve mbetet njësoj dhe në 1/3 e rasteve përkeqësohet, duke e çuar veshkën drejt mosfunksionimit total. Hipospadia është një anomali e lindur dhe e shpeshtë tek meshkujt. Ky problem zgjidhet vetëm me kirurgji dhe rekomandohet të kryhet në periudhën 6-18 muajshe të jetës. Gurët në veshka janë probleme të të cilën jetojmë. Shumica e rasteve kalohet pa u vënë re, sepse fëmijët nuk i shprehin mirë shqetësimet që kanë, duke çuar në shtimin e gurëve dhe mbushjen plot të veshkave. Mosha e kopshtit ose vitet e para të shkollës kanë një problem mbajnë urinën më shumë seç duhet. Kjo për shumë arsye: nuk ndjehen komodë nga ana e pastërtisë nëpër tualete jashtë shtëpisë së tyre, nuk duan të ndërpresin lojën që janë duke luajtur, janë të ndrojtur dhe nuk kërkojnë leje gjatë mësimit për të shkuar në tualet, në pushimet midis orëve të mësimit hutohen me fëmijët e tjerë dhe harrojnë të shkojnë në tualet. Si përfundim, pas një farë kohe (rreth 6 muaj), prishet funksionimi normal i vezikës urinare. Me ç’rregullimin e vezikës urinare, nevojën për të urinuar, duke bërë që në vezikë të depozitohet më shumë urinë seç duhet. Kjo sjell infeksione urinare të shpeshta, s’forcim të punës së veshkave duke çuar deri në dëmtimin e tyre. Këto janë problemet më të shpeshta urologjike në moshën pediatrike, ka një sërë problemesh të tjera që janë po aq të rëndësishme për një rritje normale.

– Cilat janë shenjat e para tek fëmijët me probleme të tilla?

Dr. Artan Koni FEBU, FEAPU, androlog-urolog: -Kjo ndodh që në shtatëzëni. Gratë shtatëzëna që kanë fëmijën me një problem të caktuar urinar (fryrje e veshkave përshembull), duhet të ndiqet edhe nga një urolog pediatër. Kjo për vet faktin që të shikohet në dinamikë avancimi i problemit dhe të vendoset se kur do të jetë koha ideale e një ndërhyrjeje të mundshme pas lindjes. Këta fëmijë nuk japin asnjë fryrja e veshkave në ekot rutine. Një shenjë tek kjo grupmoshë është temperatura, e shoqëruar ose jo me djegie urine. Infeksionet urinare nuk duhen kaluar lehtë, por duhet parë a ka një problem që i bën fëmijët të prirur për infeksione urinare, apo jo. Një shqetësim i shpeshtë është dhimbja e barkut, në shumë raste është i vetmi shqetësim që fëmijët tregojnë. Në shumë raste shqetësimi është i vetë prindërve, të cilët thonë që fëmijës i mban erë të rëndë urina ose gjatë dushit, testukujt nuk i shohin në pozicionin anatomik. Një shqetësim tjetër i prindërve është që djali i tyre përshembull nuk e bën urinën drejt por i del më poshtë se normalja. Në të gjitha këto raste, prindërit duhet të konsultohen me një urolog pediatër.

– Cilat janë mënyrat bashkëkohore të zgjidhjes së këtyre patologjive?

Dr. Artan Koni FEBU, FEAPU, androlog-urolog:-Duke qenë se ka shumë patologji, nuk mund t’i përmend të gjitha, po përmend thjesht ato teknika që kanë bërë diferencë drastike këto vitet e fundit. Laparoskopia, e quajtur ndryshe kirurgjia e mbyllur ka ndryshuar shumë, jo vetëm në aspektin e shenjës minimale që mbetet nga operacioni por edhe në aspektin e vet fëmijës. Kirurgjia laparoskopike përballohet shumë lehtë nga fëmijët. Me teknologjinë që kemi tashmë në dispozion, nuk ka pse fëmijët të kenë një shenjë të madhe operacioni në bark. Endoskopia është teknika e mbyllur që për gurët në kanalet e urinës. Vlen të theksohet fakti që Nefrolitotomia Perkutane, operacioni i mbyllur i gurëve në veshka që bëhet tek të rriturit, tashmë realizohet edhe tek fëmijët. Me një fjalë, fëmijët nuk kanë një shenjë të madhe operacioni në bark por vetëm një shenjë rreth 5 mm në kurriz. Teknikat e reja në operacionet e hapura. Përveç faktit që tashmë operacionet e hapura mund të kryhen me një prerje të vogël, këto teknika mundësojnë që organi përkatës të mos dëmtohet, duke siguruar një funksion të mirë dhe një rritje normale të fëmijës.

– Sa kohë keni që merreni me urologjinë pediatrike dhe a shikoni ndryshim midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera ku keni punuar?

Dr. Artan Koni FEBU, FEAPU, androlog-urolog:-Unë kam titullin FEAPU, që do të thotë, urolog, pediatër i njohur nga organizata ndërkombëtare Europiane e urologjisë. Jemi rreth 150 FEPAU në të gjithë botën. Mund ta ushtroj këtë profesion në çdo vënd të Europës, siç kam bërë për shumë vite me rradhë. Zgjodha ta ushtroj këtu në Shqipëri, duke parë që shumë gjëra nuk funksionojnë siç duhet. Ka shumë ndryshim midis asaj që ndodh jashtë shtetit dhe asaj që ndodh këtu në Shqipëri. Urologjia pediatrike funksiononte në Shqipëri për shumë vjet por këto 15 vitet e fundit ka pasur një largim të urologëve nga problemet pediatrike. Në pamundësi për tu kuruar nga një urolog, fëmijët janë detyruar deri diku ose janë adresuar është krijuar një shprehi që këta fëmijë të adresohen tek kirurgët pediatër edhe nga vet mjekët e tjera, sidomos mjekët pediatër. Për inerci, kjo gjë vazhdon akoma të mbetet e tillë. Vetëm prindërit që janë të informuar dhe që marrin informacion në internet, drejtohen tek një urolog pediatër, pjesa tjetër e gjërë drejtohet tek kirurgu pediatër. Normalisht mjekësia moderne nuk funksionon kështu. Jashtë shtetit kirurgët pediatër nuk merren me problemet urologjike, ashtu siç nuk merren me problemet ortopedike, me problemet kardiake, me problemet okulistike, me problemet otolaringologjike. Do duhet pak kohë të thyhet kjo inerci këtu në Shqipëri, e falenderoj gazetën tuaj në punën që bëni për të informuar popullin shqiptar.

– Çfarë do i rekomandoni prindërve, kur duhet të drejtohen tek ju?

Dr. Artan Koni FEBU, FEAPU, androlog-urolog:-Le t’i përmend shkurtimisht ato shqetësime që duhet të kenë parasysh prindërit tek fëmijët e tyre:-Fryrje e veshkave të fëmijës gjatë shtatëzënisë – Dhimbje barku. – Infeksion urinar. – Temperaturë e lartë. – Urinë me erë të rëndë. – Shkuarje rrallë e fëmijës në tualet gjatë ditës.

– Zgjatje e urinimit natën pas moshës 5 vjeçare. – Urinim jo i drejtë tek meshkujt. – Hemoragji ose urinim me ngjyrë të kuqe.

– Testikujt që nuk dallohen në pozicionin normal anatomik.

– Gurë në veshka të shpeshta në familje.

Please follow and like us: