Albspirit

Media/News/Publishing

King Doktori

Edison Ypi 

Rrugët u bënë, por mbi rrugët nuk duhet të lëvizin morracakët, kotheret, por ata që ca pare i kanë, blerësat, konsumatorët. Deri afër fundit të viteve ’90 ishte e pabesueshme se në Shqipëri mund të funksionojnë supermarketat. Tregoheshin në atë kohë skenarë groteskë dhe tmerrues se si shqiptarët supermarketin do ta vidhnin, shkatërronin, digjnin, brenda një dite. Mirpo njëri më i bukur e më i ndritur se tjetri, supermarketat nisën të ngrihen gjithandej. Asgjë groteske apo tmerruese nuk ndodhi. Fill pas supermarketave, u çfaq kudo edhe çudia e çudirave, Bankomati. Me fantazi prej Galileu dhe durim prej heroi, e bëri realitet Sulltan Zamiri.

Një vend me rrugë, supermarketa, bankomata, është vend si gjithë vendet e qytetëruara por për të cilin ende nuk mund të thuhet se është i tillë pa media, pa informim. Rilindja Demokratike ishte një mbretëreshë mediatike që shqiptarët i mahniti, u ndali frymën. Pas pak, me deformimet katastrofike dhe pasojat e shkatërruese që dihen, atmosferën e lirisë mediatike e flliqi sigurimi i kurvit me hordhinë e gazetarëve spiunë. Rrugaçëria mediatike e gazetarëve sigurimista e ndoti aq keq mjedisin meditik, sa u bënë prognoza të trishta se në Shqipëri media serioze nuk do ketë kurrë. As kjo profeci nuk doli. Median serioze e bëri Kont Fevziu.

Edhepse me rrugë, supermarketa, media, Shqipëria përsëri ishte e mangët. U ndje mungesa e diçkaje tjetër, e diçkaje më tepër se materialiteti i vrazhdë, bezdisës. Mungonte ai eteri i padukshëm dhe i paprekshëm brenda të cilit materialiteti bëhet i pranueshëm. Kur piramidat ishin shembur, qetësia po vendosej, shqiptarët nisën të ndjejnë nevojën e disa gjërave më të larta se veshmbathja dhe ushqimi, si arsimimi, kultura, edukimi. Ishte ëndërr që as shqiptari më optimist nuk e besonte se mund të bëhej realitet. Me talent prej Mikelanxhelo dhe punë prej sizifi, ëndërrën e shkollimit të çdo shqiptari që dëshiron të gdhendet e shndrroi në realitet Princ Henri.

Kur në kohën e kurvit mes shqiptarëve të mjerë ndonjë shqiptar naiv tmerronte të pranishmit me pyetjen, A do kemi ndonjëherë makina private ? përgjigja e ndonjë shqiptari të krisur ishte; Po, do kemi makina kur nafta e planetit do ketë shterrur. Ishullarët flisnin për rrugët, thoshin; kurvi është një vrasës që për rrugë as mendja i vete. Të vetmet rrugë që kemi janë rrugët ushtarake që shkojnë majave të maleve, pra rrugët që na lanë pushtuesit, Turqia, Austria, Italia. Rrugët drejt bregdetit, drejt kufirit tokësor, drejt Kosovës, që nuk janë rrugë por shtigje për tu arratisur, pra rrugë drejt burgut, a do bëhen ndonjëherë rrugë të afrimit, të paqes, të turizmit, të qefit ? Kurrë, ishte përgjigja. Optimizmi, sado i madh, mungonte. Fantazia, sado e çartun, nuk mjaftonte. Sot makina kemi, rrugët e brendëshme bashkë me heqjen e vizave për rrugëtimet jashtë, me energji prej centrali atomik, imagjinatë prej Koperniku, pasion prej Krishti, Shqipërinë me rrugë dhe pa viza shqiptarëve ua mundësoi King Doktori.

Please follow and like us: